Familja kërkoi ndihmë në 'Pa Gjurmë', gjendet i vdekur në kanal Ded Shkreta. I biri: E vranë

MAMURRAS - Gjendet i vrarë në një kanal Ded Shkreta, 63-vjeçari i denoncuar i zhdukur nga familjarët prej datës 25 janar të këtij viti. Familjarët e viktimës thanë për Report Tv se ai ka shenja plage në trup dhe kokë të shkaktuara nga sende të forta, të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen. Ndërsa policia thotë se në trupin e tij nuk ka shenja dhune, por megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ded Shkreta është gjetur i pajetë në fshatin Adriatik, pranë Mamurrasit mesditën e kësaj të shtune, ndërsa ngjarja dyshohet për hakmarrje. Familjarët e tij e shpallën në kërkim pak ditë më parë në emisionin "Pa Gjurmë", duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij (Lexo këtu).

Njoftimi i policisë
Kurbin
Informacion paraprak 
Sot, rreth orës 15:57, në fshatin Adriatik në Kurbin, në një parcelë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.Sh., 63 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka qenë larguar nga banesa që nga data 25 janar 2019. Ai merrte mjekim për shkak se vuante nga sëmundja e sklerozës. 

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të situatës.

I biri dyshon vrasje për hakmarrje
Ermal Shkreta, djali i Ded Shkretës thotë se i ati i tij është vrarë. Familja e Shkretës ishte në hasmësi me familjen Llanaj gjithashtu në Mamurras, çka sipas tij shton dyshimet se krimi mund të jetë kryer për gjakmarrje. Disa vite më parë dy prej familjarëve të xhaxhait të Ded Shkretës, Alban dhe Altin Shkreta hapin zjarr ndaj Muharrem Llanajt, ku i vdekur mbeti nipi i tij i mitur, Endri Llanaj, 9 vjeç, djali i Jetmir Llanajt. Kjo ngjarje e regjistruar në qershor 2012, futi në gjak dy familjet. Altin Shkreta u dënua me 25 vite burg, ndërsa Alban Shkreta me burgim të përjetshëm. Jetmir Llanaj u betua mbi varrin e të birit se do hakmerrej.

Dhe hakmarrja nuk vonon pasi në nëntor të 2012-ës, iu bëhet atentat me armë zjarri dy vëllezërve Shkreta, Arjan (Gentian) Shkreta, Ledi (Emanuel) Shkreta. I pari humbi jetën në vend, ndërsa i dyti mbeti i plagosur rëndë. Si autorë u identifikuan dhe më pas arrestuan Jetmir Llanaj dhe vëllai i tij, Muharrem Llanaj, të cilët u dënuan me nga 25 vite burg.

Ded Shkreta mori furgonin te Kthesa e Kamzës dhe zbriti në Fushë Mamurras ku humbi gjurmët
Sipas djalit të tij, Ermal Shkreta, Deda vuante nga skleroza dhe ai shpresonte se 63-vjeçari nuk ishte kthyer në banesë për shkak të sëmundjes, duke përjashtuar si pistë çdo gjatë tjetër që mund të kishte lidhje me zhdukjen e tij. Për herë të fundit, Ded Shkreta ishte parë te Kthesa e Kamzës në datën 25 janar, teksa hipte në një furgon i cili ka ndaluar në Mamurras, si stacion i fundit. 

"Ne mendonim se ai ishte nisur për në Laç, por pasi pyetëm drejtuesin e furgonit, u njoftuam se ai kishte mbërritur në Mamurras", u shpreh Ermal Shkreta, i cili tregoi më pas se ka kontrolluar gjithandej për të atin dhe se gjurma më e fundit prej tij i ka rezultuar në Fushë-Mamurras Adriatik. "Përmes pamjeve filmike të një kamere, e kemi parë se ai ka kaluar në Fushë-Mamurras në orën 17:20 të darkës", tha ai. Pikërisht pranë këtij fshati, në një kanal anash rrugës, Ded Shkreta është gjetur i pajetë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mazllem pepinua: 03/02/2019 10:07

    o maloqe e shikoj qe jane rritur kelyshet vrapuesve te skuadres olimpike te bythqim gazidedes shikojin mire videot qe akoma qarkullojne si me shtet ne dore nuk ishit ne gjendje te shypnit popullin e jugut beni si te forte me bythepambuket e tiranes PO keto gjera ngjasin nga vermoshi ne ksamil, madje edhe ne itali, greqi, zvicer e angli po ngjasin kur dy maloke behen bashke.

    Përgjigju
    • Altin: 03/02/2019 13:32

      Ke te drejte ne veri ndodhin keta gjera, se ne jug u kepusin qafen femijeve si ne fier, ne permet u kepusin kokat, ne lushnje luajne futboll me koka njerezish, ne berat perdhunojne nenen e kundershtarit 60 e kusur vjece e me pas e vrasin, ne vlore vellai vret vellain per token e babes etj etj. Ti mazllem shfryhu ketu vlla se do jesh ndonje legen bathoreje i rrethuar nga maloket i frustruar dhe shfryhesh ketu, e kur i shikon komshite atje u buzeqesh e u thua vella.

    • hakunamatata: 03/02/2019 11:24

      Ngushellimet e mia per familjen tende,sepse kosherja jote eshte bosh.

  • Landi: 03/02/2019 02:32

    Mazllem muti Ti me Siguri ske pas le ne 97 qe flet Si buqe rrugash ,e mos kujto se na perfaqesojn 200 police te sali berishs gjith veriun Si mendo ti mi halesh ,se nuk ka pas luft veri jug mor qen bir qeni , shqiptart jan nje jo Si puna jote rrac muti qe ku te komentojsh fut perqarje krahinash .

    Përgjigju
  • [email protected]: 03/02/2019 01:14

    Ngushëllime familjes Maloket nan e moter u q... Mor lepuj m po skeni b... Me than ne sy se ua q r

    Përgjigju
  • 0000: 02/02/2019 22:04

    Askush nuk duhet te gezohet me fatkeqesine e tjetrit,dhe keto ngjarje ndodhin nga Vermoshi ne Konispol,e nuk ka lidhje se eshe malok.

    Përgjigju
  • mazllem pepinua: 02/02/2019 19:51

    mos u merzitni quna nuk eshte faji juaj qe jeni maloke edhe sa per trimeri po u kujtoj 97 kur u vume para si lope me te shpejte jeni edhe se lepujt edhe sot asgje nuk ka ndryshuar

    Përgjigju
  • Fredi: 02/02/2019 18:29

    Bo bo bo ç’ neandëralizëm primitiv shpellash! Pu pu pu..

    Përgjigju
  • Toni: 02/02/2019 18:06

    @ Mazllem Mos ta kan punu token e babes malokt ty mor klysh .

    Përgjigju
  • mazllem pepinua: 02/02/2019 17:50

    pune malokesh gjelle qensh sa me pak aq me mire i behet botes

    Përgjigju
    • florid: 02/02/2019 19:03

      mazllem te qift derri robt klysh kurve. dukesh nga mbiemri pepinua qe je fisqir klysh grek

    • CaBone: 02/02/2019 18:38

      Ti kur je rracist me rracen tate magjino si mund te jesh me tjeret. Ngushllime familjes. Kto jan komente pabuksash vlla

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin