Nuk ka kaluar në vetting/ Profili i gjyqtares që liroi nga burgu anëtarin e bandës së Durrësit, Genc Tafilin dhe 'ufo'-n

Gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha që i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles duke e liruar nga burgu nuk është një emër i panjohur për drejtësinë dhe publikun shqiptar, pasi ka dhënë edhe disa vendime të tjera që kanë sjellë reagime të forta. Kjo gjyqtare ende nuk ka kaluar në vetting.

Në 7 nëntor të vitit 2017, Enkelejda Hoxha liroi nga burgu Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale. Genc Tafili është liruar në 2017 me kusht nga gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua për vrasjen e Arben Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri, ku humbi jetën edhe babai i vëllezërve Tafili, Bahri Tafili.

Po në nëntor të 2017 kjo gjyqtare Enkelejda Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën ‘UFO’ nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë.

Gjithashtu po në nëntor të vitit 2017, po gjyqtarja Hoxha jep një tjetër vendim skandaloz. Gjyqtarja i njohu vjetërsinë e punës një gruaje nga fshati Bilaj i Krujës, Marjana Prenuca, që në moshën 5-vjeçare për efekt pensioni. Ministrja Etilda Gjonaj kërkoi shkarkimin e gjyqtares në 2018, por ajo shpëtoi me një masë disiplinore. Ndërkohë që sot gjyqtarja Hoxha liroi Endrit Doklen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korca: 15/01/2020 09:05

    Mos e shkarkoni sa ti nxjerre te gjithe aman, se pastaj iken vete ajo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?