-
-
Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku
Ngjarja kishte ndodhur më 2 Korrik 2024 në Rimini, kur patrullat ndoqën një “Mercedes Class A” nëpër rrugë dhe bllokuan dy të rinjtë. Gjatë kontrollit s’u gjet asgjë e dyshimtë, por një kalimtare i pa teksa hodhën qesen me drogë nga xhami i mjetit
12 Janar 2025, 16:30 -
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
Hyrje-daljet e shpeshta në kufi bënë që agjentët ta gjurmonin në Cesena, ku kryente qëndrime të shkurtra dhe jetonte hoteleve. Pas ndërhyrjes në dhomë, u zbuluan 200 gramë kokainë dhe rreth 500 euro cash
10 Janar 2025, 21:31 -
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
Karabinierët e Riminit pikasën lëvizjet e dyshimta të 30-vjeçarit me makinë, teksa i shiti dozën e drogës një 50-vjeçari italian me 50 euro. Gjatë kontrollit në mjet, trup dhe banesë, u gjetën sasi lënde narkotike, 2700 euro cash dhe peshore precize
10 Janar 2025, 21:12 -
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
Sinjalizimet çuan karabinierët e Pordenones në kontrollin e mjetit, ku u gjetën 10 gramë kokainë dhe 2 mijë euro cash. Inspektimi në shtëpinë e tij solli dhe zbulimin befasues. Mbesa e shqiptarit hodhi në koshin e tualetit pelenat e bebeve, ku brenda gjendeshin 19850 euro të tjera
8 Janar 2025, 22:40 -
Itali/ Po trafikonte 34,5 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! Droga iu gjet në makinë dhe banesë
Informacionet konfidenciale te karabinierët çuan në gjurmimin e shqiptarit dhe ndjekjen e tij. 10 pako u gjetën në mjet dhe 20 në banesën e tij në Novara, sekuestrohen 5 mijë euro cash, telefona dhe peshore. Vlera e drogës të paktën 3 mln euro
8 Janar 2025, 22:19 -
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
Një 'baron' i madh droge nga Ekuadori deri në Evropë është 44-vjeçari shqiptar Dritan Rexhepi. Në vitin 2011, ai e prezantonte veten si një investitor grek, ishte vrasës me pagesë dhe ishte arratisur nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika. Tani ai është i burgosur në Turqi.
7 Janar 2025, 23:05 -
Belgjikë/ Nis gjyqi për familjen më të madhe të krimit, 104 të akuzuar! Furnizonin dhe grupin e Eldi Dizdarit me kokainë
Një maksiproces ka nisur në Belgjikë, ndaj një familjeje kriminale të narkotrafikut turko-siriane me 104 të pandehur. Furnizonte me kokainë edhe klanet shqiptare të drogës, mes tyre ajo e njohur si “Kompania Bello”, e drejtuar nga Eldi Dizdari, allias Denis Matoshi, emri i të cilit doli edhe në përleshjen me 1 të vrarë dhe 3 të plagosur në ish-Bllok më 2018, në përplasjen e Ervin Matës me Ervis Martinajn
6 Janar 2025, 22:15 -
-
Itali/ Shkoi për turizëm, 29-vjeçari shqiptar kapet me kokainë të fshehur në pjesët intime! I zbulohet edhe baza e drogës në dhomën e hotelit
I riu kishte shkuar në zonën e Perugia si turist dhe jetonte në një hotel. Lëvizte me një makinë me qira për shitjen e drogës. Nervozizmi e tradhtoi, i gjenden 70 gramë kokainë dhe 1690 euro cash
4 Janar 2025, 16:41 -
-
Shkodër/ Kapen 3.4 kg kokainë në Muriqan, në pranga i riu! Drogën e fshehu në tavanin e makinës (VIDEO)
Sekuestrohen 3.4 kg kokainë në një furgon që po hynte në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar Muriqan. Drejtuesi i automjetit, një 32-vjeçar nga Lushnja, u arrestua në flagrancë. Droga ishte e ndarë në 3 pako dhe e fshehur në tavanin e makinës.
31 Dhjetor 2024, 09:27 -
Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë
Oficerët e vunë re 24-vjeçarin në një qëndrim të dyshimtë në një makinë të ndaluar në një parking, së bashku me një pasagjer, një 19-vjeçar , gjithashtu me origjinë shqiptare. Me të parë karabinierët, shoferi u përpoq t'i shmangej kontrollit duke u larguar me shpejtësi
26 Dhjetor 2024, 16:06 -
Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it
Në raste festash si Viti i Ri, Krishtlindjen apo festivalet, “normaliteti” i përdorimit në Greqi përmbyset me një kërcim nga 1.5 kilogramë, në 3 kilogramë kokainë në ditë, sipas vlerësimeve të shkencëtarëve ekspertë dhe bazuar në studimin e mostrave nga ujërat e zeza
25 Dhjetor 2024, 17:19 -
Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)
Shqiptari ishte kapur gjatë një operacioni, shiste doza kokaine me 60 euro. Iu gjetën drogë dhe rreth 3 mijë euro. Pranoi gjykimin e përshpejtuar dhe dënimin me 1 vit e 2 muaj, i konvertohet në dënim me kusht dhe u lirua
24 Dhjetor 2024, 15:57 -
U kap me rreth 900 gr kokainë në parkingun e QSUT, Report Tv siguron foton e Kristian Buçit
Foto: Kristian BuçiReport Tv ka siguruar foton e Kristian Buçit, i arrestuar nga Antidroga për shpërndarje të kokainës. Burime bëjnë me dije se i riu kishte rolin si furnizues i shpërndërve m&e
24 Dhjetor 2024, 13:25 -
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
Antidroga e Tiranës e ka arrestuar Kristian Buçin brenda parkingut në QSUT. Ndaj tij kishin nisur hetimet prej 4 muajsh pasi dyshohet për shpërndarje të sasive të mëdha të kokainës.
24 Dhjetor 2024, 11:52 -
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
Operacioni "Granturismo 2023” i nisur që në qershorin e kaluar, ka prangosur 10 persona, mes tyre edhe shumë shqiptarë. Dy të arrestuarit me precedentë, rezidentë edhe në Angli. Më herët ishte kapur edhe një tjetër shqiptar me mbi 50 doza kokainë
21 Dhjetor 2024, 21:46
