-
-
Pjesë e grupit që kultivoi 870 kg kanabis në Berat në 2022, 30-vjeçari shqiptar arrestohet në Britani! Pritet ekstradimi (EMRI)
Sera në fshatin Drenovicë u zbulua gjatë një operacioni më 10 nëntor 2022. Në atë kohë u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra të cilat ishin punësuar për të pastruar lëndën narkotike. 7 punonjës policie u përjashtuan nga Policia e Shtetit.
27 Tetor 2025, 13:38 -
SHBA sulmon një tjetër anije që dyshohet se transportonte drogë në Oqeanin Paqësor, vriten 3 persona (VIDEO)
Sipas Hegseth, të dyja anijet besohet se transportonin drogë përgjatë rrugëve të njohura të trafikimit në ujërat ndërkombëtare. Vlerësimet nga DEA tregojnë se pjesa më e madhe e kokainës që shkon për në qytetet amerikane kalon nëpër Paqësor.
23 Tetor 2025, 10:10 -
Nga 'cash' në 'crypto', trafiku i lëndëve narkotike futet në epokën dixhitale për të fshehur gjurmët
Strategjia Kombëtare për Krimin e Organizuar për vitet 2026-2030, përpiluar nga Ministria e Brendshme, përveç objektivave dhe qëllimeve të vendosura për t’i arritur në 5 vitet e ardhshme, identifikon disa prej problematikave kryesore identifikuar në të shkuarën. Objektivat ndahen në 3 pjesë, parandalimi i krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, ndjekja penale e tyre dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
16 Tetor 2025, 07:39 -
Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis pranë një banese në Mirditë, arrestohen tre persona, dy prej tyre vëllezër (EMRAT+VIDEO)
Droga u gjet pranë një banese në një fshat të Mirditës dhe ishte në process tharjeje. Policia sekuestroi edhe 4 automjete dhe 5 celularë që përdoreshin nga 3 të arrestuarit. Dy të tjerë u arrestuan më herët në kuadër të këtij operacioni.
15 Tetor 2025, 09:39 -
Gjermani/ Do nxirrnin 184 kg kokainë të fshehur nën një anije, nis gjykimi për grupin me 6 anëtarë, dy shqiptarë! Vlera e drogës arrinte në 18 mln €
6 të arrestuarit, dy prej të cilëve shqiptarë, kishin krijuar një “skenar” filmash për tu zhytur dhe marrë drogën e fshehur poshtë anijes në port në mars. Por, teksa tre prej tyre u zhytën, ndërprenë operacionin pasi morën një sinjal. Në breg i priste policia. Ata kanë dalë tani para gjykatës.
15 Tetor 2025, 07:20 -
-
Zbulohen dhe asgjësohen 4291 bimë kanabisi në Shkodër, vihen nën hetim kryetarët e 5 fshatrave (VIDEO)
Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4291 bimë të dyshuara kanabisi. Nën hetim u vunë 5 kryetarë fshatrash për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
6 Tetor 2025, 08:47 -
-
Kapet me doza kanabisi, arrestohet 33-vjeçari në Durrës! Ishte në kërkim për narkotikë dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve (EMRI)
Ai ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24 janar të vitit të kaluar, Prokuroria e Durrësit kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Në 2023, ai u akuzua edhe për "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
29 Shtator 2025, 14:40 -
Kontrolle në burgun e Drenovës, i gjendet telefon dhe kanabis Xhensi Lipos! I dënuar me 19 vite burg për vrasje, dyshohet se celulari i përket Laert Haxhiut
Prokuroria po heton se si janë futur sendet, kush i ka futur në ambientet e burgut si dhe në rast se janë apo jo të Xhensi Lipos. Ky nuk është rasti i parë që këtij të dënuari i gjenden telefona në ambientet e burgut pasi edhe në fund të muajit qershor u sekuestruan 4 telefona që i përkisnin Haxhiut.
29 Shtator 2025, 13:48 -
Elbasan/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, 37-vjeçari dyshohet se konsumoi lëndë narkotike në momentin e ndalimit, përfundon në spital (Emri)
Një 37-vjeçar i cili është ndaluar nga policia Rrugore e Elbasanit, pasi lëvizte me një automjet xhama të zinj, ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë narkotike në momentin e ndalimit nga efektivët.
29 Shtator 2025, 12:11 -
Vorë/ Po merrte 7 kg kanabis me THC të lartë me postë nga Kanadaja, arrestohet 22-vjeçari nga Shkodra! Në kërkim porositësi (EMRI+VIDEO)
I riu nga Shkodra është kapur në flagrancë teksa po merrte pakon me kanabisin në një degë postare në Vorë, e cila vinte nga Kanadaja. Policia ka identifikuar porositësin dhe e ka shpallur në kërkim.
27 Shtator 2025, 09:56 -
U kapën me doza kanabisi, arrestohen dy të rinj në Korçë! Njërit i gjenden edhe fishekë në shtëpi, tjetri kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme (EMRAT)
Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e 30-vjeçarit ku u gjet një sasi tjetër kanabisi, një shumë parash si dhe një sasi fishekësh për armë gjahu. Po ashtu, nga verifikimet e kryera, policia zbuloi se 25-vjeçari kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
26 Shtator 2025, 10:40 -
-
“Përmbytën” Skocinë me kanabis/ Dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani! Kultivuan drogë me vlerë mbi 2 milionë euro
Fabrika e drogës ishte e mirë siguruar dhe e ruajtur me kamera sigurie në pjesën e jashtme ndërsa dera ishte fortifikuar me qëllim ndalimin e hyrjes me forcë të autoriteteve apo ndonjë pale tjetër.
3 Shtator 2025, 21:03 -
-
U kapën me doza kanabisi, ekstazi dhe kokainë, dy të arrestuar dhe 7 të tjerë nën hetim në Lezhë
Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik dhe automjeteve me të cilat lëviznin, këtyre personave iu gjetën dhe sekuestruan disa doza lëndë narkotike të llojeve kanabis, ekstazi dhe kokainë.
8 Qershor 2025, 14:58 -
Korçë/ Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, pranga 4 punonjësve të policisë dhe drejtuesit të mjetit! AMP: Nuk ushtruan kontrolle (EMRAT)
Pas kontrolleve të djeshme nga AMP, janë arrestuar 4 policë dhe drejtuesi i automjetit ku u gjet 6 kg drogë. Punonjësit e policisë akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontroll në mjet.
8 Qershor 2025, 11:14 -
