Mbrëmjen e kësaj të mërkure, në studion e emisionit të “Pa gjurmë” ka ardhur i trajtuar rasti i denoncuar një ditë më parë i humbjes së 64-vjeçarit Ded Shkreta, i cili vuan që vuan nga sëmundja e sklerozës. Ded Shkreta në gusht të vitit 2018 është diagnostifikuar me sëmundjes e sklerozës, dhe të premten e kaluar rreth 6 ditë më parë i ka shpëtuar në pakë minuta syrit të familjarëve të shtëpisë, duke humbur kontaktin me ta.
Dedë Shketa babai i 5 fëmijëve ka humbur, të premten e kaluar. Ai është larguar nga Mamurrasi mbrëmjen e 25 Janarit, është babai i 5 fëmijëve dhe që prej 6 ditësh ka humbur çdo kontakt me familjen. Të shqetësuar për fatin e babait të tyre mbrëmjen e sotme, dy djemtë e 64-vjeçarit Ded Shkreta, Ermal dhe Lesh Shkreti vendosën të rrëfenin historinë e familjes së tyre, ku treguan para gazetares Odeta Dume se babai i tyre vuante prej disa muajsh nga sëmundja e humbjes së kujtesës. Djali i madh Ermali ka treguar se babai i tij vuante prej 8 muajsh nga sëmundja e sklerozës .
“ Ka 8 muaj që vuan nga sëmundja e sklerozës. As emrin tim nuk e mbante mend. E ruanim se kishim frikë se mund të largohej ” ,
Ermal Shkreti, djali i madh i 64-vjeçarit
Ndërkohë, gjatë emisionit të ditës së sotme kanë ardhur informacione të reja lidhje me vendodhjen e mundshme të 64 vjeçarit, pasi djali i madh Ermali tregoi për gjetjen e kamerave të sigurisë që tregojnë gjurmët e fundit të Dedë Shkretës, i cili sipas videove është parë për herë të fundit duke kaluar në ambientet e një zone private zonën e Adriatikut, rreth orës 17:17 të pasdites së të premtes.
“Mami me gjithë babin ishin në spital, për të marrë mjekimin e babait . Më pas erdhën tek shtëpia , kishte bërë drekën,. Babai kishte dalë në oborr. E thërret babain O Ded o Ded, por ai largohet . Vjen një furgon , që bënte linjën Fushë-Krujë-Mamurras-Laç Babai kishte dalë rreth orës 10:30 të mëngjesit. E pyes mamanë. Mora babin në telefon më tha. Ikëm tek aeroporti për të bërë kërkime në Adriatik. I kërkuam një punonjësi për të hapur kamerat. Nga këto pamje, ne pamë babain që ishte larguar rreth orës 17.17 të pasdites në zonë e Adriatikut dhe është përshëndetur dhe më një shofer furgoni. Që nga ajo ditë s’ kemi lënë vend pa kërkuar. Babai është 1.70 i gjatë. Mban 2 ora. E kam bërë atë natë denoncimin në polici, dhe policia nuk ka bërë asnjë përpjekje".
Ermal Shkreti, djali i madh i 64-vjeçarit