-
-
Mblidhen ministrat e G7 në Napoli, protestuesit sfidojnë zonën e kuqe dhe përleshen me policinë! Hidhet gaz lotsjellës dhe goditet me shkopinj gome
Sot ka pasur një protestë në Napoli kundër mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të vendeve G-7, që ishin mbledhur në qytetin italian. Demonstruesit u përleshën me policinë pasi sfiduan zonën e ndaluar, teksa ndaj tyre u hodh gaz lotsjellës dhe u përdorën shkopinj gome. Protestuesit bën thirrje kundër lzraelit për konfliktin në Gaza, si dhe kundër parave që harxhohen për armatime.
19 Tetor 2024, 19:19 -
-
-
Meloni nuk ‘tërhiqet’, mediat italiane: Javën që vjen pritet të mbërrijë një tjetër grup me emigrantë në Gjadër
Qeveria italiane do të sjellë një tjetër grup azilkërkuesish në Shëngjin gjatë kësaj jave. Kryeministrja italiane Meloni duket se nuk do të tërhiqet edhe pas vendimit të gjykatës italiane të premten, sipas të cilit sjellja e atyre ne kampet e ngritura në Shqipëri është e pavlefshme
19 Tetor 2024, 12:34 -
VIDEO/ Do kthehen në Itali, momenti kur emigrantët hipin në anije
12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti lanë kampin në Gjadër dhe hipën në anijen e rojes bregdetare italiane. Ajo do t’i kthejë në Itali, sipas vendimit të Gjykatës së Romës.Report Tv sjell edhe videon e momentit, ku dallohen emigrantët teksa hipin në anije.
19 Tetor 2024, 09:02 -
VIDEO/Do kthejë 12 emigrantët në Itali, anija ankorohet në Portin e Shëngjinit
Anija e rojës bregdetare italiane është ankoruar në Portin e Shëngjinit. Anija do të kthejë në Itali 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi që u vendosën në Gjadër, pas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.Gjykata e Romës vendosi që 12 emigrantët duhet t&am
19 Tetor 2024, 08:36 -
Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 emigrantët kthehen në Itali! Mediat paralajmërojnë: Një tjetër grup pritet të transferohet në Gjadër javën tjetër (VIDEO)
12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti u larguan nga kampi i Gjadrit për në Itali. Ata do duhet të qëndrojnë në Itali, sipas vendimit të Gjykatës së Romës. Mediat italiane raportojnë se qeveria italiane pritet që këtë javë të sjellë një tjetër grup me emigrantë në Gjadër, të mërkurën ose të enjten.
19 Tetor 2024, 07:46 -
Meloni viziton Libanin: U pranua propozimi për armëpushim trejavor, tani duhet përpjekje nga pala izraelite
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati. ku u shpreh se ky i fundit ka pranuar propozimin për armëpushim trejavor, ndërsa duhet bërë tani përpjekje nga pala izraelite për diçka të tillë.
18 Tetor 2024, 22:24 -
-
Rrëzimi i paktit Rama- Meloni, Meta: Vendimi rrëzoi edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë
Kryetari i PL, Ilir Meta, ka reaguar në rrjetin social 'X', lidhje me Vendimin e Gjykatës së Romës për të rrëzuar paktin Rama-Meloni.Ai u shpeh se ky është një vendim, i cili sipas tij rrëzon edh
18 Tetor 2024, 19:12 -
Begaj dhe presidenti italian në Horën e Arbëreshëve: Qytet simbol për kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë të përbashkët me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, në Horën e Arbëreshëve, në një ditë dhe ngjarje historike për komunitetin arbëresh që jeton në rajonin e Sicilisë
18 Tetor 2024, 16:52 -
12 emigrantët e parë në Gjadër, Gjykata e Romës: Duhet të kthehen të gjithë në Itali! Burime: Nesër vjen në Shëngjin anija për t’i marrë
Gjykata në Romë e quajti të pavlefshme mbajtjen e 12 azilkërkuesve në Gjadër duke detyruar qeverinë italiane që t'i çojë ata në Itali. Report Tv mëson nga burime se një anije do t'i marrë ata të shtunën për t'i dërguar në Bari. Shpërthen debati politik në Itali, Meloni akuzon opozitën për veprime te turpshme në dëm të Italisë.
18 Tetor 2024, 14:55 -
Shkatërrohet klani mafioz ‘Li Bergolis’ në Pulja, 39 arrestime! Shqiptarët partnerë në narkotrafik, biznes me ‘Ndragheta’ e ‘Camora’, infiltrim deri në politikë
Antimafia e Barit njoftoi goditjen e një prej organizatave me të rrezikshme, e quajtur edhe “Malësorët”. 21 vrasje dhe 18 atentate që nga 2009! Bashkëpunimi me shqiptarët në trafikun e drogës i forcoi. Krerët drejtonin nga qelia e burgut me ‘copa letre’ nëpër pica. Kishin depërtuar deri në politikë dhe pushtetin lokal
18 Tetor 2024, 09:59 -
Shqiptari kapet duke trafikuar 4 bashkëatdhetarë klandestinë në Udine! Kishin dëbime nga Franca, Italia e Hungaria, makina me targa shqiptare
I arrestuari është një 25-vjeçar shqiptar, me akuzën për ndihmë dhe nxitje për emigracionin e paligjshëm, i proceduar nga Guardia di Finanza e Udine. Klandestinët shqiptarë hodhën dokumentet në rrugë kur panë patrullën, verifikimet zbuluan se e kishin të ndaluar hyrjen në vendet e BE-së
18 Tetor 2024, 09:20 -
Itali/ Po trafikonte 14 kg kokainë me makinë, arrestohet shqiptari në autostradën e Parmës! Vlente 1 mln euro, e fshehur në bagazhin e dyfishtë
Automjeti me të cilin transportohej kokaina është kapur nga policia në autostradën A1, pranë Fidenzës, gjatë një patrulle të zakonshme autostrade dhe këqyrje të thelluar duke nisur nga shasia e mjetit
18 Tetor 2024, 08:54 -
Marrëveshja për emigrantët, Meloni: E gjithë BE-ja flet për modelin Itali-Shqipëri
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni reagoi sot ndaj opozitës së qendrës së majtë për kritikat e marrëveshjes së arritur nga qeveria e saj me Tiranën për ngritjen e qendrave të emigrantëve të drejtuar nga italianët në territorin shqiptar, duke thënë se interesi që nisma ka tërhequr në të gjithë Evropën tregon vlerën e saj.
17 Tetor 2024, 20:31 -
Italia shpall të paligjshme surrogacinë e kryer jashtë vendit! Gjoba dhe burg për ata që nuk e zbatojnë
Italianët që shkojnë jashtë vendit për të pasur një fëmijë nëpërmjet surrogacisë do të përballen me dënime me burg dhe gjoba deri në 1 milion euro. Këtë parashikon ligji i miratuar të mërkurën nga senati italian.
17 Tetor 2024, 17:05 -
Itali/ Pastronte paratë e grupit “Çopja”, arrestohet në Romë për ekstradim i kërkuari Klajdi Merkaj! Detajet e dosjes
Arrestimi i të riut që akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Fran e Hajdar Çopja, është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Paralelisht me masën e arrestit, më herët, GJKKO e Apelit la në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.
17 Tetor 2024, 11:45 -
