-
VKM/ Qeveria miraton vendimin, ish-zyrtarët mund të marrin mbrojtje nga Garda, nëse u rrezikohet jeta për shkak të detyrës që kanë pasur
Ish- zyrtarët në vendin tonë mund të mbrohen nga Garda nëse u rrezikohet jeta. Sipas vendimit, mbrojtja jepet vetëm nëse rreziku lidhet drejtpërdrejt me funksionin e mëparshëm dhe kërkesa duhet të paraqitet brenda 6 muajve nga largimi nga detyra.
16 Korrik, 20:07 -
VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese
Qeveria ka miratuar vendimin për riorganizimin e institucioneve inspektuese që veprojnë në juridiksionin e pushtetit ekzekutiv. Sipas vendimit, 14 institucione ekzistuese me funksione inspektuese do t’i nënshtrohen procesit të riorganizimit. Ndërsa funksionet inspektuese të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të kalojnë në inspektorate të reja qendrore.
16 Korrik, 19:33 -
VKM/ Këshilli i Ministrave miraton ndarjen e fondeve nga buxheti i shtetit, 113 milionë lekë për komunitetet fetare
Këshilli i Ministrave ka miratuar masën e financimit për bashkësitë fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me qeverinë, në kuadër të buxhetit të vitit 2025. 113 milionë lekë do të shpërndahen për 4 bashkësitë kryesore fetare në vend, për të mbuluar pjesërisht pagat e administratës dhe të institucioneve arsimore që ato administrojnë, si dhe për investime të veçanta.
16 Korrik, 19:08 -
Qeveria zgjeron dhe forcon rregullat për blerjen e pajisjeve ushtarake
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime thelbësore në rregullat e prokurimeve ushtarake. Vendimi ka për qëllim të modernizojë dhe forcojë sigurinë e kontratave për blerjen e pajisjeve, armëve, municioneve dhe teknologjisë ushtarake.
16 Korrik, 18:45 -
-
VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit të 'KAYO' sh.a me shoqëri private
Sot Këshilli i Ministrave miratoi kushtet e negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm.
10 Korrik, 20:03 -
VKM/ Miratohet vendimi, shoqëria ALBTrace Co merr kontrollin e gjurmimit të kanabis-it mjekësor në Shqipëri
Është miratuar vendimin për caktimin shoqërisë e cila do të merret me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së cannabis-it në Shqipëri. Për këtë proces është përzgjedhur shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.
10 Korrik, 19:37 -
Nuk arriti të zgjidhet deputete në Vlorë, Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ina Majko nuk u zgjodh deputete në Vlorë, por është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në të njëjtën kohë, nga detyra është shkarkuar Niko Hyka, duke hapur rrugë për ndryshime në ministri.
2 Korrik, 18:11 -
-
Këshilli i Ministrave miraton projekt-ligjin ‘Për vullnetarizmin’, një vullnetar përjashtohet nga kontributi sigurimeve shoqërore! Përfshihen të miturit dhe grupet e veçanta
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin 'Për vullnetarizmin'. Në projektligj përjashtohet kontributi për sigurime shoqërore për vullnetarët. Është përcaktuar përfshirja e të miturve dhe grupeve me aftësi të veçanta. Çdo vullnetar do të ketë një kontratë dhe një librezë të përcaktuar sipas ligjit.
30 Qershor, 20:47 -
VKM/ Qeveria miraton shpronësimet për rikonstruksionin e rrugës 'Engjëll Agalliu' në Dimal
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin e disa pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga zbatimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës Engjëll Agalliu”, në lagjen “18 Tetori”, Bashkia Dimal, Berat.
25 Qershor, 20:09 -
-
Teuta pa president dhe pa stadium, larg ‘Niko Dovanës’ pas vendimit te qeverisë
Stadiumi 'Niko Dovana' në Durrës dhe zona përreth pritet t'i nënshtrohet një transformimi të thellë. Klubi i Teutës mbetet pa stadium për një kohë të pacaktuar dhe një vendim i tillë vjen pasi Edmond Hasanbelliu u largua nga posti i presidentit të klubit pas 26 vitesh.
20 Qershor, 09:48 -
VKM/ Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rijetëzimin e stadiumit 'Niko Dovana' në Durrës
Qeveria shqiptare ka miratuar ditën e sotme autorizimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare për rehabilitimin e stadiumit 'Niko Dovana'. Kjo synon modernizimin dhe kthimin e kësaj prone publike në hapësirë multifunksionale kulturore dhe sportive.
19 Qershor, 18:06 -
VKM/ 2.4 mln € për të larë detyrimet e ndërmarrjeve ushtarake, paguhen borxhet e Mjekësit, Uzinës së Gramshit e Poliçanit
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj të tretëve të tre ndërmarrjeve shtetërore ushtarake: Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan.
19 Qershor, 18:05 -
VKM/ Qeveria i jep Ministrisë së Financave rolin e aksionarit të parë në Bankën Shqiptare të Zhvillimit
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin zyrtarisht të Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”.
19 Qershor, 17:41 -
Krijohet Arkivi i ri për dokumentacionin teknik të armatimeve dhe pajisjeve ushtarake
Arkivi ka për mision ruajtjen, përpunimin, administrimin, digjitalizimin dhe shërbimin e dokumentacionit teknik të municioneve e të prodhimit të armëve. Do të jetë në varësi të ministrisë së Mbrojtjes dhe do financohet nga buxheti i shtetit.
12 Qershor, 07:19 -
VKM/ Qeveria miraton kontratën, 10 mijë metër katrorë tokë me qira 1 euro për resortin luksoz në Korçë! 18 milionë euro investim
Qeveria ka miratuar kontratën e qirasë me vlerë simbolike 1 euro për një sipërfaqe prej 10 mijë metër katror në Korçë, që do të përdoret për ndërtimin e një resorti turistik luksoz nga kompania “Investment and Development Albania”, e cila mban statusin e investitorit strategjik që nga shkurti i vitit 2023.
11 Qershor, 23:18 -
Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës, trajnim çdo vit i 600 të rinjve, 250 punësohen! Trajtim me ushqim, pagesë e 1 vit kontratë pune në shtet (VKM)
Vendimi i plotë/ Qeveria miraton Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike, me qëllim trajnimin 3-mujor dhe më pas punësimin me kontrata 1-vjeçare të të rinjve. Propozim i Ministrisë së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Kriteret, kushtet, afati dhe përzgjedhja. Çfarë parashikojnë 8 nenet e e VKM-së. Praktika dhe viti i kontratës do njihen edhe si vjetërsi pune
4 Qershor, 16:43 -
VKM/ Miratohen kriteret për dhënien e medaljeve dhe certifikatave në Policinë e Shtetit dhe shpërblimi përkatës
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, të kritereve, të motivit dhe të procedurave për dhënien e medaljeve dhe certifikatave në Policinë e Shtetit si dhe shpërblimin përkatës.
28 Maj, 22:58
