-
-
Mbyllet protesta në Shkodër, banorët paralajmërojnë tubime të tjera
Pas rreth një ore është mbyllur protesta në qytetin e Shkodrës, ndërsa banorët të mbështetur nga PD-ja paralajmërojnë se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Pas përfundimit të protestës është rihapur rruga dhe qarkullimi në hyrje të Shkodrës vijon normalisht.
12 Dhjetor 2018, 17:21 -
“O dorëzohu, o rrëzohu”/ Qytetarë dhe militantë të opozitës thirrje kundër Ramës në Fushë Krujë
“Poshtë Edi Rama, poshtë qeveria. O dorëzohu, o rrëzohu. Fushë Kruja është me studentët”. Janë këto disa nga pankartat e banorëve të Fushë Krujës që janë ngritur në protestë duke bllokuar rrugën në drejtim të Milotit. Protesta e banorëve mbështetet nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës.
12 Dhjetor 2018, 16:37 -
-
Dita e 3-të e protestave/ Qytetarë të mbështetur nga PD bllokuan rrugët në Fushë Krujë, Shkodër e Lushnje (VIDEO)
Të veshur me jelekë të verdhë si protestuesit në Francë, qytetarët të mbështetur nga Partia Demokratike kërkuan uljen e çmimit të karburantit, treg për prodhimet bujqësore, ndërsa shprehën mbështetjen edhe për studentët në Tiranë.
12 Dhjetor 2018, 15:39 -
-
-
Përfundon protesta në Shkodër, pas djegies së gomave largohen qytetarët
Në Shkodër është mbyllur protesta për ditën e sotme, ndërsa qytetarët pas djegies së gomave dhe thirrje anti-qeverisë janë larguar. Protesta në Shkodër, ashtu si në rrethet e tjera të vendit u mbështet nga degët e Partisë Demokratike.
11 Dhjetor 2018, 17:09 -
-
-
-
-
-
Mbyllet protesta në Lezhë, fillon në hyrje të Shkodrës, bllokohet rruga
E ndërsa në Lezhë është mbyllur protesta, në hyrje të Shkodrës ka nisur. Sindikata e Arsimit, përfaqësues të taksive, mjekëve, por edhe banorë të prekur nga përmbytjet në vitet e kaluara janë ngritur në protestë të mbështetur nga Partia Demokratike.
11 Dhjetor 2018, 16:32 -
-
Protesta në Korçë, fermeri për Report TV: Jemi diskriminuar
Në Korçë, protestës që mbështetet nga PD dhe LSI i janë bashkuar edhe fermerët. Njëri prej tyre, Neki Faco nga Devolli shprehet se “E gjithë Shqipëria është në protestë. Fermerët janë të diskriminuar. Shoqëria kërkon liri ekonomike, ulje takash, luftimin e korrupsionit” tha ai.
11 Dhjetor 2018, 16:19 -
-
-
-
