-
PD dhe banorët e Unazës i bashkohen protestës? Studentët nuk pranojnë: Do bëjmë gardh
E ndërsa po protestojnë para ministrisë së Arsimit, studentët thonë se u ka ardhur një njoftim që PD dhe banorët e Unazës së Re do i bashkohen protestës. Studentët deklarojnë se nuk do tí pranojnë në protestë, “do të bëjmë gardh për ti bllokuar, nuk i pranojmë këtu’ thonë ata.
8 Dhjetor 2018, 11:45 -
Studentët akuzojnë me emra: Ja pedagogët që marrin lekë për provime
Në ditën e sotme fillimisht ata kanë qëlluar me vezë ministrinë e Arsimit, ndërsa më pas kanë lexuar me megafon emrat e disa pedagogëve që sipas tyre kërkojnë ryshfet për provimet dhe për mungesat në universitet.
8 Dhjetor 2018, 11:37 -
Protesta/ Studentët akuzojnë me emra: Ja pedagogët që kërkojnë lekë për provimet (VIDEO)
Në ditën e sotme fillimisht ata kanë qëlluar me vezë ministrinë e Arsimit, ndërsa më pas kanë lexuar me megafon emrat e disa pedagogëve që sipas tyre kërkojnë ryshfet për provimet dhe për mungesat në universitet.
8 Dhjetor 2018, 11:24 -
-
-
-
-
-
Krahasimi me ditët e para/ Bie numri i studentëve në protestë
Studentët vijojnë marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Kjo është dita e pestë, por në krahasim me ditët e mëparshme, sot numri i protestuesve është më i vogël, pasi një pjesë e studentëve janë larguar drejt qyteteve të tyre, pasi deri të hënën janë pushim.
8 Dhjetor 2018, 10:01 -
-
Studentët vijojnë protestën, vezë drejt Nikollës/ Nuk pranojnë banorët e Unazës së Re: Jo politizim
Studentët po vijojnë protestën në ditën e pestë para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke kërkuar plotësimin e tetë kërkesave. Protesta po vijon prej orës 10:00 edhe pse herë pas here ka pasur reshje shiu, ndërsa ka pasur edhe dy momente tensioni, së pari kur larguan banorët e Unazës së Re për të mos politizuar kauzën dhe kur ministrja Nikolla u afrua studentet duka dale nga zyra, drejt së cilës studentët hodhën vezë dhe letra.
8 Dhjetor 2018, 09:40 -
-
A kanë në plan studentët të rrëzojnë Ramën? Pedagogu i njohur: Askush nuk e di, qeveria është në siklet
Pedagogu i Shkencave Politike, Arlind Qori i ftuar në "Repolitix" në Report Tv tha se kërkesat e studentëve mund të shtohen ditët në vijim. I pyetur nëse studentët kanë një skenar për rrëzimin e qeverisë, aktivisti i lëvizjes &am
7 Dhjetor 2018, 23:01 -
-
'Repolitix', Olti Rrumbullaku: Rinia po ndahet nga partitë, larguan politikën nga protesta
Pedagogu i Ekonomikut thotë se studentët që protestojnë sot përpara Ministrisë së Arsimit janë të datëlindjeve '97-'98 dhe nuk janë kultivuar me atë frymën që përjetoi ndryshimet e '90-ës.
7 Dhjetor 2018, 22:04 -
Plarent Ndreca: Kërkesat e studentëve të dyshimta, duke refuzuar dialogun po shkojnë drejt ultimatumit
Ish-Sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca thotë se studentët krijojnë dyshime për kërkesat e tyre të njëpasnjëshme ndaj qeverisë për qëllimet e vërteta të protestës.
7 Dhjetor 2018, 21:56 -
Protesta e studentëve, Taulant Muka: Lindita Nikolla duhet të japë dorëheqje, në qeveri ka plot 'ngelësa'
Studiuesi rrëfeu edhe bisedën me Ramën gjatë një mbledhje me ekspertë të Arsimit të Lartë. Sipas tij, kryeministri ishte shprehur se as ai dhe as Lindita Nikolla nuk dinë ta bëjnë Reformën në Arsimin e Lartë, pasi kjo iu takon ekspertëve.
7 Dhjetor 2018, 21:43 -
-
'Repolitix'/ Surprizojnë studentët, zbulohen dy kërkesat e reja, ligj të ri për Arsimin e Lartë dhe të ikë Nikolla
Të ftuar në emisionin "Repolitix" ku u diskutua për protestën e studentëve ishin Arlind Qori, pedagog dhe përfaqësues i 'Lëvizja për Universitetin', Olti Rrumbullaku, pedagog i Universitetit të Tiranës, Plarent Ndreca, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Taulant Muka, ish-zv/ministër i Arsimit. Gjatë diskutimeve, pedagogu Arlind Qori tha se do kërkohet edhe një ribërja e Reformës në Arsimin e Lartë, ndërsa studiuesi Taulant Muka shtoi se Lindita Nikolla duhet të japë dorëheqje nga ministre e Arsimit. Dy teza këto të cilat i çojnë në 10-të kërkesat e studentëve drejtuar qeverisë.
7 Dhjetor 2018, 21:26 -
'Rekruton' organizatoren e protestës në Durrës, studentët përzënë deputeten e PD-së
Protesta e studentëve të universitetit “Alekandër Moisiu”, Durrës duket se është menaxhuar intensivisht nga anëtarë të FRPD-së. E megjithatë, deputetja e Partisë Demokratike Fatbardha Kadiu ka qenë ajo që është evidentuar midis studentëve, pasi këto të fundit kanë reaguar menjëherë ndaj prezencës së saj.
7 Dhjetor 2018, 21:02