-
Osmani: Serbët e Kosovës po mbahen peng nga presidenti i Serbisë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi të martën presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për siç tha trysni ndaj serbëve të Kosovës për të mos marrë pjesë në votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.
9 Prill 2024, 22:04 -
KQZ kërkon nga Lista Serbe dhe një subjekt tjetër t'i zëvendësojnë anëtarët e dorëhequr prej KKZ-ve në veri
Sekretariati i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) ka kërkuar të martën prej dy subjekteve politike, Listës Serbe dhe Nismës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, që t’i zëvëndësojnë anëtarët e dorëhequr prej Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ).
9 Prill 2024, 16:00 -
Komisioni i PE-së i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian miratoi të martën raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.
9 Prill 2024, 14:32 -
Macron: Të përmbushet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi
Presidenti francez Emmanuel Macron, tha të hënën se vendi i tij synon të sigurohet që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, e arritur vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër, do të përmbushet.
9 Prill 2024, 07:19 -
Macron pas takimit me Vuçiç: Pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës në Kosovë të dalin para drejtësisë
Pas takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Pallatin Elysee Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e sulmit të armatosur në Banjskë
8 Prill 2024, 22:39 -
-
Qeveria i bën thirrje Listës Serbe 'të mos ushtrojë presion ndaj serbëve' për votimin në veri
Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje Listës Serbe që, siç tha, të mos përhapë dezinformata dhe të mos u bëjë presion qytetarëve të komunitetit serb në veri të Kosovës “që duan të jenë pjesë e procesit demokratik të 21 prillit”.
8 Prill 2024, 20:30 -
SHBA dhe BE kritikojnë vendimin e Listës Serbe për bojkotimin e referendumit në veri
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kritikuan të hënën vendimin e Listës Serbe, për të mos marrë pjesë në votimin për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.
8 Prill 2024, 20:05 -
-
Lajçak për moszbatimin e marrëveshjes: Palët s’janë të gatshme për normalizim
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t'i zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, pasi ka thënë se është rruga e vetme drejt integrimit evropian.
8 Prill 2024, 18:01 -
SHBA-ja 'e zhgënjyer' me thirrjet që serbët në Kosovë të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë
Departamenti amerikan i Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara janë “të zhgënjyera” me thirrjet publike që serbët e Kosovës të bojkotojnë procesin e regjistrimit të popullsisë
8 Prill 2024, 17:34 -
Anëtarët e Listës Serbe japin dorëheqje nga KKZ-të në veri
Katër anëtarë të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ) nga partia Lista Serbe janë dorëhequr nga këto poste në katër komunat në veri të Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
8 Prill 2024, 16:24 -
-
-
Lista Serbe thotë se s’do të marrë pjesë në votim për shkarkimin e kryetarëve në veri
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës - ka njoftuar të dielën se nuk do të marrë pjesë në një votim për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, i cili është caktuar për 21 prill.
7 Prill 2024, 16:41 -
-
Borrell: BE-ja është e shqetësuar për pasojat e ndalimit të dinarit për serbët në Kosovë
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka thënë se Brukseli është i shqetësuar për mungesën e konsultimeve para vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për heqjen e dinarit dhe pasojat që ai ka në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës
7 Prill 2024, 08:44 -
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës: Jemi të gatshëm të përballemi me kërcënimet nga Serbia
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) mund të përballen me çdo kërcënim që mund të vijë nga Serbia, e cila ka dislokuar ushtrinë në numër të madh pranë kufirit me Kosovën.
6 Prill 2024, 14:34 -
Serbët në Kosovë kundër regjistrimit: A mund të ketë pasoja?
Banorët e komunave me shumicë serbe në Kosovë – Graçanicës, Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit – me të cilët ka biseduar ekipi i Radios Evropa e Lirë (REL), kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë që filloi më 5 prill dhe zgjat deri më 17 maj
5 Prill 2024, 21:15 -
Serbia ekip kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, deputeti i VV-së: Nuk e ndal dot, e ka të kotë
Serbia ka formuar grupin e punës që do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës
5 Prill 2024, 20:12