-
Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës! Miratohet pr.ligji për ‘krijimin e rezervës hidrokarbure’, në dorë të shtetit
Tre muaj pas shpërndarjes, qeveria rikthen sërish bordin e Transparencës. Në përgjigje të shtrenjtimit të karburantit me gati 30% nga muaji qershor, qeveria do të ulë me 20% akcizën sa herë që çmimi i naftës kapërcen 220 lekë/litër, dhe benzina mbi 200 lekë. Këshilli i Ministrave miratoi edhe projektligjin për krijimin e rezervës së naftës për 3 muaj.
16 Shtator, 12:40 -
Nafta po shitet me 229 lekë litri, Braçe: Edhe Kosova furnizohet nga të njëjtët shitës që na shesin edhe ne, por nuk e ka rritur çmimin (VIDEO)
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionon tregu i karburanteve dhe strukturën e taksave e tarifave që përfshihen në çmimin final.
13 Shtator, 18:20 -
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri! Nga qershori deri më tani është shtrenjtuar me 30%
Një litër naftë më pakicë po kushton 229 lekë, ndërsa benzina me 219 lekë. Këto janë çmimet më të larta me të cilat po përballen qytetarët që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme. Aktualisht në vend, nuk ka asnjë masë nga institucionet për të mbrojtur qytetarët nga ky shtrenjtim.
13 Shtator, 17:59 -
Shqipëria marrëveshje të reja me Gjermaninë, Karakaçi: 110 milionë euro investime në konvikte, Vaun e Dejës dhe digjitalizimin e nënstacioneve elektrike
Qeveria miratoi marrëveshjen me Gjermaninë me vlerë 110 milionë euro, nga të cilat 20 milionë euro grant, për financimin e tre projekteve në sektorin energjetik. Detajet i bëri të ditura ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea
11 Shtator, 11:59 -
Strehim me kredi të buta/ Ibrahimaj: Jo program elektoral, miratohet në tetor! S’ka rikthim të Bordit të Transparencës (VIDEO)
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi programin e ri të strehimit dhe hodhi poshtë pretendimet se paketa është program elektoral në një kohë kur vendi shkon drejt zgjedhjeve vendore.
11 Shtator, 10:55 -
PL kërkon në interpelancë ministrin Malaj: Çfarë masash do të merrni për të ulur çmimet e ushqimeve dhe karburantit? Pse paguajmë më shumë se rajoni? (VIDEO)
Tedi Blushi kërkon që ministri i Financave, Petrit Malaj, të japë përgjigje në Kuvend për masat që qeveria parashikon për uljen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. PL kërkon gjithashtu sqarime se përse qytetarët shqiptarë përballen me kosto më të larta se në vendet e rajonit.
9 Shtator, 13:46 -
Rekord/ 80 mijë tonë karburant i importuar vetëm në gusht! Buxheti fitoi 10.9 mln euro nga shtimi i importit dhe çmimi i lartë i naftës
Çmimet e larta nuk e frenojnë konsumin e karburantit. Ndonëse në gusht çmimet kapën nivelin e 220 lekëve, ky muaj ka regjistruar dhe nivelin më të lartë të importeve, me plot 80 mijë tonë karburant.
5 Shtator, 13:53 -
Tërhiqet qeveria, tjetër kompensim transportit publik për çmimin e naftës! Autobusët kthehen nga nesër më kapacitet të plotë
Nga nesër rikthehet në normalitet flota e autobusëve urbane. Shoqata e Transportit Urban edhe Interurban ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e qeverisë, ministrin e infrastrukturës Enea Karakaçi dhe ministren e ekonomisë Delina Ibrahimaj.
2 Shtator, 13:15 -
Çmimi i naftës mbi 200 lekë për litër, por konsumi arrin rekord historik! Ministria e Financave: Në korrik u importuan 75 mijë tonë karburant
Rekord importesh të karburanteve në korrik të këtij viti. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në vend kanë hyrë 75 mijë tonë karburant, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Rritja e importit reflekton shtimin e konsumit në vend edhe pse me çmim shumë më të lartë.
1 Shtator, 17:19 -
Transporti publik, nga sot 30% më pak autobusë! Shoqatat thirrje qeverisë: Kompensim për çmimin e naftës ose nuk nxjerrim asnjë mjet në qarkullim (VIDEO)
Rritja e çmimit të naftës po vë në vështirësi transportin publik. Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë paralajmëruar se nga sot do të reduktojnë me 20 deri në 30% flotën e autobusëve në qarkullim, pasi thonë se nuk mund të përballojnë më kostot.
1 Shtator, 07:21 -
Kërkojnë kompensim për çmimin e naftës/ Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban: Nga nesër reduktojmë flotën me 20-30%, jemi në vështirësi
Reduktimi i autobusëve në qarkullim pritet të sjellë radhë të gjata në stacione. Shoqatat thonë se prej muajit maj kanë ngritur shqetësimin për kostot e larta, ndërsa vetëm gjatë gushtit kanë përsëritur dy herë kërkesat e tyre për kompensim 50 lekë për litër.
31 Gusht, 10:28 -
Kompensimi i naftës te Transporti Publik, Financat të gatshme për 3 muaj shtesë! Pritet propozimi
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas vetëm gjatë muajit gusht ka përsëritur 2 herë kërkesën se kostoja e operimet mbetet e papërballueshme dhe se kjo shumë shpejt do të sjellë reduktim të mjeteve për lëvizjen e qytetarëve.
25 Gusht, 08:04 -
Sot skadon afati për kompensimin e naftës me 50 lekë/litri, Shoqatat kërkesë të re qeverisë: Zgjateni mbështetjen me 3 muaj
Administrata Tatimore u bën thirrje operatorëve të transportit publik të aplikojnë brenda kësaj të shtune për kompensimin prej 50 lekë/litër të naftës së konsumuar gjatë muajve mars–maj 2026. Ndërkohë, shoqata e transportit qytetas kërkon që skema e mbështetjes të zgjatet deri në shtator, pasi çmimi i naftës vijon i lartë.
1 Gusht, 10:44 -
Pas 37 ndërhyrjesh, ndërpritet Bordi i Transparencës! Nga sot vendos tregu për çmimin e naftës dhe benzinës
Nga sot do të pushojë së funksionuari Bordi i Transparencës për hidrokarburet, i cili ka deri tani ka përcaktuar çmimet tavan të naftës, benzinës dhe gazit që prej nisjes së krizës së luftës në Iran. Ministrja Ibrahimaj e shpjegoi vendimin e qeverisë me stabilizimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
19 Qershor, 09:45 -
-
-
-
-
-