-
-
-
-
-
-
-
‘Dhjetori i dytë, boll më’/ Bojkot mësimit, nis protesta edhe në Korçë (FOTO+ VIDEO)
Dhe studentët e Korçës kanë nisur protestën duke u solidarizuar me Tiranën për listën e kërkesave që i kanë drejtuar ministrisë së Arsimit. ‘Dhjetori i dytë, boll më’ është njëra nga pankartat që kanë shpalosur studentët në Korçë.
7 Dhjetor 2018, 09:08 -
Studentët e Vlorës nisin protestën para universitetit
Studentët e Vlorës bojkotojnë mësimin duke nisur protestën. Dje ata nisën protestën të pa organizuar vetëm pas orës 13:00 kur ministrja u tërhoq nga vendimi për tarifën për kreditet, ndërsa sot kanë nisur tubimin që në mëngjes.
7 Dhjetor 2018, 09:04 -
Studentët refuzojnë ftesën e Ramës dhe vijojnë protestën, kërkesë me 8 pika ministres, Nikolla: Ejani në dialog
Studentët prej orës 10:00 vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në një moment mes tyre ka pasur një debat për të zhvendosur protestën para Kryeministrisë, por njëri nga organizatorët nuk ka pranuar duke vijuar qëndrimin para MAS. Pas plotësimit të kërkesës së parë, që ishte heqja e tarifës për lëndët e mbartura, ata i kanë dërguar ministres një letër me tetë pika të tjera. Ndërkohë që sot është protestuar për rreth dy orë edhe nga studentët në Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Durrës . Një pjesë e studentëve kanë ardhur në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër kanë vijuar mësimin. Në Gjirokastër ashtu si dje nuk ka pasur tubime.
7 Dhjetor 2018, 08:41 -
-
Pas Durrësit e Shkodrës edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë ndërpresin protestën: Qëllimi ynë u arrit
Tre universitete i Shkodrës, Durrësit dhe ai i Mjekësisë në Tiranë, ndërpresin protestën e paralajmëruar për nesër përpara Ministrisë së Arsimit, pas heqjes së tarifës për lëndët e mbartura.
6 Dhjetor 2018, 22:24 -
VKM-ja u zhbë, tani është radha e negociimit me universitetet
Fakti që qeveria u tërhoq nga pika 4 e VKM për tarifimin e krediteve të atyre që kanë lëndë të mbartura dhe fakti që arritën që të mos lejojnë opozitën të fusë turinjtë pengues në zgjidhjen reale të çështjes së tyre, janë dy levizjet e mira të bashkëpunimit që kanë bërë studentët.
6 Dhjetor 2018, 21:52 -
Protesta e studentëve, Milva Ekonomi në Report Tv: Universitetet nuk i informuan, tërheqja e tarifës reagim i arsyeshëm
Deputetja e PS Milva Ekonomi theksoi vendosja e kësaj barre u bë me synimin e mirë për përmirësimin e cilësisë në universitete duke përshtatur një eksperiencë botërore.
6 Dhjetor 2018, 20:59 -
Ju kujtohet ‘Bodyguard-i’ Monikës që e nxorri nga turma? Sekretari politik i LSI, ishte sot në protestë si ‘student’ (FOTO)
Pasi Ministrja e Arsimit njoftoi ditën e sotme dy vendime te rendesishme, për anullimin e vendimit te Keshillit te Ministrave per tarifen dhe per provimet e mbartura, një grusht mbështetësish të PD dhe LSI kanë qëndruar përpara ministrisë, duke tentuar kështu përdorimin e protestës për përfitime politike.
6 Dhjetor 2018, 19:27 -
-
-
Protesta e studentëve, Rama publikon videon e projektit të Qytetit Studenti: Gati investimi 18.8 mln €
Reagimi i kryeministrit vjen pas protestave të studentëve, të cilët kërkojnë investime në infrastrukturën universitare dhe atë akomoduese, pasi fituan betejën për tarifën mbi lëndët e mbartura.
6 Dhjetor 2018, 17:33 -
Protesta e studentëve ndaj MAS/ Kejdi Mehmetaj në '45 minuta': Arsimi në vend duhet të jetë falas, ekonomia e vendit tejet e rënduar
Në fokus të emisionit "45 minuta" të gazetarit Denis Minga në Report Tv ka qenë pikërisht protesta e zhvilluar përgjatë ditës së sotme nga studentët e vendit, si dhe pikat për të cilat ata i janë kundërvënë Ministrisë së Arsimit. Për të folur rreth tarifës përkundrejt provimeve të mbartura, kushteve aktuale të konvikteve, tarifës së studimit dhe formimit që duhet të ketë Bordi i Administrimit, në studio të emisionit ka qenë e ftuar deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj.
6 Dhjetor 2018, 17:08 -
-
Studentët pastrojnë mbeturinat te Ministria e Arsimit pas mbylljes së protestës (VIDEO)
Studentët protestuan sot për rreth 6 orë me radhë përpara Ministrisë së Arsimit ku kundërshtuan tarifën për lëndët e mbartura. Ata mbyllën protestën rreth orës 15:50 pasi qeveria vendosi shfuqizimin e VKM-së 288.
6 Dhjetor 2018, 16:21
