-
Pas arrestimit në Kosovë të Indrit Taullait, vihet në pranga dhe Viktor Ymeri
Pas arrestimit në Prizren dy ditë më parë të Indrit Taullait, i cili u vu në pranga për llogari të një mandati ndërkombëtar lëshuar nga SPAK, mësohet se policia shqiptare ka arrestuar edhe një tjetër person në Shqipëri që ka lidhje me të njëjtat hetime.
8 Dhjetor 2020, 11:59 -
Gjyqtari që i hoqi dënimin e përjetshëm Viktor Ymerit, bleu shtëpi me para dhuratë nga vjehrri, më pas ia shiti vjehrrës 3 herë më shtrenjtë
Lëvizjet e çuditshme të gjyqtarit të Apelit në Durrës Arjan Balliu për të justifikuar pasurinë, më parë ka qenë drejtor në Drejtorinë e Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave, mori vendim në favor të administratorit të kompanisë ku kishte blerë një apartament tjetër me çmim të lirë.
23 Janar 2020, 10:09 -
Lirimi i Viktor Ymerit! Vetë prokurori i njohu ditë e punës në burg, por çuditërisht bëri apelimin
Për lirimin nga burgu i Peqinit të Viktor Ymerit nga Vlora, dajës së Edison Harizaj, ka qenë dakort dhe prokurori i çështjes Mustafa Turku, por çuditërisht në ditët në vijim, prokurori ka proceduar me apelim të vendimin të gjykatës së Elbasanit, e cila i kishte njohur ditët e punës në burg, që përllogariteshin në ulje të dënimin me 5 muaj e 16 ditë burg
6 Janar 2020, 13:40 -
Akuzohet për tre vrasje, Gjykata e Elbasanit liron Viktor Ymerin, dajën e Edison Harizajt
Viktor Ymeri njihej ndryshe me nofkën “Torri i Xhihanes”dhe është daja i Edison Harizaj, një personazhi mjaft të njohur për sa i përket botës së krimit të Vlorë dhe jo vetëm. Ditën e sotme Ymeri ka lënë qelinë e burgut të Lushnjes dhe është nisur në drejtim të Vlorës, ku një eskortë makinash e shoqëronte atë. Vendimi për lirimin e tij, është dhënë nga gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila vendosi të shuajë dënimin e Viktor Ymerit dhe të urdhërojë lirimin e tij.
28 Dhjetor 2019, 21:17 -
Ekskluzive/ Akuzohet për dy vrasje, Gjykata e Apelit projekton lirimin e Viktor Ymerit, dajës së Edison Harizajt
Dy gjyqtarë të Apelit Durrës rrëzojnë dënimin me burg përjetë për Viktor Ymerin, të afërmin e Edison Harizaj dhe e dënojnë me 25 vite heqje lirie. Vendimi me 25 vite burg për Ymerin u mor 7 ditë para se të vritet Harizaj. Njëri nga gjyqtarët doli kundër. Ymeri është i akuzuar për dy vrasje në Durrës dhe tani i mbeten veçse disa muaj burg.
18 Nëntor 2018, 07:32