-
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha në gjyq ditën e parë të fushatës? Nesër seanca e radhës paraprake, GJKKO vendos nëse do e kalojë për gjykim bashkë me dhëndrin
Kur bëhen fiks 7 muaj që kur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi u morën të pandehur nga Prokuroria e Posaçme vendimi për kalimin ose jo në gjyq ende nuk është marrë. Për aferën e ish kompleksit “Partizani” priten vetëm konkluzionet e SPAK, ndërsa seanca e kaluar u shty për shkak se Malltezit i mungoi avokati me pretendimin për arsye shëndetësore.
10 Prill 2025, 15:09 -
Afera ‘Partizani’/ Vijon zvarritja, qëllimi të shtyhet deri pas zgjedhjeve? Berisha dhe dhëndri Malltezi të pandehur për korrupsion
Më 11 prill kur është lënë seanca e radhës për dosjen “Partizani” bëhen 7 muaj fiks që kur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi u morën të pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Procesi është shtyrë dhe zvarritur, ndërsa gjyqtarja Davidhi nuk e një vendim për kalim në gjyq themeli, që do të ishte përballja e vërtetë e Berishës e Malltezit me drejtësinë. Një zvarritje pa kuptim, që shton dyshimet për taktikë të qëllimtë për ta shtyrë pa fund procesin.
4 Prill 2025, 17:30 -
5 muaj zvarritje/ Shtyhet sërish seanca paraprake për aferën 'Partizani', mungon avokati i Malltezit! Më 11 prill vendoset nëse Berisha dhe dhëndri do kalojnë për gjykim
Nuk ka fund seanca paraprake e dosjes “Partizani” me të pandehur Sali Berishën. Seanca u shty sërish për shkaqe shëndetësore të avokatit të Jamabër Malltezit. Ndërkohë, Sali Berisha u rrëzua edhe nga Gjykata e Lartë, e cila nuk pranoi ndryshimin e trupës gjykuese për rekursin e masës “detyrim paraqitje”. Seanca u la më 11 prill, ditën kur nis zyrtarisht fushata elektorale.
4 Prill 2025, 07:15 -
Nesër seanca për aferën 'Partizani'/ Pas 5 muajsh zvarritje, më në fund pritet të vendoset nëse Berisha dhe Malltezi do kalojnë për gjykim
Nesër mbahet seanca paraprake për aferën Partizani. Gjyqtarja Davidhi më në fund do të vendosë nëse kalon ose jo për gjykim dosja me të pandehur ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerë. Seancat paraprake janë shtyrë për 5 muaj, ndërsa vendimi për kalim në gjyq themeli do të ishte përballja e vërtetë e Berishës e Malltezit me drejtësinë.
3 Prill 2025, 16:55 -
‘Mafia dhe narkoshteti prenë pyjet e zaptuan tokat!’ Berisha dhe dhëndri online, prezantojnë programin e Mjedisit të PD: Taulant Ballës i del emri në Librazhd!
Sali Berisha bëri pjesë të panelit edhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, online për shkak të masës arrest shtëpie nga GJKKO dhe SPAK për aferën e dosjes “Partizani”, ku është i akuzuar e i pandehur edhe vetë ish-kryeministri (me detyrim paraqitjeje). Teksa vetë akuzohet zyrtarisht për 'zaptim tokash', shigjetoi qeverinë
31 Mars 2025, 20:12 -
Kundërshtohet plani për betonizimin e Drilonit nga “Kontakt”, në bashki s’dinë asgjë! Ortaku i Malltezit, Bektashi po shet pa nisur punimet! PD e Berishës asnjë fjalë
Kompania “Kontakt” e Fatmir Bektashit, ortak Jamarbër Malltezit dhe të dy të pandehur për aferën “Partizani”, ka projektuar një kompleks me pallate në parkun e Drilonit në Pogradec. Report Tv pa nga afër zonën e vijës së parë në breg të Liqenit, ku Bektashi ka njoftuar se do të ndërtojë, teksa po vijon shitjen edhe pse puna ende s’ka nisur dhe në Bashkinë Pogradec nuk kanë asnjë informacion.
30 Mars 2025, 14:24 -
Katalogu/ Dalin pamjet e 301 pronave të krimit të sekuestruara! 13 pasuritë e Jamarbër Malltezit 17 milionë euro! Vilat e Ahmetajt, Kryemadhit e Ervis Martinajt
Për herë të parë, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara publikon katalogun e 301 pasurive të sekuestruara me të ardhur nga krimi e korrupsioni. Mes tyre, 13 pasuri me vlerë 17 milionë euro janë të Jamarbër Malltezit. Në katalog figurojnë pronat me foto të Arben Ahmetajt, Ervis Martinajt apo Saimir Taullaut.
30 Mars 2025, 13:25 -
Dosja ‘Partizani’, Kthupi në Report Tv: Çështja do të kalojë për gjykim, juridikisht është e vështirë që GJKKO ta kthejë apo pushojë!
Çfarë do ndodhë me dosjen e aferës ‘Partizani”, ku i akuzuar është kreu i PD-së, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenë dhe noterja e familjes.A do e kalojë GJKKO për proces në themel apo do rikthejë çështjen për hetime të tjera, n&
26 Mars 2025, 22:25 -
Ortaku i dhëndrit të Berishës betonizon Drilonin e Tushemishtin! Këshilltari bashkiak i Pogradecit: Stop kullave 12-katëshe të ‘Kontakt’, UNESCO ka ndaluar ndërtimet
Kompania “Kontakt” e Fatmir Bektashit ka projektuar një kompleks me kulla 12-katëshe në parkun e Drilonit në Pogradec. Këshilltari bashkiak Arbër Male u ka bërë thirrje institucioneve të mos lëshojnë lejen e ndërtimit, pasi UNESCO e ka ndaluar ndërtimin në këtë zonë, sepse është pjesë të trashëgimisë botërore.
25 Mars 2025, 16:49 -
-
Raporti i ri i DASH fundos Sali Berishën: Inkriminimi i ish-kryeministrit, sukses i SPAK! I pandehur për ‘Partizanin’, pasuroi familjen! Stafi i Trump nuk harron as shpalljen ‘non grata’
Raporti i ri i DASH, i mars 2025, fundos sërish Sali Berishën. Në krye të arritjeve të SPAK, DASH liston marrjen e Sali Berishës të pandehur për aferën Partizani, duke pasuruar familjarët e tij. Stafi i Trump nuk i ka harruar ish-kryeministrit as shpalljen non grata, ndërsa në raport DASH thekson se duhet të vijohet me reformën në drejtësi.
21 Mars 2025, 18:33 -
Bollino: Këlliçi në seancë për shpifje nxjerr tym që s’ka lidhje me gjyqin vetëm sepse nuk ka asnjë provë për t’u mbrojtur
Ai përdor gjyqin për shpifje për të shpifur prapë. Kjo është sikur një hajdut biçikletash që po gjykohet për vjedhje në Gjykatën sapo del nga Gjykata vjedh një tjetër biçikletë për të shkuar në shtëpi.
20 Mars 2025, 18:40 -
5 muaj seancë paraprake, ç’po ndodh me dosjen e aferës “Partizani”?! Të pandehurit për korrupsion Berisha e Malltezi taktikë për zvarritje pa fund (VIDEO)
Kanë kaluar mbi 6 muaj kur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi u morën të pandehur nga Prokuroria e Posaçme dhe ende gjyqi nuk ka nisur. Seanca paraprake është shtyrë dhe zvarritur për rreth 5 muaj, ndërsa gjyqtarja Flojera Davidhi nuk e një vendim për kalim në gjyq themeli, që do të ishte përballja e vërtetë e Berishës e Malltezit me drejtësinë. Një zvarritje pa kuptim, që shton dyshimet për taktikë të qëllimtë për ta shtyrë pa fund procesin.
18 Mars 2025, 10:42 -
Dosja e aferës Partizani/ Pasuritë e Malltezit mbeten të sekuestruara, Gjykata Kushtetuese refuzon shqyrtimin e çështjes
Gjykata Kushtetuese e ka zgjidhur në seancën e shqyrtimit paraprak padinë e bashkëshortëve Jamarbër dhe Argita Malltezi që në nëntor 2024 i kërkuan kthimin e pasurive të bllokuara për shkak të dosjes ‘Partizani’.
16 Mars 2025, 22:09 -
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
Gjykata e ka shtyrë përsëri sot seancën për në datën 4 prill, ku do të dëgjohen edhe pretendimet e prokurorëve të SPAK. Më pas gjyqtarja e çështjes, Flojera Davidhi, do të shprehet me vendim
13 Mars 2025, 14:48 -
Haklaj zbulon kulisat me listat e PD: Berisha do bëjë deputet dhëndrin Jamarbër Malltezi, do t’i vëjë kundër Drejtësisë dhe SHBA! Të bëhet vettingu i politikanëve
Ish-deputeti Azgan Haklaj zbuloi detaje nga makinacionet politike me listat e Partisë Demokratike për deputetë. Ai u shpreh sot në ‘Studio Live” se Sali Berisha, i cili prej më shumë se një viti është nën akuzë për aferën “Partizani”, jo vetëm që i është dorëzuar lobit grek dhe ka mashtru
7 Mars 2025, 18:11 -
Afera Partizani/ GJKKO rrëzon sërish Malltezin, mbetet në arrest shtëpie! Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë për masën detyrim paraqitjeje
GJKKO lë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin, i pandehur për aferën partizani. Nga ana tjetër. Berisha i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë dhe kërkon heqjen e masës detyrim paraqitjeje.
5 Mars 2025, 13:06 -
-
Hetues Këlliçi vijon me bullizimin pasi nuk gjen dot 3 prova për t’i shpëtuar dënimit në gjyqin me gazetarin Carlo Bollino
Si gjithmonë, Këlliçi përmbys realitetin. Me një postim surreal ka përgënjeshtruar Bollinon, duke pretenduar se ka qenë ai – pra i akuzuari – që ka refuzuar pajtimin. Dhe për ta bërë çështjen edhe më qesharake, Këlliçi premton “prova të reja” kundër Carlo Bollinos.
26 Shkurt 2025, 17:42 -
Afera 'Partizani'/ Biznesmeni Bektashi përfundon mbrojtjen, kërkon pushimin e dosjes! Më 6 mars, mbrojtja e Studio Pustina dhe 'Homeplan'
Ditën e sotme u zhvillua në GJKKO seanca paraprake për dosjen 'Partizani', ku ka përfunduar mbrojtjen biznesmeni Fatmir Bektashi. Ai ka kërkuar pushimin e çështjes, duke pretenduar se nuk ka vepër penale dhe se faktet për të cilat akuzohet janë të karakterit civil. Seanca e radhës më 6 mars ku do të bëjnë mbrojtje dy kompanitë 'Homeplan' dhe Studio Pustina.
26 Shkurt 2025, 11:28
