-
Zjarrfikësi nga Fushë-Arrëzi rrëfen 'luftën' me flakët: Në momente rreziku mendojmë se na erdhi vdekja! Pa kushte e paga të ulëta (VIDEO)
Gëzim Lika, zjarrfikës në Fushë Arrëz, ka kaluar një verë të vështirë, ku shpesh me kolegët, u është rrezikuar jeta. Për Report TV ai thotë se, pavarësisht pasionit për profesionin dhe trajnimeve që ka ndjekur, mungesa e kushteve dhe pagat e ulëta e bëjnë punën e zjarrfikësit tepër të vështirë.
7 Shtator 2025, 15:21 -
Zjarrfikësit me paga të ulëta dhe të vetëm përballë flakëve! Në Fier 6 mjete zjarrfikëse, në Mallakastër vetëm dy, njëra e amortizuar
Qarku i Fierit ka mungesë të mjeteve zjarrfikëse dhe hidranteve, ndërsa efektivët ankohen edhe për paga të ulëta. Në Mallakastër janë vetëm dy mjete, njëra e amortizuar. Ndërsa në Fier kërkohen mjete të vogla 4x4 për zonat e vështira.
20 Gusht 2025, 13:45 -
Ballkani nën ‘pushtetin’ e flakëve, digjen zona të tëra me pyje! Zjarrfikësit të mbingarkuar, kanë mungesë pajisjesh
Prej disa ditësh pyjet në Evropën Juglindore janë përfshirë nga flakët dhe situata emergjente ende nuk ka mbaruar. Pak njerëz janë të kërcënuar në këto rajone, por hapësira të gjera peizazhesh natyrore janë shkatërruar.
30 Korrik 2025, 10:54 -
Rimorkio e kamionit me depozitë karburanti merr flakë në rrugën Vlorë-Fier! Shoferi reagon në kohë, zbulohet shkaku (VIDEO)
Drejtuesi i kamionit ka vrejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios, e cila ka qënë me ngarkesë. Ai menjëherë ka ndaluar kamionin dhe ka bërë shkëputjen e rimorkios, pasi rrezikonte të digjej kamioni për shkak të depozitës së karburantit
21 Korrik 2025, 09:32 -
Zjarr i madh në kodrat e Dimalit, 7 mjete në aksion për shuarjen, u rrezikuan edhe banesat! Digjen hektarë me ullinj e bimësi, hetim shkaqeve
Zjarri nisi në ferrat dhe barishtet anash rrugës së fshatit, por i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, përparoi me shpjetësi drejt kodrave me ullinj. Drejt vatrës u nisën 2 mjete zjarrëfikëse nga Berati, 1 mjet nga Kuçova, 1 nga Dimali dhe 3 mjete nga Fieri e Lushnja. Parandalohet përhapja e vatrës drejt banesave, dëmi material i madh. Po vihet nën kontroll
11 Korrik 2025, 16:10 -
Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër, shmanget përhapja e vatrës! Shkak veprimi i pakujdesshëm i familjes rome
Forcat zjarrfikëse arritën të shmangin një vatër të përmasave të mëdha, aq sa do të rrezikonte godinën e këtij stacioni që furnizon gjysmën e qytetit të Gjirokastrës
5 Korrik 2025, 17:43 -
Lezhë, 20 vatra zjarri gjatë 48 orëve të fundit! Prefekti Malshi: Dy raste dyshohen të qëllimshme, iu dërguan Prokurorisë për hetime
Per dy raste jane referuar materialet në prokurori, pasi ka dyshime per zjarrvenie te qellimshme. Prefekti Taulant Melshi shpjegon se janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit, janë marrë masat e duhura dhe këshillon qytetarët për kujdes maksimal
30 Qershor 2025, 14:14 -
Zjarri te tregu sezonal i plazhit të Durrësit dëmtoi 35 stenda, Policia: Shkak shkëndija elektrike në çatinë e një prej dyqaneve, era ndihmoi përhapjen!
Zjarri i rënë ditën e djeshme në tregun sezonal të plazhit të Durrësit dyshohet se ka ardhur në rrethana aksidentale, nga një shkëndijë elektrike mbi çatinë e një prej dyqaneve dhe më pas është përhapur duke shkaktuar dëme materiale. Policia dhe institucionet kanë nisur hetimet, tregu i mbyllur deri në një vendim të dytë
30 Qershor 2025, 11:29 -
Zjarr pranë rrugës kombëtare Berat-Dimal, te 'Kthesa e Lapardhasë', dyshohet se është i qëllimshëm! Policia nis hetimet për autorët (VIDEO)
Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën ferrave e kallamishteve në anë të rrugës dhe janë larguar. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës, zjarri është përhapur me shpejtësi
14 Qershor 2025, 23:29 -
Shkodër/ Zjarri shkrumbon katin e dytë të banesës, shkak dyshohet shkëndija elektrike
Kati i dytë i një banese në Golem të Shkodrës u përfshi nga flakët sot, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Paraprakisht shkak dyshohet se është bërë një shkëndije elektrike, hetimet vijojnë
10 Qershor 2025, 15:44 -
-
Vlorë/ Flakët shkrumbojnë banesën në zonën historike të qytetit, shkak dyshohet shkëndija elektrike! Dëme të shumta materiale, s’ka të lënduar (VIDEO)
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike në banesë, kurse dëmet materiale janë të shumta, po për fat të mirë pa të lënduar në njerëz. Pak pasi flakët kanë përfshirë banesën, ishin banorët ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës
6 Qershor 2025, 16:58 -
-
Kamionçina merr flakë në lëvizje në superstradën Shkodër-Lezhë, shpëton për mrekulli drejtuesi dhe familja e tij (VIDEO)
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në automjet. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa kamionçina është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht
3 Maj 2025, 15:49 -
Vlorë/ Furgoni 'Camper' i turistit francez shkrumbohet nga flakët, e kishte parkuar në Zvërnec! Policia: Shkak dyshohet shkëndija elektrike (VIDEO)
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:55, në Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike, një furgon i parkuar (Camper), në pronësi të shtetasit francez A. D. Policia thotë se ngjarja është aksidentale
7 Shkurt 2025, 20:24 -
Flakët shkrumbojnë 6 kazanë plehrash në dy vendgrumbullime në Elbasan! Hetime nëse janë zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në dy zona të qytetit, teksa zjarrfikësit të lajmëruar nga qytetarët, vepruan me shpejtësi duke i shuar pas shumë minutash aksioni. Era e keqe dhe tymi pushtoi zonën përreth.
4 Shkurt 2025, 20:12 -
-
Kukës/ Bombola e gazit shkrumbon apartamentin në katin e pestë, shpëtojnë 3 familjarët! Po gatuanin, dëme të shumta materiale (VIDEO)
Dyshimet e para tregojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bombol e gazit e ndezur për gatim, e cila nga shërbimet zjarrfikëse u gjet në ballkonin e apartamentit ku banonin tre persona, dy bashkëshortët dhe vajza e tyre
27 Janar 2025, 12:08 -
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë (VIDEO)
Zjarri i rënë ka djegur gjithçka në banesën njëkatëshe. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka vënë në kontroll flakët pasditen e sotme. Familja evakuohet në kohë, s’ka të lënduar. Dëme të shumta materiale
22 Janar 2025, 18:06 -
E rëndë në Tiranë, zjarri shkrumbon banesën, vdes i moshuari! 75-vjeçari i sëmurë, jetonte në mjerim i vetëm dhe mblidhte kanaçe (EMRI)
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, viktima jetonte duke mbledhur kanoçe dhe në kushte të mjerueshme. Vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor. Policia bëri me dije se dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të 75-vjeçarit, i cili jetonte i vetëm në banesë. Nisin hetimet
19 Janar 2025, 22:01