-
Itali/ Po shkëmbenin 1,1 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarët pranë stacionit të trenit! Tentuan të hidhnin drogën në rrugë dhe të arratiseshin
Policia italiane arrestoi 4 shqiptarë të moshës 24 deri në 38 vjeç për trafik droge, teksa i kapi duke shkëmbyer një dërgesë droge në Lucca, me peshë pak më shumë se 1,1 kg kokainë e pastër. Sekuestrohen edhe dy makinat. Një zyrtar lokal i pikasi dhe njoftoi karabinierët
17 Janar 2025, 20:06 -
Itali/ Trafikanti shqiptar me ‘ide gjeniale’, e fsheh kokainën në zilen e biçikletës! Nisi të dridhej prej nervozizmit dhe frikës kur iu afruan policët
Shitësit e drogës gjejnë strategji nga më të ndryshmet për të mos u diktuar. 20-vjeçari dënohet me një vit burg me proces të shpejtë, që iu kthye me kusht. Karabinierët provuan zilen e biçikletës, por ajo nuk binte dhe brenda gjetën 6 doza kokaine
17 Janar 2025, 19:41 -
Itali/ Shqiptari kapet me kokainë të fshehur në të brendshme, 20-vjeçarin e tradhtuan nervozizmi dhe 'shëtitjet' e shumta me makinë
Operacioni nisi pasi efektivët ndaluan një ‘Renault Clio’ të drejtuar nga i riu. Makina, e gjetur e marrë me qira nga një kompani shqiptare me qendër në zonën e Milanos, është vënë re duke ecur vazhdimisht në rrugët e Como gjatë javës së fundit, detaj që ngjalli dyshimet e policisë
17 Janar 2025, 17:50 -
Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer
Në çdo cep të dhomës gjenden drogë dhe euro cash! I riu po qarkullonte me mjet dhe u shfaq nervoz te efektivët. 120 gramë kokainë dhe 8 mijë euro të fshehura gjithandej, si dhe peshore precize. Thotë se paratë i duheshin për të blerë makinë
16 Janar 2025, 14:03 -
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
Garda Civile Spanjolle dhe Policia Kombëtare kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion të përbashkët në zonën Rego do Alcalde, në San Miguel de Deiro, me rezultat arrestimin e 7 personave, të gjithë shqiptarë dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kokaine, ende e pa peshuar si dhe një gomone me tre motor me fuqi prej 450 HP.
15 Janar 2025, 21:54 -
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
Detaje të reja kanë dal në dritë, lidhur me rrjetin ndërkombëtar të drogës u godit më 14 janar nga policia italiane, pas zbërthimit të mesazheve në Sky Ecc, ku në pranga kanë rënë 15 persona, mes tyre edhe shqiptarë.
15 Janar 2025, 20:19 -
-
Tiranë/ U kapën me kokainë në automjet gati për shitje, arrestohen dy persona! 35-vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak (EMRAT)
Gjatë kontrollit të një automjeti në rrugën "Naim Frashëri", u kapën në flagrancë dy persona, banues në Tiranë, të cilët po transportonin një pako me 24 gramë kokainë, të cilën dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në doza.
15 Janar 2025, 12:57 -
Antimafia shkatërron kartelin italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, 15 të arrestuar! Mbi 1 mln mesazhe në SKY ECC, lidhje dhe me ‘Ndragheta’ (EMRA+VIDEO)
Vlera e drogës 8 mln euro, edhe 5 shqiptarë të arrestuar. Organizata kishte aktivitet në Shqipëri, Kosovë, Ekuador e Holandë. Kapen 350 kg kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë dhe 80 mijë euro false. Lidhje ‘biznesi’ dhe mes klaneve mafioze. Kryenin transferta deri në 5 mln euro, i pastronin me biznese ndërtimi
14 Janar 2025, 19:31 -
Shisnin kokainë mes kufirit italo-zviceran, arrestohen shqiptari dhe dy miqtë e tij nga Bellizona! Furnizonin klientët VIP
Grupi i dedikuar për të shitur lëndë narkotike kokainë dhe marijuanë për klientët e përzgjedhur në të dy krahët e kufirit. Shqiptari 41-vjeçar jetonte në banesën e një prej zviceranëve
13 Janar 2025, 16:59 -
-
Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku
Ngjarja kishte ndodhur më 2 Korrik 2024 në Rimini, kur patrullat ndoqën një “Mercedes Class A” nëpër rrugë dhe bllokuan dy të rinjtë. Gjatë kontrollit s’u gjet asgjë e dyshimtë, por një kalimtare i pa teksa hodhën qesen me drogë nga xhami i mjetit
12 Janar 2025, 16:30 -
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
Hyrje-daljet e shpeshta në kufi bënë që agjentët ta gjurmonin në Cesena, ku kryente qëndrime të shkurtra dhe jetonte hoteleve. Pas ndërhyrjes në dhomë, u zbuluan 200 gramë kokainë dhe rreth 500 euro cash
10 Janar 2025, 21:31 -
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
Karabinierët e Riminit pikasën lëvizjet e dyshimta të 30-vjeçarit me makinë, teksa i shiti dozën e drogës një 50-vjeçari italian me 50 euro. Gjatë kontrollit në mjet, trup dhe banesë, u gjetën sasi lënde narkotike, 2700 euro cash dhe peshore precize
10 Janar 2025, 21:12 -
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
Sinjalizimet çuan karabinierët e Pordenones në kontrollin e mjetit, ku u gjetën 10 gramë kokainë dhe 2 mijë euro cash. Inspektimi në shtëpinë e tij solli dhe zbulimin befasues. Mbesa e shqiptarit hodhi në koshin e tualetit pelenat e bebeve, ku brenda gjendeshin 19850 euro të tjera
8 Janar 2025, 22:40 -
Itali/ Po trafikonte 34,5 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! Droga iu gjet në makinë dhe banesë
Informacionet konfidenciale te karabinierët çuan në gjurmimin e shqiptarit dhe ndjekjen e tij. 10 pako u gjetën në mjet dhe 20 në banesën e tij në Novara, sekuestrohen 5 mijë euro cash, telefona dhe peshore. Vlera e drogës të paktën 3 mln euro
8 Janar 2025, 22:19 -
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
Një 'baron' i madh droge nga Ekuadori deri në Evropë është 44-vjeçari shqiptar Dritan Rexhepi. Në vitin 2011, ai e prezantonte veten si një investitor grek, ishte vrasës me pagesë dhe ishte arratisur nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika. Tani ai është i burgosur në Turqi.
7 Janar 2025, 23:05 -
Belgjikë/ Nis gjyqi për familjen më të madhe të krimit, 104 të akuzuar! Furnizonin dhe grupin e Eldi Dizdarit me kokainë
Një maksiproces ka nisur në Belgjikë, ndaj një familjeje kriminale të narkotrafikut turko-siriane me 104 të pandehur. Furnizonte me kokainë edhe klanet shqiptare të drogës, mes tyre ajo e njohur si “Kompania Bello”, e drejtuar nga Eldi Dizdari, allias Denis Matoshi, emri i të cilit doli edhe në përleshjen me 1 të vrarë dhe 3 të plagosur në ish-Bllok më 2018, në përplasjen e Ervin Matës me Ervis Martinajn
6 Janar 2025, 22:15