'Pa Gjurmë'/ Denoncohet humbja e 63-vjeçarit me sklerozë, djali: Mami u mundua ta ndalonte, por ai hipi në furgon dhe iku
I djali i të humburit, Ermal Shkreta
Humbja e një 63-vjeçari me sëmundjen e sklerozës është denoncuar këtë të martë në studion e emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv. Ded Shkreta, 63 vjec u largua nga shtëpia e tij më datë 25 janar. Ndonëse bashkëshortja e tij ishte munduar ta ndalonte, i veshur me xhaketë të bardhë, pantallona e kapelë të zezë dhe me një qese në dorë, Ded Shkreta mori një drejtim të paditur.
Sot në studion e "Pa Gjurmë" ka qenë i pranishëm djali i tij, Ermal Shkreta, i cili ka rrëfyer për gazetaren Ledina Jakimi se babai i tij ka hipur në një furgon i cili ka ndaluar në Mamurras. "Ne mendonim se ai ishte nisur për në Laç, por pasi pyetëm drejtuesin e furgonit, u njoftuam se ai kishte mbërritur në Mamurras", u shpreh Ermal Shkreta, i cili tregoi më pas se ka kontrolluar gjithandej për të atin dhe se gjurma më e fundit prej tij i ka rezultuar në Fushë-Mamurras Adriatik. "Përmes pamjeve filmike të një kamere, e kemi parë se ai ka kaluar në Fushë-Mamurras në orën 17:20 të darkës", tha ai.
Ndonëse familja Shkreta gjendet në hasmëri, Ermal Shkreta insistoi për moderatoren Odeta Dume se babai i tij nuk është rikthyer në shtëpi vetëm për shkak të sëmundjes së tij.
I shqetësuar për fatin e të atit, Ermali iu drejtua në fund të gjithë ndjekësve të televizionit Report Tv që sapo të hasen me Ded Shkretën, ta njoftojnë menjëherë për vendndodhjen dhe gjendjen e tij. Fill pas kësaj thirrjeje, një telefonatë ka ardhur në studion e emisionit "Pa Gjurmë", përmes së cilës një qytetar ka bërë dije se e ka parë Ded Shkretën në një kryqëzim në Fushë-Krujë.
Ndërkohë, kërkimet vijojnë për gjetjen e 63-vjeçarit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ I vranë të birin, babai i Martin Canit flet për Report Tv pas protestës: E pabesueshme, falënderoj shqiptarët që ma lehtësojnë këtë dhimbje (VIDEO)
21 Nëntor, 16:16
-
Historia në Lushnje/ Në burg për përdhunimin e një vajze, fëmijët e 63 vjeçarit në 'Pa Gjurmë' kërkojnë drejtësi për të atin
12 Korrik, 17:28
-
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 16:27
-
Ndodh e papritura në ‘Pa Gjurme’! Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur, i riu i suprizon live: Jam mirë
29 Maj, 18:10
-
Pas apelit në ‘Pa Gjurmë’, bebja 11 muajshe e braktisur strehohet në Shtëpinë e Foshnjes! Koçiu: E trazuar nga ngjarja! Denonconi çdo rast
10 Prill, 15:53
-
Ekskluzive/ 'O marr atë o vetëflijohem!’ Babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin flet për ‘Pa Gjurmë’: Ma rrëmbeu, e pranova nga e keqja
12 Janar, 16:52
-
Varrimi i 33 vjeçarit që u vra nga kunati se abuzoi seksualisht me vajzën e tij, mungon motra, gruaja e autorit! Nuk shkojnë as shokët e viktimës: Ndihemi të turpëruar
12 Janar, 16:14
-
29-vjeçari Angjelo Avdiu u gjet i varur në Greqi, i vëllai në ‘Pa Gjurmë’: E njoha vetëm nga çakmaku! Ja çfarë dyshon policia
27 Nëntor 2023, 16:15
-
Gjashtë muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit, reagon nëna: Vajza nuk bëri aksident, dyshoj se trupi u fsheh në morg!
23 Nëntor 2023, 17:19
-
'Artemis mbahet peng!' Prindërit e 19 vjeçares së zhdukur prej 3 vitesh në Greqi kërkojnë ndihmë në 'Pa Gjurmë'! Letra anonime dhe dëshmitë e reja
1 Nëntor 2023, 18:57
-
Lidhet live nga burgu me ‘Pa Gjurmë’, 37-vjeçari Artur Çollaku kërkon të rilidhet me familjen: Prej 8 vitesh në izolim nuk kam takuar askënd
30 Tetor 2023, 17:10
-
Historia e pabesueshme! U rrëmbye 13 vjeç gjatë luftës në Kosovë, 'Pa Gjurmë' e bashkon me familjen pas 24 vitesh
27 Tetor 2023, 14:15