-
Protesta e studentëve/ Dom Gjergj Meta: Ju admiroj pafund, na dhatë një shembull të mirë
Ipeshkvi i Rrëshenit ka përshëndetur protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, përmes një postimi në rrjetet sociale se ajo është përgjigja më e mirë për realitetin që është krijuar
6 Dhjetor 2018, 12:15 -
-
Protesta në foto, studentët vijojnë të qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit
Studentët po protestojnë kundër tarifës për kreditet për lëndët e mbartura, gjithashtu kërkojnë përgjysmimin e tarifës së studimeve, përmirësim të kushteve në konvikte dhe numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit në bordin e Arsimit të Lartë.
6 Dhjetor 2018, 12:03 -
-
-
Dhe feudalët e universiteteve/fakulteteve rrinë e vështrojnë
Ka një të veçantë në protestën treditore të studentëve, që është shtrirë tashmë në të gjitha institucionet e larta arsimore me financim publik. Studentët janë hedhur në sulm, qeveria është në mbrojtje dhe ka dhënë shenja se do të tërhiqet nga VKM-ja për t
6 Dhjetor 2018, 11:53 -
-
Kryemadhi përshëndet protestën: Politika duhet të mësojë prej jush
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar duke përshëndetur protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit. “Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush” thotë ajo në një status në Facebook.
6 Dhjetor 2018, 11:32 -
-
-
-
-
-
Revoltohen studentët, lapsa, letra dhe bidona drejt ministrisë së Arsimit
Studentët kanë hedhur letra higjenike, bidona, lapsa dhe stilolapsa drejt ministrisë së Arsimit, të revoltuar, pasi akuzojnë se janë bllokuar valët e internetit, ndërsa kërkojnë reagimin dhe plotësimin e katër kërkesave të tyre.
6 Dhjetor 2018, 11:01 -
-
REPORT TV sjell pamjet nga lart nga protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit
REPORT TV sjell pamjet nga lart të protestës së studentëve paa Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Studentët nga të gjitha fakultetet dhe Bujqësori në Kamëz vijojnë prej orës 10:00 të ditës së stome protestën duke kërkuar plotësimin e katër pikave, kryesoja anulimi i tarifës për kreditet për lëndët e mbeturar.
6 Dhjetor 2018, 10:43 -
-
-
-