-
Fier/ Zbardhet skema e tjetërsimit të 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, u shit për 88 mijë €! Drejtorit të spitalit i gjenden zarfe me para, përfundon në urgjencë pas arrestimit
Arben Voja, drejtori i Spitalit të Fierit, që më herët ka qenë drejtor i Kadastrës, përfundoi në urgjencë pas arrestimit, pasi shfaqi probleme kardiake. Ai dyshohet se ka tjetërsuar tokën e shtetit për t’ia kaluar një investitori për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Bëhet fjalë për mbi 44 mijë metra katrorë tokë, të cilët u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë. Në banesën e Vojës u gjetën shtatë zarfe me para.
13 Nëntor, 12:45 -
U arrestua për tjetërsimin e 44 mijë m² tokë shtetërore, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë pas problemeve kardiake (VIDEO)
Drejtori i spitalit të Fierit, Arben Voja shfaqi probleme kardiake rreth mesnatës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ish-kreu i Kadastrës së Fierit ishte arrestuar një ditë më parë në kuadër të hetimit për tjetërsimin e dyshuar të 44 mijë m² tokë shtetërore në Povelçë.
13 Nëntor, 10:07 -
U arrestua për ‘shpërdorim detyre’, kush është drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Karriera 'e pasur' në postet drejtuese dhe problemet me drejtësinë
Drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja, i arrestuar sot për shpërdorim detyre gjatë kohës që drejtonte Kadastrën e Fierit, ka pasur edhe më parë probleme me drejtësinë. Ai ka mbajtur gjatë karrierës së tij, disa funksione të rëndësishme në administratën publike në Fier.
12 Nëntor, 21:06 -
Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë në Povelçë, drejtori i Spitalit të Fierit dërgohet në paraburgim pas mbi 4 orësh marrje në pyetje! Në qeli edhe të arrestuarit e tjerë (VIDEO)
Pas më shumë se katër orësh marrje në pyetje nga prokurorët, drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është dërguar në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Fierit.Voja u arrestua me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsi
12 Nëntor, 17:00 -
Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja akuzohet për shpërdorim detyre kur drejtonte Kadastrën! Tjetërsuan 44 mijë m² tokë për një park fotovoltaik, urdhër arrest edhe për 3 të tjerë
4 urdhër-arreste janë lëshuar sot nga Prokuroria e Fierit për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së qytetit, të dyshuar për tjetërsimin e 44 mijë hektarëve tokë ne zonën e Povelçës, që përmes dokumenteve të falsifikuara, kaloi në pronësi të një investitori për ndërtimin e paneleve diellore.
12 Nëntor, 14:32 -
Falsifikoi dokumente përgjatë 9 viteve, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq noteren Anila Haxhiu! Lëshonte shkresa në emër të kolegëve
Hetimet zbuluan se për 9 vite (2011-2020), Haxhiu kishte hartuar e lëshuar akte noteriale, përfshirë edhe kontrata automjetesh, duke përdorur emrat e noterëve të tjerë, pa qenë këta të fundit autorë të akteve përkatëse. Në disa raste, është përdorur edhe emri i një noterejë në Tiranë.
28 Tetor, 16:53