Katër vendime njëri pas tjetrit nga e njëjta gjyqtare që i dhanë lirinë anëtarit të bandës së Durrësit

Katër vendime njëri pas tjetrit nga e njëjta gjyqtare që i dhanë lirinë anëtarit të bandës së Durrësit

Endrit Dokle dhe Enkelejda Hoxha

Gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha që i hoqi sot dënimin përjetë dhe e nxori në shërbim prove ka dhënë edhe tre vendime të tjera për Doklen duke shtruar rrugën e lirimit nga qelia. Fillimisht në vitin 2012, kjo gjyqtare i ka njohur amnistinë e parë dy vite. "Njohjen e amnistise per kerkuesin Endrit Dokle duke i ulur 2 vite nga denimi sipas ligjit nr. 107/ 2012 Per Dhenie Amnistie" thuhej në vendimin e parë. Në 2016 ishte vendimi i dytë po nga kjo gjyqtare që i uli edhe dy vite të tjera burg duke e çuar në katër vite në total. 

"Njohjen e amnistise per kerkuesin  Endrit Dokle  duke i ulur  1 një vit nga denimi  sipas ligjit  nr. 154/ 2015  Per Dhenie  Amnistie”  dhe  1  nje vit nga denimi  sipas ligjit  nr. 141/ 2016  Per Dhenie  Amnistie". E njëjta gjyqtare në datën 20 shtator 2019 dha vendimin e tretë në favor të Dokles duke pranuar kërkesën për ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga burgu i sigurisë së lartë në të zakonshmin, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno. Me vendimin e sotëm që ishte i katërti, gjyqtarja Hoxha i vendosi vulën duke i hequr burgun përjetë dhe dënuar me 25 vite, ndërsa më pas 5 vitet që i kishin mbetur ia kaloi në shërbim prove duke e liruar nga burgu.

Akuzat kunder Endrit Dokles
“Krijim të organizatës kriminale”, sipas nenit 333/1 të Kodit Penal.
Kryerjen në kuadër të organizatës kriminale të veprave penale si më poshtë:

-              “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000;

-              “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Erion Lame, ndodhur më datë 14.01.2002;

-              “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005;

-              “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.05.2005;

-              “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 30.08.2005;

-              “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur në muajin gusht të vitit 2005;

-              “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005, vepra penale këto sipas neneve 79/d e 334/2 të Kodit Penal.

-              “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 109/1 -25 e 334/2 të Kodit Penal.

-              “Moskallëzimit të krimit”, të kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 300 e 334/1 të Kodit Penal.

-              “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 

-              “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 278/4 e 334/2 të Kodit Penal.

Gjykata e Lartë 16 korrik 2014 vendosi; Lënien në fuqi të vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, në lidhje me disponimet për akuzat e tjera për të gjykuarin Endrit Dokle.

Përfundimisht, pas ndryshimit të pjesshëm të vendimit të gjykatës së apelit për Krime të Rënda,  në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të gjykuarit Endrit Dokle me burgim të përjetshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë