-
Një punonjës policie aksidentoi një fëmijë 11 vjeç, teksa po drejtonte automjetin e tij në aksin Bucaj-Kukës, kur pasqyra kapi fëmijën i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
26 Shtator 2024, 12:44 -
VIDEO/ Ishte fshehur në një hotel në Kukës, moment i arrestimit të djalit të pronarit të ‘Lajthizës’! Edison Elezaj plagosi 3 persona në lokalin e ‘VIP’-ave në Tiranë
26 Shtator 2024, 08:30Pas rreth 2 muajsh në arrati, Edison Elezaj, djali i pronarit të ujit ‘Lajthiza’, është arrestuar nga forcat Operacionale. 32-vjeçari u arrestua në një hotel në Kukës, ku qëndronte i fshehur, pasi ishte shpallur në kërkim pasi la të plagosur tre persona në një festë më 28 korrik. Ndaj Elezajt gjykata ka caktuar masën arrest me burg për armëmbajtje pa leje
-
-
-
-
FOTO/ Ja si duket pas rikonstruktimit shkolla ‘Bajram Abdiu’ në Bicaj të Kukësit
20 Shtator 2024, 14:51Shkolla “Bajram Abdiu” në Bicaj të Kukësit është një tjetër shkollë e rikonstruktuar që do të hapë dyert për nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone.
-
U kap me 3 kg kokainë në Angli, Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e 3 pasurive të Fatjon Dautit, 'krahut të armatosur’ të Berishës! Shkallmoi derën e PD më 2021
20 Shtator 2024, 13:30Organi i akuzës ka dorëzuar kërkesën në Gjykatë për konfiskimin e apartamentit, njësisë tregtare dhe një trualli, pritet vendimi. Dauti, i njohur si një nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, akuzohet për trafik droge dhe pastrimin e parave më 2013 dhe 2014 në Londër. Ka qenë i arrestuar edhe për tentativë vrasjeje, njihet me nofkën "B9"
-
Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit e lekët i futën në xhep, 22 policë në hetim! 6 në burg, 4 arrest shtëpie e 12 detyrim paraqitje! Dëmi 20 mln lekë të vjetra (EMRAT)
19 Shtator 2024, 19:16Plot 22 efektivë të policisë janë pezulluar nga detyra ndërsa Prokuroria e Kukësit ka dhënë masat e arrestit ndaj tyre, pasi dyshohet se janë përfshirë në vjedhjen e të ardhurave nga gjobat e vendosura gjatë verës në rrugën e “Kombit”. Ndaj 6 policëve është dhënë masa "arrest në burg", 4 janë lënë në “arrest në shtëpi” ndërsa 12 të tjerët janë lënë në “detyrim paraqitje”. Sipas hetimeve ka rezultuar se në total janë vjedhur 2.2 milionë Lekë të reja
-
Ambasadori Niklas Strom viziton Kukësin: Do ju sjell turistë suedezë
19 Shtator 2024, 17:17Në vizitën e tij të parë në Kukës, ambasadori i Suedisë Niklas Strom, tha se vendi I tij do të vijojë të mbështesë qytetin me projekte për të nxitur turizmin, pasi sic theksoi në Kukës gjeti një natyrë të bukur e tërheqëse. Diplomati theksoi qëllimin e Suedisë për të mbështetur Shqipërinë drejt BE-së.
-
-
Drama në Has ku humbën jetën nënë e bir/ Report Tv sjell pamjet e banesës së shkrumbuar
19 Shtator 2024, 10:00 -
-
Flamurtari fiton 1-2 kundër Kukësit në udhëtim, renditja në Kategorinë e Parë
17 Shtator 2024, 18:27Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli këtë të martë raundin e katërt. Në Kukës, vendasit e Emiljano Çelës u mposhtën 1-2 nga Flamurtari.
-
Rexhë Byberi në arrest shtëpie, zgjidhet kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tropojës
17 Shtator 2024, 14:52Zyra Ismalaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Tropojë pasi Rexhë Byberin u lë në masën arrest shtëpie.
-
-
Vuan nga një sëmundje e rëndë, gjendja e ish-kryebashkiakut Safet Gjici paraqitet stabël!
12 Shtator 2024, 12:05I shtruar në një spital privat në kryeqytet prej disa ditësh, ish-zyrtari i lartë vendor i Kukësit po trajtohet me terapi intensive. E panjohur diagnoza. GJKKO e dënoi me 3 vite izolim për korrupsion pasiv. Video-skandali në zyrë qershorin e kaluar, u dënua edhe Alma K.
-
SPAK e mori nën akuzë për mbi 277 mln lekë dëme, GJKKO lë në arrest shtëpiak kryebashkiakun Rexhë Byberi dhe nënkryetarin Kërrnaja
12 Shtator 2024, 11:09Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e Prokurorisë për masën shtrënguese, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim. Hetimet nisën nga Kukësi tre vite më parë, SPAK mori për kompetencë. Dëmet në hapjen e dy rrugëve
-
U mor peng në Francë në këmbim të pagesës 24 mijë paund për të shkuar në Britani, lirohet 25-vjeçari nga Kukësi. Policia pret përgjigjen e Interpol Lionit
12 Shtator 2024, 10:33I riu mësohet se ka kontaktuar vëllanë e tij mbrëmjen e djeshme, duke i komunikuar lirimin. Shqipëria pret përgjigje zyrtare nga Franca për hetimet dhe konfirmimin e lirimit. Në Kukës u arrestuan Shpresim Hasanaj dhe Astrit Elezi, që e ndihmuan të kalonte ilegalisht nga Kosova në Belgjikë. Destinacion Anglia
-
VIDEO/ Në arrest shtëpie për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Tropojës mbërrin në SPAK për t'u njohur me masën e sigurisë
12 Shtator 2024, 09:54Rexhë Byberi, kryebashkiak i Tropojës dhe zëvendësi i tij, Abedin Kërrnaja ka mbërritur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë
-
Ishte nisur ilegalisht për në Britani, 25 vjeçari nga Kukësi mbahet peng në Francë për 24 mijë euro! Arrestohen 2 ndihmësit (EMRAT)
11 Shtator 2024, 14:03Policia e Shtetit, nëpërmjet Interpol Tiranës, po bashkëpunon ngushtësisht me Interpol Lionin, në Francë, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve që mbajnë peng 25-vjeçarin.