-
Legalizimi i banesës, si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton deri në 100% ulje
Agjencia Shtetërore e Kadastrës mundëson tashmë përmes portalit e-Albania aplikimin për pajisjen me faturat e parcelës ndërtimore, një hap i rëndësishëm për personat që kanë legalizuar banesën dhe duhet të përmbyllin edhe procedurën që lidhet me tokën ku ajo është ndërtuar.
23 Tetor, 10:08 -
Dha dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Elbasanit vetëm 3 orë pas emërimit, Everest Kazheli në krye të Hetimit Tatimor
Në vend të tij në krye të Kadastrës së Elbasanit, është emëruar Gentian Mahmutaj, i cili ushtronte detyrën si përgjegjës i departamentit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme.
12 Tetor, 20:42 -
Dule ngre dyshimet për pronat në Himarë, Goxhobelli rrëzon deklaratat e deputetit: Pretendimet për pengim të regjistrimit dhe grabitje pronash janë të pavërteta!
Sipas Goxhobellit, përmes qasjes së re “Kadastra derë më derë”, specialistët po shkojnë pranë banorëve për të trajtuar problematikat e dokumentacionit të pronësisë, si për banesat e ndërtuara pa leje pas vitit 1991, ashtu edhe për banesat më të hershme, përfshirë ato që mund të jenë dëmtuar nga koha.
12 Tetor, 16:37 -
-
Everest Kazheli emërohet drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Elbasanit!
Everest Kazheli është emëruar drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) për Drejtorinë Vendore në Elbasan. Kazheli largohet kështu nga drejtimi i Kadastrës në Fier, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta zëvendësojë në këtë detyrë.
8 Tetor, 16:05 -
Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj, Goxhobelli: Puna vazhdon për çdo pronë dhe çdo qytetar
Kadastra ka përshpejtuar ndjeshëm procesin e formalizimit të pronësisë gjatë vitit 2026, duke shënuar një bilanc pozitiv si në legalizime, ashtu edhe në digjitalizimin e dokumentacionit dhe përparimin e regjistrimit të pasurive.
7 Tetor, 17:41 -
Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë aplikuar ndër vite për legalizimin e objekteve të palegalizuara të përditësojnë të dhënat e kontaktit, pasi procesi i evidentimit dhe legalizimit ka hyrë në një fazë të re në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
1 Tetor, 15:38 -
Kadastra shkon derë më derë në Himarë, 235 banesa pa dokumentacion pronësie! Do të trajtohen edhe objektet pa kërkesë të mëparshme legalizimi (VIDEO)
Nga janari deri në gusht 2026 janë lëshuar rreth 26 mijë vendime legalizimi në rang vendi, një shifër e përafërt me totalin e vendimeve të dhëna gjatë gjithë vitit 2025. Për banorët që përfshihen në këtë proces kryesisht nga ASHK-ja, nuk do të aplikohet tarifë shërbimi.
24 Shtator, 09:28 -
Arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Fierit dhe një biznesmen ndërtimi, dyshohet se falsifikuan dokumentet e pronësisë në Seman në 2024-ën
Ish-kreu i Kadastrës Fier, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko kanë qenë prej muajsh nën hetim nga Prokuroria e Fierit, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.
16 Shtator, 22:15 -
-
Plani i qeverisë/ Një agjenci për të gjitha pasuritë e paluajtshme, shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Trajtimit të Pronës
Qeveria propozon krijimin e Agjencisë Shtetërore të Pronës, një strukturë e re që bashkon funksionet e Kadastrës dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ndërsa merr edhe administrimin e pronës shtetërore. Qëllimi është krijimi i një sistemi të integruar, ku informacioni dhe proceset që lidhen me pronën të administrohen nga një autoritet i vetëm.
9 Shtator, 19:25 -
Kadastra shkon derë më derë, nis nga Palasa trajtimin e banesave pa dokumentacion pronësie
Specialistët do të kryejnë matjet në terren, do të verifikojnë dhe saktësojnë dokumentacionin, ndërsa për çdo rast që plotëson kriteret ligjore do të merret vendimi përkatës, i cili do t’i dërgohet qytetarit direkt përmes platformës e-Albania.
8 Shtator, 20:39 -
Kullat e Veriut drejt restaurimit, Gonxhja: Brenda 2027 kalojmë te investimet, synimi t'i kthejmë në bujtina e muze (VIDEO)
Po finalizohet Programi Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave të Veriut. Janë trajtuar 697 raste për formalizimin e pronësisë, ndërsa janë përgatitur edhe 28 projekte konceptuale restaurimi.
7 Shtator, 12:22 -
‘Kam të njohur te Kadastra’/ U morën 100 mijë euro qytetarëve me dokumente false, pranga 58-vjeçares në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja (VIDEO)
Sipas qytetarëve, 58-vjeçarja u thoshte se mund t’u zgjidhte çështjet pronësore, pasi kishte të njohur në ASHK. Policia ka sekuestruar një shumë parash, disa certifikata të falsifikuara dhe 2 celularë.
4 Shtator, 12:36 -
Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues
Sipas Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me vendimin e ri do të trajtohen 328 prona, ndërsa në procesin e kompensimit përfshihet një sipërfaqe totale prej 61,477.13 metrash katrorë truall.
3 Shtator, 13:16 -
-
Keni një shtëpi të ndërtuar para vitit ’91? Ja si ta regjistroni në e-Albania, hap pas hapi!
Pronarët e banesave të vjetra mund të regjistrojnë vendimin për kalimin në pronësi përmes e-Albania. Këtu do të gjeni të gjithë procedurën, nga hyrja në portal deri te pagesa dhe pajisja me dokumentacionin e pronësisë.
20 Gusht, 12:46 -
-
Drejtoresha e Kadastrës: Në 2028-ën mbyllen të gjitha legalizimet! 80% e Shqipërisë probleme me hartat
Drejtoresha e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, deklaroi se deri në fund të vitit 2028 do të përfundojnë proceset e legalizimit dhe regjistrimit fillestar të pronave, ndërsa sfidë për institucionin është përditësimi i hartave kadastrale. Ajo iu përgjigj edhe kritikave të kreut të KLSH-së, Arben Shehu, duke kundërshtuar pretendimet se ASHK nuk zbaton rekomandimet dhe se nuk i jep informacion.
15 Korrik, 12:13 -
I dyshuar për tjetërsim pronash, Gjykata liron nga qelia ish-zv.drejtorin e Kadastrës Dibër, Danjel Gjura
Emri i Danjel Gjurës është përmendur edhe më herët në denoncime publike dhe kallëzime penale që lidhen me tjetërsimin e pronave gjatë periudhës kur drejtonte institucionin e Kadastrës, ndërsa këto pretendime mbeten objekt i hetimeve.
10 Korrik, 16:54