-
PD kërkon seancë plenare të enjten: Mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE! Ja kur mblidhet Konferenca e Kryetarëve
Të enjten nuk do të zhvillohet seancë plenare, por demokratët kanë kërkuar mocion me debat për raportin e Parlamentit Europian dhe kërkesat e protestuesve para Kryeministrisë. Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten në orën 10:00.
23 Qershor, 10:12 -
PD kërkon mocion me debat në Kuvend për rezolutën e PE: Të flasim për zgjedhjet, Ballukun dhe ‘Vjosë-Nartën’
Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend për rezolutën e fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke renditur 20 çështje që sipas saj kërkojnë diskutim parlamentar.
22 Qershor, 12:46 -
Përplasja me Ramën, ‘Etika’ përjashton me 30 ditë Shehajn, 20 për Kaprin! Edhe Byroja vulos ndëshkimin për kreun e partisë Mundësia pas sherrit me Malajn
Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 30 ditë të tjera Agron Shehajn nga punimet e parlamentit, vendim që pason lënien në fuqi të 30 ditëve përjashtim për fyerjen e ministrit Malaj.
22 Qershor, 11:44 -
Thoma Gëllçi: Çfarë mund të presësh nga një klasë politike që punon t'i sigurojë favore vetes?
Pas rritjeve të fundit, një deputet përfiton një pagë bazë prej rreth 310 mijë lekësh. Kur kësaj i shtohen dietat, pagesat për karburant dhe përfitime të tjera, të ardhurat mujore kalojnë lehtësisht 450 mijë lekët.
20 Qershor, 12:53 -
Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor, shoferët ‘përsëritës’ që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak u hiqet patenta përjetë! Si ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj
Në Kuvendin e Shqipërisë janë votuar të gjitha amendamentet e socialistëve për ndryshimet Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Në tërësi ndryshimet në Kodin Rrugor u miratuan me 84 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Ndryshimet ashpërsojnë masat për drejtuesit e mjeteve që kapen në shkelje, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve rrugore.
18 Qershor, 19:34 -
Bllokuan foltoren, Berisha: Nuk e votojmë amnistinë, në rend dite kemi vetëm kërkesat e protestuesve
Pasi PD bllokoi foltoren, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë seancën plenare. Në një prononcim për gazetarët, Sali Berisha tha se nuk do ta votojnë amnistinë penale, e cila është futur sot në rend dite. Ai tha se rendi i ditës për opozitën janë vetëm kërkesat e protestuesve.
18 Qershor, 12:23 -
Amnistia penale sot në Kuvend, do lirohen 466 të dënuar! PD: Nuk e votojmë, Arjan Ndoja iu del kundër, propozon të përfitojnë edhe subjektet e GJKKO
Sot në Kuvend pritet të miratohet amnistia penale. Në nisje të seancës plenare, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha se 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 persona do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.
18 Qershor, 11:30 -
Protesta zë ngushtë deputetët e PD, kopjojnë qytetarët me pankarta, por censurojnë 'Berisha në burg' (VIDEO)
Me liderin e tyre që turma kërkon ta shohë në burg, deputetët e PD-së u detyruan të censurojnë një nga thirrjet kryesore të protestuesve, dhe në Kuvend, të shkojnë me këto pankarta, "Rama në burg, Belinda në Burg“
18 Qershor, 10:21 -
Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen direkt nga Burgjet, 869 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
Amnistia Penale do të miratohet sot në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha se 466 persona lirohen direkt nga Burgjet, ndërsa 869 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Nuk përfitojnë subjektet e SPAK dhe GJKKO.“Lirohen 466 persona nga burgjet dhe nga këto persona, këtu janë 11
18 Qershor, 09:48 -
Të enjten Kuvend/Ministri Hoxha flet për Konferencën Ndërqeveritare, pritet miratimi i amnistisë penale! Në diskutim ndryshimet e Kodit Rrugor, 3 interpelanca në rend dite (Axhenda)
Deputetët e PD kërkojnë sqarime nga Evis Sala për situatën në QSUT. Erion Braçe interpelancë me zv/kryeministren Albana Koçiu për legalizimet e ndërtimeve pa leje, kurse Ina Zhupa me ministrin Blendi Gonxhja për masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
16 Qershor, 18:32 -
Nga mungesa e kontrollit të ilaçeve deri te siguria ushqimore, kreu i KLSH liston shkeljet e institucioneve në komision! Braçe: Qytetarët po mashtrohen me litrat e karburantit
Sipas kreut të KLSH-së, në vend vijon të paraqitet shumë problematike edhe situata me menaxhimin e pronave shtetërore dhe inventarizimin e tyre.
15 Qershor, 17:25 -
-
‘Zvërneci’, protestuesit ‘harrojnë’ flamingot! Peticioni që po injorohet në protestë, 96 organizata i drejtohen Kuvendit: Rishikoni ligjin për zonat e mbrojtura
Më 9 qershor, 96 organizata të shoqërisë civile i kërkuan Kuvendit rishikimin e politikave për zonat e mbrojtura. Peticioni është përcjellë për dijeni edhe te përfaqësitë diplomatike në Tiranë, përfshirë Delegacionin e BE dhe Ambasadën e SHBA-së. Askush në protestë nuk ka folur për këtë peticion.
13 Qershor, 14:31 -
‘Non grata’ e Berishës/ Sara Mile: Saliut s’ia nxinte goja të thoshte se i janë hequr sanksionet nga SHBA, shqiptarët i kanë ‘hequr vizë’! Sefa: Pres të shoh ambasadorët e huaj të vizitojnë selinë e PD
Për deputeten socialiste Sara Mile, non gratën më të madhe Sali Berisha e ka nga populli shqiptar. Nga ana tjetër, juristi Sefa tha se nuk i interesonte 'fati' i non gratës, aq sa i interesonte mos-prezenca e përfaqësuesve të huaj dhe ambasadorëve në selinë e PD-së.
11 Qershor, 22:06 -
Interpelanca për Duranën/ Bozdo: Në shërbim të klientëve të qeverisë, do krijojë problematika me BE-në! Ibrahimaj: Kemi bërë revolucion në fushën e teknologjisë gjatë 10 viteve të fundit
Parku Teknologjik Durana ka qenë 'objekt' i interpelancës mes ministres Delina Ibrahimaj dhe deputetit demokrat Enno Bozdo në Kuvend. Bozdo ka pretenduar se Durana është krijuar për të qenë në shërbim të klientëve të qeverisë, ndërsa ministrja Ibrahimaj ka theksuar se krijimi i parkut ka si qëllim tërheqjen e investimeve të huaja në fushën e teknologjisë.
11 Qershor, 15:52 -
PD çoi në Kuvend kërkesat e protestuesve, Zhupa nga Konferenca e Kryetarëve: Paketa të kalojë me procedurë të përshpejtuar! Ironizon Balla: Bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo
Për deputeten Ina Zhupa, paketa ligjore e dorëzuar nga PD në Kuvend është në interesin qytetar dhe paraqet edhe disa nga kërkesat e protestuesve. Ndërsa nga kampi socialist, Balla ka ironizuar këtë lëvizje të PD-së përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se 'bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo'.
10 Qershor, 15:43 -
Kuvendi zbardh rendin e ditës për seancën plenare të 11 qershorit, interpelancë me kryeministrin Rama dhe disa ministra
Në seancën plenare të së enjtes në Kuvend është parashikuar që të mbahen disa interpelanca, mes të cilave edhe me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa për 60 minuta pritet të ketë edhe diskutime jashtë rendit të ditës.
9 Qershor, 16:40 -
Protestuesit 8 ditë në shesh, PD çon në parlament kërkesat e tyre: Kërkojmë shfuqizimin e ligjeve për Paketën e Maleve e investimet strategjike
Partia Demokratike po përpiqet të përkthejë në nisma parlamentare një pjesë të kërkesave të protestuesve të cilët prej një jave protestojnë para Kryeministrisë. Gazment Bardhi njoftoi se PD do të kërkojë shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, si dhe të ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe Paketën e Maleve.
7 Qershor, 14:09 -
-