-
-
Shtyhet seanca e parë në GJKKO për aferën Partizani! Berisha nuk shkon, manovra me fletëthirrjen! Malltezi: Nuk e njoftova! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen
Nis me shtyrje gjyqi për aferën Partizani, ku kreu i opozitës Sali Berisha dhe dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi janë nën akuzë për korrupsion e pastrim parash. Berisha nuk u paraqit në sallën e gjyqit, duke pretenduar se nuk ishte vënë në dijeni zyrtarisht. Fletëthirrja për të ishte firmosur nga Malltezi i cili tha se nuk e kishte njoftuar ish kryeministrin.
30 Qershor 2025, 07:14 -
Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit
Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se ai ka përdorur pushtetin për të rikthyer një pronë me procedura të dyshimta në favor të dhëndrit të tij dhe 5 ish-pronarëve të tjerë, por që në fund të këtij procesi, dhëndri – një pjesëtar minor i bashkëpronarëve – ka dalë aksioner kryesor duke përfituar nga favoret shtetërore të vjehrrit të tij kryeministër, që janë përkthyer në të ardhura financiare.
29 Qershor 2025, 20:20 -
Afera 'Partizani'/ Nesër hapet procesi i vitit: Seanca e parë gjyqësore ndaj të pandehurve Berisha e Malltezi
Sali Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë përballën për herë të parë në bankën e të akuzuarve si të pandehur në një proces penal. Nuk dihet nëse Berisha do të jetë apo jo i pranishëm në seancë apo do të përfaqësohet nga avokatët.
29 Qershor 2025, 16:16 -
Afera Partizani/ Jamarbër Malltezi mbetet në arrest shtëpie, Gjykata e Lartë nuk i pranon rekursin
Jamarbër Malltezi kërkoi revokimin e masës së arrestit shtëpiak, por Gjykata e Lartë nuk i pranoi rekursin. Ai është i pandehur për aferën Partizani, nën akuzë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
25 Qershor 2025, 10:35 -
Afera Partizani/ Kërkon revokim të masës së sigurisë, GJKKO shtyn shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit
GJKKO ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së Malltezit për revokimin e masës së sigurisë. Seanca e radhës do të mbahet më 30 qershor, në orën 09:30, ditën kur do mbahet edhe seanca e parë në themel për dosjen Partizani.
19 Qershor 2025, 12:18 -
Berisha dhe dhëndri në bankën e të akuzuarve, GJKKO nis më 30 qershor gjykimin për aferën ‘Partizani’
GJKKO cakton datën 30 qershor për seancën e parë në themel ndaj Berishës, Malltezit dhe 3 të pandehurve të tjerë për aferën “Partizani”.Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë treshja e gjyqtarëve. Berisha komenton nga selia blu: Mbrojtja ende nuk ka vendimin për dërgimin e çështjes për gjykim.
12 Qershor 2025, 10:26 -
SPAK thërret sot Sali Berishën, do pyetet për kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka për akuzën e shpifjes (DOKUMENTI)
Sali Berisha është thirrur nesër në 10:00 në SPAK, për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që është depozituar nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, për shpifje. Argita Berisha e akuzoi gjyqtaren se mori 500 mijë euro nga një eksponent i PS. Nëse nuk paraqitet, përballet me penalitete dhe shoqërim të detyruar. Reagon edhe avokati Gjokutaj
9 Qershor 2025, 18:36 -
Afera Partizani/ Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do gjykojnë Berishën, dhëndrin e 3 të tjerët! Elsa Ulliri kryesuese
Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë treshja gjykuese për dosjen e aferës Partizani. Brenda 10 ditësh duhet të caktojnë datën e seancës së parë të gjyqit në themel.
2 Qershor 2025, 11:17 -
Afera e dosjes ‘Partizani’/ Të hënën hidhet shorti për treshen gjykuese të çështjes në GJKKO! Të pandehur Berisha, dhëndri i tij Malltezi dhe 3 të tjerë
Javën e dytë të qershorit pritet seanca e parë, përballja e vërtetë me Drejtësinë, Berisha-Malltezi në gjyq! Thuajse 2 javë pas vendimit për kalim në gjyq, dosja e aferës Partizani, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerë, do të njohë të hënën treshen gjykuese. Report Tv ka mësuar se shorti hidhet nesër, ndërsa të vetmet gjyqtarë të përjashtuar nga shorti janë Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi
1 Qershor 2025, 09:38 -
Aleati Meta i pandehur, Berisha në pritje të gjykimit në themel për Aferën “Partizani”! Ende pa short për treshen e gjyqtarëve, Davidhi s’ka dorëzuar vendimin
Teksa aleati i tij Ilir Meta merret sot zyrtarisht i pandehur, për Berishën në GJKKO ende nuk ka një datë shorti për caktimin e treshes gjykuese të dosjes së aferës Partizani. Në Sekretarinë e Gjykatës ende nuk është dorëzuar vendimi i zbardhur i gjyqtares Flojera Davidhi që më 19 maj vendosi kalimin në gjyq për të pandehurit Berisha, Malltezi dhe bashkëpunëtorët e tyre
27 Maj 2025, 14:14 -
Afera ‘Partizani’/ Dhëndri i Berishës tjetër kërkesë për revokim të ‘arrestit shtëpiak’, Malltezi i kërkon Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka depozituar sot një kërkesë tjetër në Gjykatën e Lartë, për rrëzimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’, e dhënë nga GJKKO-ja e shkallës së parë që prej muajit nëntor 2023 për dosjen e aferës “Partizani”
27 Maj 2025, 13:11 -
-
Dhëndri Malltezi akuza gjyqtares Flojera Davidhi që u lavdërua nga Berisha kur e nxori nga arresti shtëpiak, qëndrimet e Familjes për drejtësinë sipas interesave të saj
Raporti hipokrit i Familjes Berisha me drejtësinë nuk ndryshon. Çdo gjyqtar dhe prokuror që mer një vendim në favor të saj, lavdërohet nga Sali Berisha si i pakapur nga narkoregjimi, me integritet dhe i panështruar.
19 Maj 2025, 18:48 -
Berisha e Malltezi në gjyq/ E gjithë skema për privatizimin e ‘Partizanit’, ligje të porositura, shteti në gjunjë dhe milionat e eurove fitim
Janë me mijëra fashikujt me prova që SPAK ka dorëzuar në GJKKO, për të provuar atë që e quan skemën e përdorur nga Berisha si kryeministër për pasurimin e familjes së tij. Ai vuri shtetin dhe pushtetin në funksion të këtij qëllimi.
19 Maj 2025, 16:27 -
Kalon për gjykim afera Partizani/ Avokati Gjokutaj sulm drejtësisë: GJKKO mori vendimin me urdhër të Ramës
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen e aferën Partizani, me të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin. Avokati Genc Gjokutaj në një komunikim për mediat, sulmoi drejtësinë, duke thënë se vendimi u diktua nga Rama."Sot ishte seanca e fundit, ku u bë edhe vendimmarrja që sapo thatë. Paraq
19 Maj 2025, 14:55 -
Afera Partizani në gjyq/ Nis përballja e Berishës dhe dhëndrit me drejtësinë! Ish-kryeministri zyrtari më i lartë në histori para togave të zeza! Vendimi i GJKKO u zvarrit deri pas zgjedhjeve
Sali Berisha është bërë zyrtari më i lartë në historinë e shtetit shqiptar që do të vihet para një gjykatë me akuzën e korrupsionit. Pas 7 muajsh seancë paraprake dhe zvarritje deri pas zgjedhjeve, gjyqtarja Flojera Davidhi vendose kalimin për gjykim të dosjes Partizani, ku përveç Berishës është i pandehur edhe dhëndri i tij Malltezi dhe 3 të tjerë, Bektashi, Begeja e Pustina.
19 Maj 2025, 07:23 -
Afera Partizani, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi
Rrëzohet sërish kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi lidhur me dosjen Partizani. Kërkesa e parë u rrëzua në 28 prill ndërsa seanca e radhës për kalimin ose jo të dosjes për gjykim pritet të mbahet më 19 maj.
13 Maj 2025, 12:20 -
Afera ‘Partizani’, Idajet Beqiri: Procesi po zvarritet, dosja duhet të kishte kaluar për gjykim, Malltezi rrezikon 12 vite burg, Berisha 8
Për avokatin Idajet Beqiri, dosja 'Partizani', është duke u zvarritur, pasi tashmë sipas tij duhet që të kishte kaluar për gjykim. Ai tha seanca është lënë jo pa qëllim pas zgjedhje, pasi në këtë mënyrë shihet edhe rezultati që do të marr në zgjedhje Berisha.
5 Maj 2025, 17:07 -
Seanca në GJKKO për aferën Partizani, avokatja e Berishës paralajmëron tjetër zvarritje: Gjoka e dënuar për falsifikim dokumentesh, nuk e deklaroi! Vendimi u sigurua nga Beleri
Avokatja e Sali Berishës, Klodiana Gjyzari ka folur për mediat para nisjes së seancës paraprake të aferës Partizani. Vetë ajo paralajmëroi se do t’i drejtohen gjyqtares Davidhi me kërkesa të tjera procedurale, duke vazhduar kështu me taktikat e zvarritjes. Avokatja tha se dokumenti është siguruar nga Fredi Beleri, ndërsa Gjyzari ka qenë edhe av
5 Maj 2025, 11:35
