-
Axhenda/ Kurti nis vizitën në Sarajevë, ministrat nga Republika Sërpska bojkotojnë mbledhjen e qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e 5 dhjetorit ka nisur vizitën në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. Gjatë qëndrimit në Bosnjë e Hercegovinë, Kurti do të marrë pjesë në një konferencë të organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.
5 Dhjetor 2024, 17:20 -
Kosovë/ Deputetët e Vetëvendosjes pengojnë deputetët serbë të hyjnë në Kuvend, Konjufca ndërpret seancën
Deputetët e VV-së nuk kanë dashur t’i lejojnë brenda sallës me arsyetimin se deputetët e Listës Serbe nuk janë distancuar asnjëherë nga sulmet në veri dhe se ata po paraqiten në Kuvend vetëm që të sigurojnë pagën.
5 Dhjetor 2024, 15:59 -
Ministrat nga Republika Sërpska bojkotojnë mbledhjen e Këshillit, shkak vizita e Kurtit në Sarajevë
Ministrat nga Republika Sërpska (RS) nuk do të marrin pjesë të enjten, më 5 dhjetor, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës (BeH), për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Sarajevë, njoftoi zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Stasha Kosharac, raporton agjencia Srna.
5 Dhjetor 2024, 12:53 -
Kosovë/Specialja arreston ish komandantin e UÇK-së, ish shefin e Inteligjencës dhe vëllanë e dy dëshmorëve! Bastiset banesa e ish ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi
Gjykata Speciale arrestoi sot ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin.
5 Dhjetor 2024, 11:39 -
Basha kërkon veprime konkrete për sigurinë e Kosovës: Amendamenti im për 50 milionë euro ndihmë ushtarake pengohet nga mazhoranca
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se sulmet terroriste në Kosovë janë një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon, të orkestruara nga Serbia dhe të frymëzuara nga Rusia
5 Dhjetor 2024, 09:51 -
Kosova kërkon nga aleatët perëndimorë ta mbajnë Serbinë përgjegjëse për sulmin në kanalin e ujësjellësit
Autoritetet e Kosovës i kanë bërë thirrje diplomacisë perëndimore të mbajë përgjegjëse Serbinë për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës.
4 Dhjetor 2024, 21:30 -
-
Osmani bisedon me O’Brien për sulmin në Zubin Potok
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, lidhur me sulmin e 29 nëntorit ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
4 Dhjetor 2024, 15:04 -
-
-
Zbulohen përsëri armë dhe uniforma ushtarake në veri të Kosovës, Sveçla: Uniforma britanike e amerikane, skenar ogurzi për të fajësuar dhe shtete të tjera! (VIDEO)
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se sot janë gjetur armë, municione e pajisje të tjera ushtarake në një haur. Publikon edhe një video të armëve që u sekuestruan: Kushdo që tenton të cenojë rendin kushtetues dhe sigurinë, nuk do t’i ikë ndëshkimit
3 Dhjetor 2024, 21:40 -
Shpërthimi në Zubin-Potok, Agim Nesho: Akt terrorist! Pjesë e strategjisë për të rikthyer dominimin serb në rajon! Tensionet mund të rriten, Kosova të ketë kujdes
Ish-ambasadori Agim Nesho i ftuar në 'Frontline Interview' e cilësoi sulmin në Zubin Potok si një akt terrorist të organizuar nga forcat paramilitare, të lidhur ngushtë me Serbinë. Sipas tij, Vuçiç po tenton të krijoj një "konflikt të ngrirë" në veri të Kosovës, si pjesë e strategjisë për të rikthyer dominimin serb në rajon. Nesho paralajmëroi se tensionet në Ballkan mund të rriten nëse Serbia dhe Rusia intensifikojnë provokimet.
3 Dhjetor 2024, 19:43 -
-
Kurti: I kërkova shefes së diplomacisë së BE që Serbia të na dorëzojë Radoiçiçin
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se i ka kërkuar shefes së re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, që Serbisë të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç tek autoritetet e Kosovës si organizatori i sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.
3 Dhjetor 2024, 17:29 -
Shpërthimi në Zubin Potok, 1 muaj paraburgim për Jovan Viqentijeviç
I dyshuari i dytë për sulmin në Ibër Lepenc pranë Zubin Potokut në Kosovë ka dalë këtë të martë para gjykatës. Ai do të njihet me masën e sigurisë e cila pritet të jetë paraburgim njësoj si për të dyshuarin e parë që mori masën e sigurisë te dielën.
3 Dhjetor 2024, 17:06 -
Sulmi në veri të Kosovës, Vuçiç: Nëse shpërthimi është kryer nga shtetas serb, do të arrestohen në sekondë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, foli sot sërish lidhur me shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok mbrëmjen e 29 nëntorit. Për këtë shpërthim kryeministri Albin Kurti ka drejtuar gishtin nga Serbia.
3 Dhjetor 2024, 17:01 -
-
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, "ende e vlefshme"
Zotimi i Kosovës për të mos e dërguar Forcën e saj të Sigurisë në veri të vendit, pa pëlqimin paraprak të NATO-s, është i vlefshëm edhe sot, kur mandati i kësaj force ka ndryshuar, thotë për Radion Evropa e Lirë Besfort Rrecaj, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës
3 Dhjetor 2024, 11:34 -
Shefja e diplomacisë së BE takon Kurtin e Vuçiç: Anëtarësimi në union arrihet vetëm duke zbatuar Marrëveshjen e Ohrit! Kryeministri i Kosovës: Serbia të dorëzojë Radoiçiç! Presidenti serb: Më kërkuan të sanksionoj Rusinë
Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, zhvilloi sot takime të ndara me krerët e Kosovës dhe Serbisë me të cilët ka biseduar për dialogun për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, për sulmin në Banjskë dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
3 Dhjetor 2024, 08:50 -
Shpërthimi në Zubin-Potok/ Kikia: Serbia po përdor armët e fundit! Etjen Xhafaj: Gara e armatimit nuk është zgjidhje! Çollaku: Harrojeni se Beogradi do njohë Kosovën
Shpërthimi në Zubin-Potok ka rritur tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mentor Kikia argumentoi në '5 Pyetjet' se Serbia po përdor "armët e fundit" për të destabilizuar, duke mbështetur aktet terroriste. Etjen Xhafaj nënvizoi se gara armatimi nuk është zgjidhje dhe se siguria duhet të sigurohet përmes diplomacisë dhe zhvillimit ekonomik. Kreshnik Çollaku u shpreh pesimist për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe kritikoi optimizmin për dialogun ndërkombëtar.
2 Dhjetor 2024, 22:28
