-
Trump bën gafën e tij të madhe teksa ‘sulmonte’ Biden: Po shkojmë drejt Luftës së Dytë Botërore
Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati për vitin 2024, Donald Trump u tall në mediat sociale pasi tha se presidenti, Joe Biden, do ta çonte vendin në "Luftën e Dytë Botërore" nëse ai do të rizgjidhej përsëri president i SHBA-së gjatë një samiti në Uashington e cila u zhvillua të premten. Në të njëjtin fjalim, Trump duket se ngatërroi Biden dhe ish-Presidentin Barack Obama, duke thënë se ai ishte përpara këtij të fundit në sondazhet zgjedhore të vitit 2024.
18 Shtator 2023, 21:44 -
A mund t’i ndalohet Trumpit kthimi në Shtëpinë e Bardhë?
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duhet të ndalohet që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, kanë thënë disa kundërshtarë të tij, duke argumentuar se roli i tij në trazirat e 6 janarit, përkatësisht sulmi ndaj Kapitolit përbën mbështetje të “kryengritjes”, siç përcaktohet në nenin 14 të Kushtetutës amerikane.
16 Shtator 2023, 14:37 -
-
Trump kërkon skualifikimin e gjykatëses në çështjen federale për zgjedhjet
Ish-Presidenti Donald Trump paraqiti një mocion të hënën duke kërkuar skualifikimin e gjykatëses Tanya Chutkan nga çështja penale ku ai akuzohet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020
12 Shtator 2023, 08:29 -
Gjykata shpall fajtor për shpërfillje të Kongresit ish-këshilltarin e Donald Trump-it
Peter Navarro, ish-këshilltari për tregtinë i ish-Presidentit Donald Trump, u gjend fajtor të enjten për shpërfillje të Kongresit. Ai pati kundërshtuar një fletëthirrje nga komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin e vitit 2021 ndaj Kapitolit.
8 Shtator 2023, 08:23 -
Një tjetër fitore ligjore për shkrimtaren që fitoi padinë për abuzim seksual ndaj ish-Presidentit Trump
Katër muaj pasi juria vendosi se ish presidenti Donald Trump kishte abuzuar seksualisht dhe kishte shpifur ndaj autores E. Jean Carroll, një gjyqtar federal vendosi të mërkurën se disa komente të mëtejshme të ish-presidentit për të, ishin denigruese. Vendimi nënkupton se një gjyq tjetër do të merret vetëm me dëmshpërblimin që ish-presidenti duhet t’i paguajë zonjës Carroll.
6 Shtator 2023, 21:23 -
-
Drejtoi 'revolucionin' e 6 janarit në Kapitol, dënohet me 22 vjet burg ish-udhëheqësi i grupit ekstremist në SHBA
Ish-udhëheqësi i grupit “Proud Boys”, Enrique Tarrio, është dënuar me 22 vjet burg për një komplot të dështuar për të mbajtur në pushtet ish-Presidentin Donald Trump, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2020.
6 Shtator 2023, 09:26 -
-
-
A mund ta ndikojë garën presidenciale në SHBA, një kandidat i tretë?
Aktualisht, gjasat janë të mëdha që zgjedhjet e ardhshme presidenciale të jenë një garë ndërmjet Presidentit aktual Joe Biden dhe paraardhësit të tij, Donald Trump. Megjithatë, ka politikanë që po shqyrtojnë mundësinë për të hyrë në garë.
4 Shtator 2023, 16:54 -
Gjykata në Uashington dënon me 32 vite burg dy organizatorët e tubimit në Capitol
Gjykata e Uashgintonit dha 32 vite burg për dy organizatorët e marshimit të dhunshëm në Capitol në Janar të vitti 2021, ku u raportua për 5 viktima. Këto dënime janë cilësuar nga më të ashprat që kanë ndodhur ndonjëherë në protesta të tilla.
1 Shtator 2023, 15:53 -
-
Sulmi ndaj Kapitolit: Sëmuret gjykatësi, shtyhet dhënia e dënimit për ish-udhëheqësin e grupit të ekstremit të djathtë
Vendimi për dhënien e masës së dënimit për ish-udhëheqësin e grupit ‘Proud Boys’, Enrique Tarrio është shtyrë deri më 5 shtator, për shkak se gjykatësi ishte i sëmurë.
30 Gusht 2023, 21:48 -
-
Amerikanët mendojnë se Biden është ‘shumë i moshuar’, Trump është ‘i korruptuar’
Në një kohë mospajtimesh të thella, votuesit amerikanë pajtohen për një gjë: Presidenti Joe Biden është shumë i moshuar për të qenë efektiv në një mandat të dytë. Ish Presidenti Donald Trump, kandidati kryesor republikan për president, në mënyrë befasuese nuk nxit shqetësime të ngjashme për moshën e tij, ndonëse ka vetëm disa vjet diferencë mes tyre.
28 Gusht 2023, 19:47 -
Aktakuza për komplot në zgjedhjet e SHBA në 2020-ën, caktohet data! Ja kur do të mbahet gjyqi për Donald Trump
Gjyqi i ish-presidentit amerikan Donald Trump për akuzat për komplot dhe përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 do të mbahet më 4 mars të 2024-s. Gjyqi do të zhvillohet tetë muaj para zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës në SHBA.
28 Gusht 2023, 19:44 -
Pas publikimit të fotos së tij në burg, fushata e Trump mbledh 7.1 milionë $! Ish presidenti i SHBA përdoret si imazh për bluza e pije freskuese të personalizuara
Stafi i fushatës zgjedhore të Donald Trump bën me dije se ka mbledhur 7.1 milion dollarë (5.6 milion £) që kur qarkulloi në rrjet fotoja e tij historike e kapur në burgun e Xhorxhias
27 Gusht 2023, 17:51 -
Trump: Paditë ndaj meje janë iniciuar nga Bideni i korruptuar
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social “Truth” pas aktakuzës së katërt në Xhorxhia. Ai tha se kjo ishte arma e zgjedhur demokratëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024
26 Gusht 2023, 22:31 -
Pas publikimit të fotos së Trump në burg, Biden tallet me të: Djalë i pashëm dhe i mrekullueshëm
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u tha gazetarëve se foton nga arrestimi i ish-presidentit Donald Trump për akuza të krimit në lidhje me përpjekjen e tij për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 e pa në televizor.
26 Gusht 2023, 17:37
