-
-
Kryeministri grek konfirmon datën e zgjedhjeve
Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në fillim të muajit tetor 2019. Këtë vit plotësohet dhe mandati i qeverisë Cipras, me koalicionin fillestar me “Grekët e Pavarur”. Megjithë sulmin e vazhdueshëm të opozitës për zgjedhje të parakohshme si dhe parashikimet e shumta për zgjedhje të trefishta më 26 maj, kryeministri grek ka konfirmuar qëndrimin konstant të kryesisë së SYRIZA.
8 Maj 2019, 22:47
