-
BE i kërkon Kosovës të shtyjë me 10 muaj afatin për reciprocitetin e targave: Të shmangim tensionet më 31 tetor
Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Kosovës që të shtyjë afatin e vendosur më 31 tetor për reciprocitetin e targave. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë për RTV Dukagjini se ndonëse i takon Kosovës të vendosë për këtë çështje, BE i bën thirrje që ta shtyjë afatin me 10 muaj në mënyrë që të shmangen tensionet me Serbinë.
24 Tetor 2022, 20:27 -
-
Vuçiç takim me ambasadorin rus, diskutime për Kosovën dhe çështje rajonale
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka falënderuar Rusinë për mbështetjen ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko më 24 tetor.
24 Tetor 2022, 15:21 -
Osmani: SHBA-ja s’ka kërkuar të heqim dorë nga njohja reciproke me Serbinë! E vetmja zgjidhje që sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njohja reciproke të jetë pjesë e një marrëveshjeje finale me Serbinë është domosdoshmëri, dhe tërheqjen e kësaj kërkese Kosovës nuk ia kanë kërkuar as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian.
23 Tetor 2022, 13:00 -
Kosovë/ Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Blinken: Lufta në Ukrainë na kujton çfarë ndodhi këtu 2 dekada më parë
Sekretari i amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të shtunën se kur sheh pamjet nga lufta brutale e Vladimir Putinit në Ukrainë, e ka të pamundur të mos mendojë për shkatërrimin që ndodhi në Kosovë rreth dy dekada më parë.
22 Tetor 2022, 22:56 -
-
Kosova jep Medalje Presidenciale për deputeten dhe gazetaret ukrainase: Ky çmim është simbol i përkrahjes sonë për Ukrainën
Forumi, i njohur si WPS, po mbahet për herë të parë në Kosovë dhe organizimi i tij kishte qenë zotim i Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci që u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2021.
22 Tetor 2022, 13:14 -
-
Kosova ‘merr’ liberalizimin e parë, lëvizje vetëm me kartë identiteti mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor
Ministrat e jashtëm të BP kanë rënë dakord në Berlin për lëvizjen e lirë me karta identiteti mes shtetasve të rajonit, njohjen e diplomave universitare, dhe njohjen e kualifikimeve profesionale!
21 Tetor 2022, 18:04 -
30-vjeçarja doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më! Prej 19 ditëve e zhdukur, Polica në Kosovë kërkon ndihmë për gjetjen e saj! Familjarët e alarmuar
Emine Berisha, 30-vjeç nga komuna Samadraxha, Suharekë është zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 2 tetor, ndërsa polica ka kërkuar dhe bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e saj.
21 Tetor 2022, 16:54 -
Çfarë dihet për propozimin franko-gjerman?
Që nga viti 2012, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një dialog politik për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së. Aktualisht synohet arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve - gjë që ende nuk ka ndodhur. Dialogu është ndërprerë disa herë. Në vitin 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë, të cilën Serbia nuk e njeh.
21 Tetor 2022, 10:10 -
Vuçiç: Po shtohet trysnia ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të enjten se nuk beson në një marrëveshje të shpejtë me Kosovën por vendi i tij ndodhet nën trysni për të gjetur një zgjidhje sikurse edhe për t’i vendosur sanksione Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë
20 Tetor 2022, 23:39 -
Pas vizitës në Kosovë, Escobar mbërrin në Beograd: Pres vazhdim dinamik të dialogut
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të vazhdojë “në mënyrë dinamike dhe konstruktive”.
20 Tetor 2022, 12:37 -
Kosovë/ Masakra në Istog, arrestohet një person i dyshuar për krime lufte
Policia e Kosovës ka arrestuar më 19 tetor një burrë me incialet E.B., të komunitetit boshnjak, nën dyshimet se ai është përfshirë në veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile” në periudhën 1998/99 në një fshat në Komunën e Istogut.
20 Tetor 2022, 11:55 -
-
Debat në Këshillin e Sigurimit nën thirrjet për shmangie të retorikës Kosovë - Serbi
Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitëse përshkuan mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, në të cilën shefja e Misionit të OKB-së, Caroline Ziadeh tha se përshkallëzimi i retorikës gjatë muajve të fundit rrezikoi përparimet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian
19 Tetor 2022, 11:40 -
I dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi Gabriel Escobar takon Osmanin: Mbështesim aspiratat euro-atlantike të Kosovës
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe do të angazhohen për ta bërë këtë realitet, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre
19 Tetor 2022, 09:19 -
Escobar viziton nesër Kosovën, takon krerët e shtetit! Dialogu me Serbinë në fokus të bisedimeve
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë të mërkurën në Prishtinë, për të zhvilluar takime me krerët shtetërorë. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do ta presë Escobarin mëngjesin e 19 tetorit dhe pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë për media.
18 Tetor 2022, 16:52 -
Takimi me Vuçiç në Beograd, Lajçak: Folëm për energjinë dhe targat e makinave, çështje që kërkojnë zgjidhje urgjente
I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar se gjatë bisedës me Aleksandër Vuçiç, kishin në fokus cështjen e energjisë dhe të targave.
17 Tetor 2022, 21:01 -
Albin Kurti: Ngjarjet në Ukrainë na kujtojnë luftën e Kosovës! Rusia po përdor dhunën seksuale si pjesë të strategjisë së saj ushtarake
Gjatë takimit me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Viktimave dhe të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës “SEMA”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehu keqardhje për të dhënat rreth krimeve të dhunës seksuale të raportuara në Ukrainë.
17 Tetor 2022, 15:10
