-
Sezoni turistik në Pogradec, Policia intensifikon kontrollet! Në fokus siguria e pushuesve
Me nisjen e sezonit të plazhit në Qytetin e Pogradecit, janë shtuar kontrollet e shumta për të parandaluar kryesisht incidentet ujore nga motorët e ujit dhe për të rritur sigurinë e pushuesve të cilët kanë zgjedhur Pogradecin si destinacion për të pushuar.
23 Qershor 2025, 13:12 -
Referencat për hotelet, refuzohen nga 74% e bizneseve! 370 hotele pranojnë shfrytëzim 65% të dhomave në verë
74% e strukturave akomoduese në vend ka refuzuar të zbatojë referencën e vendosur nga qeveria për shfrytëzimin e kapacitetit të tyre në verë. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Turizmit tregojnë se nga 1422 aplikime të bëra deri më tani, vetëm 370 hotele kanë pranuar të zbatojnë referencat, ndërsa pjesa tjetër do të përballen me kontrolle nga administrata tatimore. Vetëm 1 në 6 pushues të huaj fle në to
22 Qershor 2025, 16:11 -
Rehabilitohen plazhet publike në shëtitoren 'Taulantia' në Durrës
Shëtitorja “Taulantia” në Durrës, është një nga zonat turistike më të frekuentuara gjatë verës nga pushues vendas e të huaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet që po kryhen për rehabilitimin e plazheve publike në shëtitoren “Taulantia”, në lagjen 1 të Durrësit.
21 Qershor 2025, 17:01 -
-
VIDEOT virale/ “Albania is calling”, turistët e huaj me kërcime nga aeroportet drejt dhe mes bukurive shqiptare: Shqipëria na thërret
Të huajt po promovojnë Shqipërinë përmes videove në rrjetet sociale. Me hashtagun “Albania is calling” (Shqipëria po të thërret), të rinj nga mbarë bota ndajnë përvojat e tyre që nga mbërritja në aeroport, plazhet e jugut, deri te ecjet në Alpet shqiptare.
20 Qershor 2025, 17:24 -
Vlora ‘thahet’ për ujë të pijshëm në kulmin e sezonit, qytetarët: Vjen me pikatore, s’mbushim dot as enët! Prefekti: Shpresoj që Ujësjellesi të dalë nga kjo gjendje
Në kulmin e sezonit turistik, qyteti i Vlorës nuk furnizohet normalisht me ujë të pijshëm. Situatë është më problematike në lagjet Kushtrimi, Pavarësia dhe Stacioni i Trenit. Banorët thanë se uji shkon në çezma me orar të reduktuar. Sakaq, Prefekti i Vlorës deklaron se ndërmarrja e ujësjellësit po punon për të riparuar defektet.
19 Qershor 2025, 16:12 -
-
Koçiu në Gjirin e Lalzit: Shërbim pa ndërprerje në 36 qendrat shëndetësore verore, 20 postacione me autoambulanca
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda inspektuan nga afër Qendrën Shëndetësore verore të vendosur në zonën bregdetare te Gjiri i Lalzit, në Durrës.
19 Qershor 2025, 12:07 -
36 qendra shëndetësore verore, 4600 vizita në 2 javë! 10% e pacientëve, pozitiv me COVID
Qendrat verore të ngritura për sezon po përballen me një numër të lartë pacientësh. Në dy javë, u kryen mbi 4600 qytetarë dhe turistë, me alergji, viroza apo hipertension. Falë këtij shërbimi janë shpëtuar jetë në rrezik nga infarkti.
18 Qershor 2025, 15:21 -
-
Sezoni/ Kumbaro nga Durrësi: Dyfishimi i hapësirave publike, përgjegjësi më e madhe për insititucionet
Vija bregdetare e Durrësit ka qenë ndalesa e radhës për ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në vijim të turit të inspektimeve në bregdet, ku prej 15 qershorit ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra” përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet 8 bashki bregdetare në pastrimin e plazheve
18 Qershor 2025, 12:30 -
-
Policia plan masash për sezonin turistik: Efektivët me turne 12 orëshe në zonat bregdetare! Deri në 15 shtator kufizim qarkullimi për mjetet e rënda
Policia e Shtetit njoftoi se ka ndërmarrë një plan masash për të garantuar sigurinë e pushuesve gjatë këtij sezoni veror. Për të garantuar se punonjësit nuk do abuzojnë me detyrën, një grup monitorimi në terren do shohë edhe sjelljen e policëve përballë shqetësimeve të qytetarëve.
17 Qershor 2025, 10:56 -
Ngrica shkatërroi qershitë në Dibër, për herë të parë panairi me tezgat bosh, mungon simboli i festës
Me koncert festiv dhe panair me produkte bio, Dibra çeli sezonin turistik. Këtë vit ndryshe nga herët e tjera, panairit i mungonin qershitë, pasi fruti simbol i kesaj zone u demtua nga ngricat e breshëri.
16 Qershor 2025, 17:17 -
Sezoni turistik, Bashkia e Himarës pezullon ndërtimet në zonën turistike për 3 muaj, nga 15 qershor në 15 shtator
Bashkia e Himarës ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për të ruajtur ambientin dhe pamjen gjatë sezonit turistik. Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë mbulimin e objekteve me materiale estetike, për të krijuar një ambient të këndshëm për pushuesit.
16 Qershor 2025, 16:14 -
Report TV vëzhgim në plazhin publik të Vlorës! Pushuesit ankohen mungesën e pastërtisë dhe dusheve! Vonesa në licencimin e plazheve private
Në Vlorë janë shtuar plazhet publike këtë sezon por pushuesit ankohen për mungesë pastërtie, mungesë të dusheve e tualeteve. Nga ana tjetër, ndarja e parcelave për plazhet private ende nuk ka përfunduar për shkak të vonesave nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
13 Qershor 2025, 18:16 -
Sezoni turistik në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Pritshmëri pozitive, janë rritur prenotimet dhe njësitë akomoduese
Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha e cilëson pozitiv sezonin turistik në Vlorë. Dredha ka komfirmuar se tashmë prej më shumë tre javësh Vlora edhe zyrtarisht e ka çeli sezonin por mund të thuhet që ka nisur më parë, ndërsa referuar prenotimeve pritet që edhe muajt në vijim të regjistrojnë rritje të numrit të turistëve
13 Qershor 2025, 17:02 -
Kreshnik Spahiu: Kur do fillojë fushata antishqiptare me foto plazhesh dhe shezllonësh bosh?
Rinumërimi i votave po nxjerr bllof opozitën pasi bandat e saj kanë vjedhur brenda vetes kandidatët e tyre. Pas dështimit të kauzës së kutive apo kërkesës që shqiptarët që shesin hashash ti shpallte Trumpi dhe BE si organistave terroriste në botë, Berishës i duhet sërish një kauz tjetër anti-shqiptare.
13 Qershor 2025, 16:34 -
Freski në male/ Puka dhe Bulqiza, dy destinacione fantastike që përpos natyrës ofrojnë kulinari e traditë
Kur temperaturat shënojnë mbi 30 gradë, një mundësi shumë e mirë është pushimi në freskinë e maleve. Dy destinacione që po bëhen gjithnjë e më të preferuara gjatë verës janë Bulqiza dhe Puka.
11 Qershor 2025, 15:50 -
Policia Bashkiake dhe IMT aksion për mbrojtjen e hapësirave publike në Velipojë, ngrihet task-forcë ndërinstitucionale
Drejtori i Policisë Bashkiake, Saimir Rrustemi, në nisje të aksionit të ndërmarrë nga Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policinë e Shtetit tha se asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të cënohet nga operatorët privatë.
10 Qershor 2025, 16:13