-
Një masiv shkëmbinjsh ra mbi aksin Librazhd–Qafë Thanë në zonën e quajtur Dragostunjë, duke bllokuar për 7 orë rrugën nacionale. Fatmirësisht asnjë mjet nuk po kalonte kur shkëmbinjtë u shkëputën rreth orës 11.00. Më pas qindra mjete që udhëtonin nga drejt Korçës dhe anasjelltas u bllokuan duke krijuar radhë kilometrike.
1 Shkurt, 12:12 -
Digjet plotësisht kati i dytë i një banese në Maliq, zjarri nisi kur banorët ishin në gjumë, shkak dyshohet një defekt elektrik (VIDEO)
1 Shkurt, 10:07Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur gjatë natës, ndërkohë që familjarët kanë qenë në gjumë, si pasojë e një defekti elektrik ose nga një sobë ngrohjeje.
-
Dyshohet si autori i vjedhjes në 4 automjete, arrestohet 42-vjeçari në Korçë! I dënuar edhe më parë për këtë veprimtari (VIDEO)
1 Shkurt, 09:13Një 42-vjeçar në Korçë ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet si autor i vjedhjes në 4 automjete të ndryshme në 31 janar të këtij viti.
-
-
Shiste kanabis në lokal, pranga 49-vjeçarit në Pogradec! Procedohet penalisht i mituri që bleu lëndë narkotike
30 Janar, 09:04Gjatë kontrollit në lokalin e 49-vjeçarit, u gjet një sasi kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi iu gjet një sasi e vogël kanabisi, të cilën ia kishte shitur 49-vjeçari.
-
Reshje dëbore në juglindje, rikthehet qarkullimi normal në aksin Boboshticë–Dardhë (VIDEO)
29 Janar, 12:54Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë gjatë natës në segmentin rrugor Kthesa e Boboshticës-Dardhë për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve pas reshjeve të dendura të dëborës që ranë gjatë natës.
-
Ndërtimi i kampeve për emigrantët e paligjshëm në Korçë revolton pakicat maqedonase, Aleanca e Maqedonasve dërgon në gjyq qeverinë shqiptare (Dokumenti)
28 Janar, 22:19AMIE ka reaguar dhe më parë publikisht duke kundërshtuar këtë vendim të qeverisë me arsyetimin se nuk është bërë asnjë konsultim publik me banorët e komunietit maqedonas dhe pa dialog me aktorët lokalë.
-
-
IGJEO paralajmëron: Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë! Ndalohet dalja në det të hapur e mjeteve të vogla lundruese
28 Janar, 17:10Qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës do të përballen me reshje intensive shiu nga pasditja e së mërkurës deri të enjten, sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave. Reshje lokale, por të dendura, parashikohen edhe në qarqet e Shkodrës dhe Korçës.Veriu, lindja dhe juglindja, veçanërisht zonat mbi 900 metra mbi nivelin e detit, pritet të përballen me reshje dëbore.
-
Udhëtimi i fundit, flet kushëriri i tifozit shqiptar të PAOK-ut që humbi jetën në aksidentin tragjik: Vasili lindi në Greqi, humbëm kontaktet kur i vdiq i ati
28 Janar, 13:06I riu shqiptar Vasil Pilo ishte një nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik që u mori jetën shtatë tifozëve të PAOK-ut. Shqiptari tjetër, Genci Sadiku, mbeti i plagosur.
-
VIDEOLAJM/ Lakror në saç dhe një okllai 200-vjeçare, tradita korçare e ruajtur në zemër të Pazarit të Vjetër
28 Janar, 09:49Lakrori në saç përgatitet nga një çift bashkëshortësh, Edlira dhe Gramoz Shelanji, në biznesin e tyre të vogël familjar. Ata po ruajnë traditën duke e prezantuar atë te vizitorët e shumtë që duan të përjetojnë eksperiencën e vërtetë korçare.
-
Me kokainë në lokal, gati për shitje! Arrestohet 41-vjeçari në Korçë (VIDEO)
28 Janar, 09:34Policia ushtroi kontroll në lokalin e 41-vjeçarit në fshatin Polenë, ku u gjet një sasi kokainë, e ndarë në doza gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-
Korçë/ Shembet rruga në segmentin Kakaç–Vërçun, rrezik për qarkullimin e mjeteve, banorët apel për ndërhyrje
26 Janar, 18:33Janë rreth 150 metrash asfalt, ku dëmtimet janë të dukshme tregojnë për një investim me cilësi të dobët. Banorët e kësaj zone kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet.
-
Vrau dhe dogji të dashurën 52-vjeçare në Pogradec, Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjyq Ilirjan Selmanin
26 Janar, 10:07Sipas hetimeve, Kozeta Teço u vra me thikat që u gjendën në një qese në tualetin e banesës së saj. Në xhepin e pasëm të pantallonave të Ilirjan Selmanit, është konstatuar gjaku i viktimës. Në përfundim të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, u arrit në konkluzionin se shkaku i vdekjes së 52-vjeçares ka qënë si pasojë e shokut traumatiko-hemoragjik.
-
-
Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro
25 Janar, 09:57Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e tregut varion nga 14 deri në 30 miliardë lekë (300 milionë euro), sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve. Mbi 1570 banesa janë dëmtuar dhe infrastruktura e transportit ka pësuar shumë dëme.
-
Pakujdesia me sobën me dru, përfshihet nga flakët banesa në Korçë
24 Janar, 18:28Dy zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve. Në banesën e përfshirë nga flakët jetonte vetëm një person, por nuk ka të lënduar.
-
-
Korçë/ Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit dhe shitje të kokainës, në pranga 57-vjeçari! 14 të tjerë nën hetim, përfshirë dhe një efektiv
24 Janar, 09:2714 persona që gjendeshin në lokal janë vënë nën hetim për veprën penale “moskallëzim krimi” dhe 3 tjerë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi tentuan të fshihnin provat.
-
Çarje në lotin e dytë të rrugës Qafë Plloçë-Qukës në afërsi të fshatit Trebinjë, qarkullimi i automjeteve kryhet në një korsi
23 Janar, 17:01Struktura e rrugës është dëmtuar në pjesën qendrore të saj, por edhe në anësore, duke krijuar probleme në segmentin përkatës. Mësohet se qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, por në zonën e dëmtuar lëvizja kryhet vetëm në një korsi, për arsye sigurie.