-
Mori ryshfet e lejoji beach barin pa leje, PD: Shefi i Komisariatit të Sarandës ka mbledhur vota për PS, pjesë e grupit që arrestoi Metën
PD thotë se Gëzim Bashllari po i bëhet trajtim preferencial në paraburgim pasi nuk po mbahet në qeli, por në spitalin e burgut. Opozita pretendon gjithashtu se Bashllari ka qenë një nga personat e përdorur nga Edi Rama në operacionin e rrëmbimit politik Ilir Metës.
18 Maj, 15:30 -
Gati gara pa rivalë në PD, Kaso: Ky është kulmi i demokracisë
Pasi asnjë kandidat nuk arriti të kalojë filtrin e “garës së hapur”, Partia Demokratike ka shpallur me krenari përfundimin e përgatitjeve për referendumin madhështor të 23 majit, ku anëtarësia do të ketë mundësinë historike të zgjedhë mes, Sali Berishës dhe Sali Berishës.
18 Maj, 15:10 -
Spahiu: PD bashkoi votat me PS, sepse do të bëhet pjesë e suksesit të pranimit të Shqipërisë në BE
Analisti Kreshnik Spahiu tha në Report TV se Sali Berisha bashkoi votat me Edi Ramën për çështje që lidhen me integrimin e vendit në BE pasi kishte informacion se procesi i negociatave do të avanconte dhe se raporti IBAR do të hapte rrugën për mbylljen e kapitujve.
18 Maj, 14:11 -
-
Spahiu ironizon garën e Berishës: PD i fiton zgjedhjet nëse heq nga fleta e votimit Partinë Socialiste
I ftuar në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' analisti ironizoi mungesën e garës në PD dhe aftësitë e Berishës për të fituar zgjedhje, duke sjellë edhe skenarin e vetëm që do i jepnin demokratit fitore.
18 Maj, 13:53 -
'Berisha s’ka bërë kurrë zgjedhje të vërteta në PD', Kreshnik Spahiu kritika: Ka 40 vite që kontrollon partinë, nuk ka çfarë jep më!
Duke krahasuar PD-në me Partinë Socialiste, ai tha se socialistët kanë zhvilluar gara të forta për drejtimin e partisë ndër vite. Sipas tij, fakti që Edi Rama nuk sfidohet sot në PS lidhet me faktin se ai fiton zgjedhjet, ndërsa debati për lidershipin lind zakonisht tek partitë humbëse.
18 Maj, 13:29 -
5 ditë nga gara e 23 majit, Salianji ankimon në PD përjashtimin: Vendimi të shpallet i pavlefshëm, s’e shqyrtuan kandidaturën! Berishës i ka mbaruar mandati
Përjashtimin nga gara e 23 majit, Ervin Salianji e ka ankimuar në Kryesinë e PD dhe Komisionin e Apelimeve. Salianji thotë se s’i në kohën e diktaturës, kandidatura e tij nuk është marrë fare në shqyrtim. Ai thotë se nuk ka as vendim për përjashtimin e tij si anëtar kryesie.
18 Maj, 11:51 -
Berisha lë pezull protestat, do kohë për zgjedhjet pa garë: Rikthehemi në qershor (VIDEO)
Zgjedhjet me një kandidat në Partinë Demokratike kanë lënë përkohësisht pas dore protestat përmes të cilave opozita synon të rrëzojë kryeministrin Edi Rama. Sali Berisha thotë se maji do të përqendrohet në përgatitjet për proceset e brendshme.
18 Maj, 11:13 -
Rama paralajmëroi miratimin e IBAR, kundërshton Berisha: Shqipëria s’plotëson asnjë kriter për në BE, por s’bllokojmë
Për kryedemokratin Sali Berisha, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për t’u anëtarësuar në BE, përveç atij gjeopolitik. Megjithatë, në një videomesazh, Berisha deklaroi se nuk e ka menduar kurrë që të bllokojë procesin e integrimit.
17 Maj, 15:03 -
'95% e shërbimeve me një klik', Rama flet për digjitalizimin e shtetit: Pa radhë dhe pa ryshfete (VIDEO)
Në përfundim të kësaj jave, kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të disa prej zhvillimeve kryesore të javës, të fokusuara tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, forcimi i rolit të saj në sigurinë euroatlantike dhe mbështetja për ekonominë e sipërmarrjen shqiptare.&l
17 Maj, 12:24 -
Integrimi/ Rama paralajmëron miratimin e IBAR: Së shpejti marrim lajmin e mirë! Me bashkëvotimin e rezolutës në Kuvend, opozita kuptoi se s’ka bllokim negociatash
Shqipëria pret për të marrë një përgjigje nga Këshilli i Bashkimit Evropian mbi Raportin e Ndërmjetëm, që do ta kalonte në fazën tjetër procesin e negociatave. Komisioni ka deklaruar se Raporti i Vlerësimit të pikave të ndërmjetme (IBAR) i hartuar prej tij, ka qenë pozitiv për Shqipërinë. Por vendet anëtare kanë ndërhyrë në draftin e sugjeruar për Pozicionin e Përbashkët të BE-së.
17 Maj, 09:49 -
Berisha dhe parimorët e karrigeve
Berisha po rikthehet pa garë dhe ish-kritikët janë fshehur dhe nuk dihet se ku janë. Heshtja e tyre po zbulon se pas gjithë asaj retorike të mëparshme morale fshiheshin vetëm llogari personale. Pra, e thënë më troç, po del qartë se kritika nuk kishte lidhje me parime, por thjesht me llogari për karrige.
17 Maj, 08:55 -
Migena Aleksi: Kur flet Saliu për media të kapura dhe mashtrim…
"Berisha flet për korrupsion të Ramës në media, por nuk ka nevojë për imagjinatë të madhe për të kuptuar se ku investohen paratë e korrupsionit të tij, të mbledhura gjatë viteve të pushtetit, paratë e aferave që sot janë nën hetim apo të shpallura 'non-grata' ndërkombëtarisht."
16 Maj, 22:28 -
Alban Daci: Miti i heroit të rremë, si u sakrifikua Salianji për listat e mbyllura dhe rehatinë e 'legjendave'
Salianji u shndërrua në një çështje të dobishme për të justifikuar betejat e radhës, ndërsa ata që e përcollën mediatikisht deri tek dera e burgut, kishin mendjen te letrat që mbanin në xhep. Ndërsa ai humbiste lirinë, "shokët" e tij siguronin vendet e ngrohta në listat e mbyllura.
16 Maj, 20:45 -
'Zgjedhjet' me 1 kandidat të 23 majit, PD nis në heshtje fushatën! Report Tv siguron udhëzimin: Berisha përfaqësues të vetin në çdo Komision votimi e numërimi
Në udhëzimin e PD-së për 'zgjedhjet' e brendshme të 23 majit për kreun e kësaj force politike, parashikohet që Sali Berisha të këtë përfaqësues të vetin në çdo Komision (Votimi dhe Numërimi). Megjithëse i vetëm në garë, Berisha duket se i trembet 'vjedhjes' së votave dhe ka kërkuar siguri maksimale gjatë procesit.
16 Maj, 19:38 -
Berisha bëhet garant i sekretit hetimor për dosjen Balluku: Nuk mund të nxjerrim dëshmitarët e penduar
Sali Berisha, i cili prej vitesh lexon në konferenca çdo denoncim të ‘qytetarit digjital’ dhe e quan SPAK-un organizatë kriminale sa herë hetimet prekin njerëzit e tij, befas është kthyer në mbrojtës të sekretit hetimor.I pyetur nga ndjekësit se përse nuk e publikon dosjen Balluku, Berisha thotë se “çd
16 Maj, 15:59 -
I vetëm në garë për kreun e PD/ Berisha: Është proces modern dhe demokratik, nuk pranohen bashkëpunëtorë të krimit dhe qeverisë
Sali Berisha do të jetë i vetëm në garën e 23 majit për kreun e PD, por sipas tij kjo do të jetë një garë moderne dhe e hapur. Kreu i PD thotë se formula një votë e barabartë me 1 kandidat, mbështet një proces demokratik ndërsa vijon të thotë se në këtë parti nuk do të pranohen asnj&
16 Maj, 14:38 -
Tkurrja e protestave së PD/ Demokratët kritika: Kilometri i fundit s’paska të sosur! I vetëm në garë? Berisha: Proces modern dhe demokratik (VIDEO)
Sali Berisha u përball me zhgënjimin e mbështetësve demokratë, të cilët nuk po shohin asnjë rezultat nga protestat e opozitës kundër qeverisë, të cilat sa vijnë e tkurren në pjesëmarrje.
16 Maj, 13:21 -
Tabaku: Qytetarëve u duhen 18.6 vite për të blerë një apartament në Tiranë, tregu i ndërtimit është kthyer në flluskë të pastrimit të parave
Jorida Tabaku u shpreh se çmimet e apartamenteve janë bërë të papërballueshme për familjet shqiptare, ndërsa rritja e tyre nuk lidhet me faktorë normalë ekonomikë apo me rritje të kërkesës reale në treg.
16 Maj, 12:24 -
Takimi Maqedoni e Veriut-Shqipëri/ Zhupa: Trashëgimia natyrore, përgjegjësi e përbashkët për brezat e ardhshëm
Ina Zhupa theksoi se mbrojtja e mjedisit është një përgjegjësi e përbashkët që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe cilësinë e jetës së qytetarëve në rajon.
16 Maj, 11:43