-
Familja kërkoi ndihmë në 'Pa Gjurmë', gjendet i vdekur në kanal Ded Shkreta. I biri: E vranë
Familjarët e Ded Shkretës thanë për Report Tv se viktima ka shenja plage në trup dhe kokë të shkaktuara nga sende të forta, por sipas policisë nga këqyrja e trupit nuk rezulton një gjë e tillë, ndërsa do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do përcaktojë shkaqet e vdekjes. Familjarët e tij e shpallën në kërkim në emisionin "Pa Gjurmë" pak ditë më parë, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve. Report Tv mëson se familja e xhaxhait të Ded Shkretës ishte në hasmëri me familjen Llanaj, çka shton dyshimet e familjarëve se mund të jetë vrarë.
2 Shkurt 2019, 16:56 -
‘Pa gjurmë’/ Prej 6 ditësh i humbur, vuan nga sëmundja e sklerozës, dy vëllezrit në kërkim të babait 64-vjeçar
Në studion e emisionit "Pa gjurmë", erdhi e trajtuar historia e 64-vjeçarit Ded Shkreta, i cili vuan prej kohësh nga sëmundja e sklerozës, dhe që prej datës 25 janar ka humbur çdo kontakt me familjen e tij. Rasti i tij u denoncua një ditë më parë nga djali i madh, Ermali që ditëm e sotme bashkë me vëllain e tij, kanë prezantuar historinë e tyre në përpjekje për të rënë në gjurmët e babait të tyre.
30 Janar 2019, 20:57 -
'Pa Gjurmë'/ Denoncohet humbja e 63-vjeçarit me sklerozë, djali: Mami u mundua ta ndalonte, por ai hipi në furgon dhe iku
Ermal Shkreta ka denoncuar këtë të martë në studion e emisionit "Pa Gjurmë" humbjen e babait të tij, Ded Shkreta. Ky i fundit, i cili vuan prej kohësh nga skleroza, rezulton i humbur që prej datës 25 janar. Ermal Shkreta ka rrëfyer për moderatoren Odeta Dume momentin e fundit që ka parë të atin, si dhe përpjekjet për t'u vendosur në gjurmët e tij.
29 Janar 2019, 22:53