Opozita ka paralajmëruar se nuk do marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2018 me Edi Ramën kryeministër. Një kërkesë e ripërsëritur kjo e opozitës, pasi me të njëjtin argument ngriti edhe çadrën në Bulevard në 2017. Përballë gazetarëve në "Repolitix", kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse opozita vendos të mos hyjë në zgjedhje, është e drejtë e saj.
Nëse opozita nuk do të paraqitet, nuk e marrim me zor. Unë nuk përgjigjem me nëse. S’mendoj fare se presidenti nuk e dekretojë, nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. Pse nuk e shikoni ju Lulzim Bashën në çfarë halli është? Opozita, në të gjitha anketimet që bëjmë ne dhe mund t’i bëni edhe ju, qeveria ulet dhe ngrihet, opozita e ka vijën kështu…. Producentët, skenaristët do dalin.
Edi Rama, kryeministër
Sa i takon kandidatëve të PS në zgjedhjet vendore dhe nëse Erion Veliaj do rikandidojë për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, Rama tha se kjo do vendoset në momentin e duhur.
Për kandidatët do vendosim në kohën e duhur, s’është logjike të flasim tani.
Edi Rama, kryeministër
Lajmi kryesor: