-
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga shkolla 9-vjeçare, e cila është rikonstruktuar dhe tashmë është gati të hapë dyert në shtator, me kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit.
26 Qershor 2025, 15:49 -
Dibër/ Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje arrestohet 40-vjeçari nga Bosnje-Hercegocina
25 Qershor 2025, 09:53Një 40-vjeçar banues në Bosnje- Hercegovinë është arrestuar nga policia kufitare në Dibër. 40-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.
-
Gërmoi dhe ndërtoi pa leje në 'Urën e Vashës', nis hetimi ndaj 50-vjeçarit në Klos
20 Qershor 2025, 20:09Policia e Matit ka nisur hetimin ndaj një 50-vjeçari, pasi dyshohet se ka kryer ndërtime të paligjshme dhe gërmime në një prej monumenteve të kulturës në zonë. Hetimet kanë zbuluar se ai ka kryer ndërhyrje, gërmime dhe spostime inertesh në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”.
-
Vjedhja e votave brenda PD-së, Gjunkshi i kërkon Celibashit filmimet për votën e diasporës në Dibër (DOKUMENTI)
17 Qershor 2025, 15:38Kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ish-gjenerali që firmosi dhe i hapi rrugë përfundimisht aferës së dosjes “Partizani” në favor të familjes Berisha, kërkon në KQZ pamjet filmike të numërimit të votës së diasporës për qarkun e Dibrës, për zgjedhjet e 11 majit
-
-
Rama i rikthehet zgjedhjeve, një video për Dibrën dhe fituesit e PS
14 Qershor 2025, 13:37Kryeministri Edi Rama i është 'rikthyer' fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.Përmes një videoje ai tregon bukuritë e qarkut Dibër dhe tre deputetët që do të ulen në Kuvend në legjislaturën e ardhshme.
-
-
-
-
Vrau me thikë kushëririn në Klos, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, dyshohet për motive pronësie! Vajza e viktimës kërkon drejtësi: S’ja falim gjakun
12 Qershor 2025, 07:55Një ngjarje e rëndë u regjistrua një dite me parë në fshatin e thellë malor, Xibër-Murriz të Klosit, ku 65-vjeçari Selim Velsula u vra me thikë nga kushëriri i tij. Viktima është qëlluar teksa kulloste bagëtitë pranë pronës së tij per motive te panjohura. Autori e krimit u dorezua nga familjarët në polici
-
Klos/ Gjendet pa shenja jete pranë pronës së tij 65-vjeçari në fshatin Xibër, dyshohet se është goditur me thikë (EMRI)
11 Qershor 2025, 22:37Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme pranë banesës së tij në fshatin Xibër të Klosit. Dyshohet se viktima është vrarë me thikë, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.
-
S'ka rinumërim për Shkodrën dhe Dibrën, KAS rrëzon ankimim e PD
11 Qershor 2025, 19:56 -
-
-
Bulqizë/ Nuk raportuan parcelën me 1800 bimë kanabisi të dy krutanëve, nën akuzë kryeplaku dhe specialisti i Pyjeve
11 Qershor 2025, 14:06Operacioni i koduar “Koordinata” çoi dje në zbulimin e 1800 fidanëve në kubikë me kanabis që po mbilleshin në fshatin Okshtun të Bulqizës. Në pranga ra në flagrancë Argjend Kraja dhe në kërkim u shpall Artur Zalla. Sot u proceduan specialisti 61-vjeçar dhe kryeplaku 61-vjeçar. Nuk kontrolluan territorin, akuzë për shpërdorim detyre
-
Sherr për një karrige të dëmtuar në Bulqizë, zyrtari godet me shuplakë shefen e Task Forcës së Ujësjellës-Kanalizimeve
11 Qershor 2025, 13:11Sherr mes zyrtarëve në Bulqizë. Një 40-vjeçar që mban postin e Drejtorit të Kujdesit Shëndetësor ka goditur me shuplakë drejtuesen e Task Forcës së Ujësjellës Kanalizimeve. Shkak është bërë një karrige.
-
Hapen 42 kutitë e Dibrës, demokratët vodhën votat e njëri-tjetrit! Ngushtohet diferenca Spahiu-Gjunkshi! KAS rrëzon ankimin e PD për Shkodrën
11 Qershor 2025, 10:11Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, me kërkesë të demokratit Xhemal Gjunkshi, për të verifikuar vetëm votën preferenciale mes kandidatëve të opozitës. Rinumërimi konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. KAS nuk pranoi hapjen e kutive të tjera të këtij qarku.
-
Bulqizë/ Kultivuan 1800 bimë narkotike në malësinë e Okshtunit, pranga 19-vjeçarit teksa i punonte, në kërkim shoku (EMRAT+VIDEO)
10 Qershor 2025, 11:16Operacioni “Koordinata” zbulon parcelën me fidanë kanabisi që po kultivoheshin në malësinë e Bulqizës. Adoleshenti kapet duke i shërbyer bimëve, tjetri shpallet në kërkim. Të dy nga Fushë-Kruja, asgjesohen të gjitha
-
-
Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Martanesh, rrezikohet tufa prej 700 krerësh
9 Qershor 2025, 16:12Në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë një fermë bagtësish të imta është prekur nga sëmundja e murtajës. Deri tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë.