-
Tatimet publikojnë listën e pagave në turizëm, bizneset që i deklarojnë më të ulta përballen me hetime të thelluara
Drejtoria e Tatimeve ka caktuar pagat minimale me të cilat bizneset e sektorit të turizmit duhet të paguajnë punonjësit. Pagat në këtë sektor do të jenë minimalisht 55 mijë lekë për rojet, 70 mijë për kamarierët dhe minimumi 140 mijë lekë për kuzhinieret. Ata që deklarojnë më pak, do t’i nënshtrohen një hetimi të thelluar.
14 Qershor 2025, 10:17 -
Drejtorët e Doganave të BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në 12 qershor në Tiranë
Në 12 qershor 2025 në Tiranë do të zhvillohet Konferenca e Dytë e Nivelit të Lartë e Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së “Partneriteti Doganor për një Europë të Lidhur - Thellimi i Bashkëpunimit Doganor CEFTA-BE për lidhje të Pandërprerë”.
3 Qershor 2025, 12:19 -
400 makina luksi, por pronarët s’justifikuan të ardhurat! Tatimet apel për deklarim: Përballeni me gjobë deri ndjekje penale!
Gjobë dhe deri në ndjekje penale do të ketë për pronarët e automjeteve të luksit, të cilët nuk justifikojnë me të ardhura të deklaruara, blerjen e një mjeti mbi 50 mijë euro. Për qytetarët dhe bizneset që nuk paguajnë tatime e taksa, pas paralajmërimeve, shkohet deri ne bllokim të makinës.
29 Maj 2025, 17:43 -
400 makina luksi u blenë nga shqiptarët me llogari bosh! Kush nuk paguan taksa e tatime, u bllokohet automjeti
400 makina luksoze u blenë në dy vitet e fundit nga qytetarë që nuk kanë të asnjë të ardhur të deklaruar. Drejtoria e Tatimeve thotë se do të hetojë çdo rast të tillë dhe aty ku nuk justifikohen të ardhurat do të ketë penalitete. Kur bizneset apo qytetarët, nuk paguajnë taksa e tatime, automjetet do të bllokohen deri në shlyerjen e detyrimit.
28 Maj 2025, 15:54 -
DIVA/ Tatimet: Nga 2026-a, prindërit do rimbursohen me 48 mijë lekë për shpenzimet arsimore për çdo fëmijë nën 18 vjeç
Të gjithë prindërit me të ardhura vjetore nën 1.2 milionë lekë do të përfitojnë deri në 48 mijë lekë në vit kompensim për secilin fëmijë nën 18 vjeç. Nga 2026 në deklaratën individuale të të ardhurave, DIVA, do zbriten shpenzimet për arsimimin të mbështetura me fatura.
30 Prill 2025, 15:29 -
DIVA 2024/ Nesër afati i fundit për deklarimin e të ardhurave personale, fluksi 'ngarkon' sistemin! Tatimet: Shërbimi u ndërpre për 1 orë
Detyrimin për dorëzimin e DIVA e kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë lekë gjatë vitit të shkuar, të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë lekë të patatuara të fituara nga të ardhurat nga qira ditore, Air BnB apo booking. Tatimet njoftuan se nga ora 20:00 - 21:00 pati një ndërprerje të planifikuar të shërbimit në sistemin tatimor e-Filing.
31 Mars 2025, 10:42 -
DIVA 2024/ Edhe 5 ditë afat, 85 mijë qytetarë dorëzuan deri tani deklaratën e të ardhurave! Pas 31 marsit nisin gjobat
Kur kanë mbetur më pak se 5 ditë kohë për të dorëzuar deklaratën e të ardhurave, deri më tani vetëm 85 mijë qytetarë sipas Tatimeve kanë plotësuar DIVA-n, nga 140 mijë që e kanë detyrim. Tatimet u bëjnë thirrje qytetarëve të plotësojnë këtë detyrim ligjor pasi ligji parashikon gjoba pas datës 31 mars.
26 Mars 2025, 15:11 -
'Gëlon' evazioni, bizneset 245 mln € sigurime të papaguara për punonjësit! ‘Tatimet’: Më shumë se 2023-shi! Problem vijon dhe nëndeklarimi
Bizneset shqiptare nuk paguajnë sigurimet për punonjësit. Drejtoria e Tatimeve thotë se vjet vlera e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të papaguara arriti në 245 milionë euro, ose rreth 20 milionë euro më shumë se në vitin 2023. Edhe pse e kanë detyrim një pjesë e mirë e bizneseve vijojnë të shkelin ligjin.
25 Mars 2025, 16:14 -
-
-
Kush u pagua vjet me rrogë mbi 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025! Tatimet për Report TV: DIVA ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë
Rroga e vitit të kaluar është vendimtare nëse je subjekt i dorëzimit të deklaratës së të ardhurave këtë vit ose jo. Drejtoria e Tatimeve sqaron për Report TV se të gjithë individët që kishin paga mbi 100 mijë lekë në muaj vjet, do të dorëzojnë deklaratën individuale brenda marsit të vitit 2025. Ky deklarim, shërben për hetim të pasurisë.
2 Janar 2025, 17:04 -
Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit
Administrata Tatimore njoftoi sot se po vijon procesin e rimbursimit të kësteve të parapaguara të tatimit mbi fitimin dhe tatim-fitimit të thjeshtuar, duke synuar përmbushjen e afatit ligjor të përcaktuar në aktin normativ, 30 dhjetor 2024. Fton dhe 449 të mbeturit t'i deklarojnë të dhënat për t'u rimbursuar sipas afatit
27 Dhjetor 2024, 19:17 -
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
Luftë ndaj informalitetit. Ky do të jetë synimi kryesor i strategjisë së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 2024-2028, por edhe i strategjisë afatmesme të të ardhurave të miratuar tashmë edhe nga Këshilli i Ministrave.
27 Dhjetor 2024, 15:33 -
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
Nga këto kontrolle, 78% e bizneseve kanë reaguar pozitivisht, duke ndryshuar deklarimet e pagave. Shkeljet e legjislacionit tatimor janë gjobitur me masa administrative në vlerën 6.1 milionë lekë dhe 936 biznese janë përgjigjur pozitivisht duke korrigjuar nivelin e pagave
26 Dhjetor 2024, 20:46 -
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
Publikimi në media dhe denoncimi i aferës "Deco 2000" të familjarëve të Albana Vokshit, ndër të tjera ka vënë gjithashtu në lëvizje dhe strukturat përkatëse të organeve tatimore.
22 Dhjetor 2024, 21:13 -
Profesionistët e lirë/ Tatimet: Mbi 7 mijë profesionistëve iu rikthyen 6 mln euro! Çelmeta: 600 prej tyre nuk kanë deklaruar llogaritë
Afro 6 milionë euro u janë kthyer profesionistëve të lirë në llogaritë e tyre bankare. Drejtoria e Tatimeve sqaron pse synon ta përmbyll brenda 30 dhjetorit rimburisimin e ofruesve të shërbimeve profesionale që kanë parapaguar këstet mbi fitimin apo të tatimit të thjeshtuar.
20 Dhjetor 2024, 18:06 -
Hetimi Tatimor zbardh se si zbuloi skemën e pastrimit të 11 mln eurove me kompani guackë deri në Kanada: Njoftuam Prokurorinë!
Drejtoria e Përgjithshme e TatimeveHetimi Tatimor njoftoi sot se si është zbuluar edhe skema e pastrimit të 11 mln eurove nga shoqëri fiktive në Shqipëri, nëpërmjet vendeve parajasa fiskale, me destinacion p&eum
20 Dhjetor 2024, 12:22 -
Pr.ligji i ri, Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë garat fiktive dhe marrëveshjen e fshehtë mes kompanive për të fituar tendera
Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë marrëveshjet e fshehta mes kompanive që marrin pjesë në tendera publik, por duke rënë dakord mes tyre për fituesin. Në draftin e hedhur në Konsultim Publik thuhet se lufta ndaj konkurrencës së pandershme në tendera do mbrojë bizneset e reja duke ulur çmimet për qytetarët.
6 Dhjetor 2024, 21:55 -
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
Tatimet po bëhen gati për një aksion kontrolli, pasi rreth 7000 biznese janë të vlerësuara me risk për deklarimin e pagave dhe informalitetin. Njoftimin e ka bërë sot institucioni, duke e shpërndarë edhe në rrjetet sociale. Tatimet ftojnë që të gjithë bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre
3 Dhjetor 2024, 21:10 -
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
Duke marrë shkas nga pyetjet dhe kërkesat e Tatimpaguesve, përcjellë në kanalet zyrtare të komunikimit, Administrata Tatimore ka vendosur shtyrjen e afatit të dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing deri më 20 nëntor 2024.
25 Tetor 2024, 10:48
