Berati, qyteti i UNESCO-s, ka kapërcyer çdo pritshmëri për këtë sezon turistik. Që në janar janë bërë prenotimet e para dhe sot, çdo dhomë hoteli apo “guest house” është e zënë.

Në korrik, qyteti pret turistë nga kontinente të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Australinë.

Zgjerimi i paketave turistike përtej qytetit, duke përfshirë fshatra me vlera natyrore dhe agroturizem, ka shtuar ndjeshëm kohëqëndrimin e vizitorëve.

"Berati është qytet magjik... gatimet janë të mrekullueshme dhe njerëzit të dashur."

Edhe pse turizmi po sjell zhvillim dhe të ardhura, mungesa e stafit mund të kthehet në një pengesë serioze për qëndrueshmërine e sektorit.

“Biznesin e kemi familjar, sapo jemi kthyer nga emigrimi dhe gjithçka e kemi investuar këtu. Por nuk po gjejmë punëtorë. Unë punoj me burrin dhe nipin 17 vjeç, por nuk mjafton. Të rinjtë kanë ikur",- tha Ava Caka, sipërmarrëse lokale.

“Kemi dyfishin e prenotimeve nga një vit më parë. Kemi shtuar Skraparin dhe Përmetin në paketa, por na mungon fuqia punëtore. Edhe punëtorët e huaj që kemi sjellë, nuk qëndrojnë gjatë. U bëj thirrje të rinjve të punojnë në vendin e tyre",- u shpreh Alma Spathara, Federata Rafting Albania.

Turizmi në Berat nuk kufizohet vetëm në lagjet historike, kala apo muzetë. Vizitorët po zgjerohen drejt destinacioneve natyrore, si Kanionet e Osumit, që kane njohur rritjen me te madhe, duke u kthyer ne atraksionin kryesore për rafting dhe aventura.