-
Gjyqtarët që po lirojnë nga burgu të dënuarit me burgim të përjetshëm, emrat që u shkarkuan më pas dhe ata nën verifikim
Si po i lënë qelitë anëtarët dhe krerët e bandave kriminale më të rrezikshme në Shqipëri me vendime të gjyqtarëve që po shfrytëzojnë ditët që u kanë mbetur para se të përballen me Vetigun
15 Janar 2020, 12:32 -
Nuk ka kaluar në vetting/ Profili i gjyqtares që liroi nga burgu anëtarin e bandës së Durrësit, Genc Tafilin dhe 'ufo'-n
Enkelejda Hoxha që i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles duke e liruar nga burgu nuk është një emër i panjohur për drejtësinë dhe publikun shqiptar, pasi ka dhënë edhe disa vendime të tjera që kanë sjellë reagime të forta.
14 Janar 2020, 19:25 -
Katër vendime njëri pas tjetrit nga e njëjta gjyqtare që i dhanë lirinë anëtarit të bandës së Durrësit
Gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha që i hoqi sot dënimin përjetë dhe e nxori në shërbim prove ka dhënë edhe tre vendime të tjera për Doklen duke shtruar rrugën e lirimit nga qelia. Fillimisht në vitin 2012, kjo gjyqtare i ka njohur amnistinë e parë dy vite.
14 Janar 2020, 17:35 -
Skandali/ Një gjyqtare e Krujës rrëzon Kushtetuesen dhe liron nga burgu Endrit Doklen e bandës së Durrësit
Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha pranoi sot kërkesën e ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle duke i shuar dënimin përjetë dhe dënuar përfundimisht me 25 vite, ndërsa duke qenë se ka kryer 3/4 e kësaj mase është liruar nga qelia me kusht, pas 16 viteve në qeli. Dënimi përjetë ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja, por gjyqtarja sot i ka rrëzuar të gjitha duke e liruar nga qelia. 4 vite u ulën nga amnistia që u njoh nga gjyqtarja Hoxha, ndërsa 5 vitet që mbetën nga 25, u konvertuan në shërbim prove. Ndër argumentet që kanë çuar në lirimin e Dokles, sipas gjykatës ka qenë sjellja e mirë e tij.
14 Janar 2020, 15:20 -
'Xhisiela Maloku'/ Arrestohet nga policia e Krujës djali i deputetit socialist, Rexhep Rraja
Policia e Krujës ka arrestuar djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Rraja akuzohet se ka dhunuar Xhisiela Malokun. Urdhër arresti u kërkua nga prokurorja Mirela Kapo, dhe u lëshua nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
30 Shtator 2018, 14:28