-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
Nga sot e deri më 8 shkurt, mbi 100 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të mund të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 9 shkurt. Ndërsa më 8 shkurt, ata do të mund të votojnë fizikisht në përfaqësi diplomatike të Kosovës në 22 vende të botës.
9 Janar 2025, 08:20 -
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
Deklaratat e përsëritura të presidentit të zgjedhur Donald Trump për aneksimin e Kanadasë dhe blerjen e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë nga Shtetet e Bashkuara, kanë zënë në befasi diplomacitë e shumë vendeve dhe njëkohësisht ka ngjallur frikë se mos për arritjen e këtyre synimeve mund të përdoret ushtria amerikane, skenar i papërjashtuar edhe nga vetë republikani 78-vjeçar.
8 Janar 2025, 20:55 -
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të fundit nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden, zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer tha të mërkurën se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbetet “një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara.”
8 Janar 2025, 19:25 -
-
Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës, Sveçla: I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar mbylljen e një institucioni paralel serb, Agjencisë Tatimore të Serbisë, që vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Veriut.
8 Janar 2025, 13:53 -
Prishtinë/ KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës
Pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt. Pas miratimit, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës.
8 Janar 2025, 10:28 -
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, do diskutojë edhe për forcimin e lidhjeve ekonomike me Tiranën. Në Kosovë dhe Serbi temat janë normalizimi i dialogut mes dy vendeve dhe sundimi i ligjit. Vizita, riafirmim i përkushtimit të SHBA-ve ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor
7 Janar 2025, 19:39 -
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
Ndërsa kanë mbetur vetëm 33 ditë nga dita e votimit për parlamentin e ri të Kosovës, diplomati i karrierës, Lutfi Bilalli, përshkroi për Report Tv se si po zhvillohet fushata elektorale atje dhe fokusin e partive në këto zgjedhje.
7 Janar 2025, 19:23 -
Kosovë/ Kurti: I hapur të bashkëpunoj me prokurorinë, dëshmoj në zyrën time! SHBA-të janë aleati ynë kryesor
Kryeministri i Kosovës deklaroi se mbetet i hapur për të bashkëpunuar. Edhe pse vitin e kaluar, Albin Kurti pati përplasje me ndërkombëtarët për veprimet e qeverisë në veri, siç thotë ai nuk sheh vështirësi për marrëdhënie të shkëlqyera me Amerikën.
7 Janar 2025, 16:32 -
Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë këto ditë në mes të dy kandidatëve për pasardhësin e Miroslav Lajçakut në postin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
7 Janar 2025, 16:30 -
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së dytë kundër tij, për pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, njoftoi të martën gjykata.
7 Janar 2025, 16:20 -
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Grenell: Të tensionuara prej Kurtit! Prej 35 vitesh, raporte të shkëlqyera me Rugovën, Thaçin dhe Hotin
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës “janë në krizë dhe partizane, me Albin Kurtin kryeministër”.
7 Janar 2025, 16:11 -
24 kursantë finalizojnë kursin e 20-të bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO
Pas 14 javëve stërvitjeje, 24 efektivë finalizuan Kursin e 20-të Bazë “Komando”. Mes tyre janë edhe 8 efektivë nga Kosova dhe për herë të parë këtë kurs e finalizojnë edhe dy vajza.
7 Janar 2025, 13:45 -
-
-
KQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
Përfshirja e saj nxiti reagimin e lëvizjes Vetëvendosje, e cila është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi që në ditën e fundit të vitit që lamë pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimi i këtij paneli për certifikimin e Listës Serbe është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet
6 Janar 2025, 21:41 -
-
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Kurti: S’do të kemi nevojë për koalicione paszgjedhore
Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk sheh mundësi për koalicione pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kurti pret që partia e tij ta tejkalojë rezultatin e vitit 2021, dhe konsideron se pritjet për gjysëm milioni vota “janë reale”.
6 Janar 2025, 16:29 -
Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Në fletëvotim, qytetarët do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Ky është një ndryshim pas miratimit të Ligjit të ri për zgjedhjet. Në të kaluarën, qytetarët kanë pasur mundësinë të zgjedhin deri në pesë kandidatë.
6 Janar 2025, 15:42 -
Shaip Kamberi: Kërcënimet e Vuçiç, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon
Kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë sjellje “të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon”, ka thënë sot deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
5 Janar 2025, 16:10
