-
Lezhë/ 43-vjeçari tenton t'i ikë policisë me biçikletë, hedh çantën me drogë në lum! Kapet pas ndjekjes, në lokal i gjenden qindra doza kanabisi (EMRI)
Pasi policia e ndoqi dhe e kapi, në çantën që më pas u gjet në lumë, iu gjetën doza kanabisi. Më tej, ushtroi kontrolle në lokalin me qira, ku u gjetën gjithashtu në një tjetër çantë qindra doza me lëndë narkotike.
15 Nëntor, 12:30 -
-
Operacioni 'Harta'/ Konfiskohen me vendim të GJKKO 13 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 83 497 m² në Lezhë, të përfituara nga veprimtari kriminale
Nga hetimet është provuar se pasuritë, me sipërfaqe totale 83 497 m², që ndodhen në Ranë të Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain, janë përfituar nga veprimtari kriminale. Më herët, u konfiskuan edhe 7 pasuri të tjera në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.
29 Tetor, 13:17 -
Sekuestro kompleksit pa leje në pronën e tjetërsuar në Shëngjin! Ekzekutohen 8 masa për ish-zyrtarë, pranga pronarit (EMRAT)
Pronari Pjetër Tuci e ka ndërtuar kompleksin pa leje dhe duke falsifikuar dokumentet e pronësisë së tokës. Jo vetëm kaq, por ndërtesa pa leje është legalizuar në mënyrë të parregullt nga regjistruesit e hipotekës.
29 Tetor, 08:32 -
-
-
Lezhë/ Ishte shpallur në kërkim nga GJKKO si pjesë e një grupi kriminal, vihet në pranga 36-vjeçari
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një person në kërkim që qarkullonte në Ishull Shëngjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Member”.
26 Shtator, 16:17 -
-
Lezhë/ Kryen parakalime të rrezikshme në rrugë, policia gjobit tre drejtues automjetesh (VIDEO)
Policia Rrugore e Lezhës ka reaguar menjëherë pas publikimit në rrjete sociale të tri videove ku shfaqeshin automjete që kryenin parakalime të rrezikshme në segmentet rrugore Milot-Lezhë dhe Balldren-Lezhë. Secili drejtues u ndëshkua me gjobë prej 12 000 lekësh. Njërit prej tyre iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit.
31 Gusht, 19:32 -
Vajza 4-vjeçare nga Kosova humbet në plazhin e Shëngjinit, Policia e gjen dhe ia dorëzon familjes! Apeli për pushuesit: Tregoni kujdes me fëmijët! (VIDEO)
Efektivët e Rendit në Shëngjin njoftuan sot se i dorëzuan familjes në gjendje të mirë shëndetësore, vajzën 4-vjeçare nga Kosova. Prindërit e vajzës kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional që bëri të mundur gjetjen e të miturës
15 Gusht, 17:02 -
Polici në video duke pirë kokainë? Policia e Shtetit: E kemi përjashtuar prej një muaji, mungoi pa arsye në punë! Hetim dhe për pamjet e reja filmike
Pas videos së publikuar nga JOQ në faqen e saj, Policia e Shtetit ka reaguar duke deklaruar se ish-efektivi është përjashtuar nga detyra prej një muaji për shkelje të rënda në punë (para videos dhe rastit në fjalë), masë e cila është ende në fuqi nga Komisioni i Apelit
29 Korrik, 10:39 -
Mbyllja e Urës së Milotit, policia: Drejtuesit e mjeteve të ndjekin sinjalistikën në drejtim të Rubikut për të dalë në Rrugën e Kombit
Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që lëvizin përgjatë rrugës nacionale Lezhë–Milot që të ndjekin sinjalistikën e vendosur në drejtim të Rubikut, për të dalë në Rrugën e Kombit dhe anasjelltas.
26 Korrik, 09:13 -
Po montonte skelat për një koncert dhe bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes 32-vjeçari në Shëngjin! Baba i dy fëmijëve (VIDEO)
Punëtori 32-vjeçar ra në kontakt me energjinë elektrike dhe më pas është rrëzuar nga skela. Ai po montonte skelat për një koncert që do të mbahej në zonë. Ishte baba i dy fëmijëve.
19 Korrik, 17:48 -
Lezhë/ E ëma alarmoi policinë se kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh 8-vjeçari në plazhin e Shëngjinit
Policia thotë se pas njoftimit të nënës së fëmijës, shërbimet policore që patrullojnë me biçikleta u angazhuan menjëherë dhe e lokalizuan të miturin pranë një hoteli.
19 Korrik, 16:47 -
Po kthehej në Shqipëri, arrestohet në Rinas burrelsi i dënuar me rreth 5 vite burgim për armë dhe municione
Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim dhe dënuar me 4 vjet dhe 8 muaj burg nga drejtësia për mbajtje dhe prodhim të armëve, është kapur teksa kthehej në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit në Tiranë, për llogari të Policisë së Lezhës
4 Korrik, 16:36 -
I riu pa patentë në Lezhë nuk i ndalon postbllokut të policëve, tenton t’i përplasë! Efektivët qëllojnë me armë në drejtim të mjetit! Shoqërohet në polici (VIDEO+EMRI)
Policia në Lezhë qëlloi me armë ndaj një automjeti që nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe tentoi të përplaste efektivët, ndërsa shoferi, Justin Dushku, rezultoi pa leje drejtimi. Ngjarja po hetohet nga Prokuroria dhe AMP për të verifikuar ligjshmërinë e përdorimit të armës nga ana e policisë.
28 Qershor, 13:25 -
Aksident në Lezhë, mjeti humb kontrollin, përplaset me disa makina të parkuara (VIDEO)
Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Lezhës. Një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka përfunduar pranë një parkingu, ku është përplasur me disa automjete të tjera të parkuara.
26 Qershor, 19:28 -
Lezhë/ Lejoi pushtimin e tokës, merret nën akuzë zyrtari vendor, firmosi procesverbalin! Nën hetim për falsifikim edhe një 61-vjeçar
Një zyrtar vendor është marrë nën akuzë nga Policia e Lezhës, pasi akuzohet se ka lejuar pushtimin e një sipërfaqe toke, duke firmosur procesverbale në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës
28 Maj, 15:00 -
-
Lezhë/ I shpallur në kërkim për vjedhje, vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Kosovës 28- vjeçari
Një 28- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje. Në pranga është vënë Kristjan Hasani, të cilit Gjykata Themelore e Prizrenit, më datë 12.05.2025, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
24 Maj, 14:52
