-
Abuzim me mbetjet, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh
Kompania “Kurum International” humb pas 10 vitesh lejen mjedisore për veprimtarinë në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit. Agjencia Kombëtare e Mjedisit e inspektoi kompaninë më 15 qershor 2026 dhe konstatoi shkelje në transferimin e mbetjeve.
12 Nëntor, 10:35 -
Armatim ‘deri në dhëmbë’, Mbrojtja 76.6 mld lekë buxhet në 2027-ën! Ministri Nufi: Në plan helikopterë, anije luftarake, sisteme mbrojtje
Armatimi dhe modernizimi i Forcave të Armatosura janë prioriteti kryesor i buxhetit të Mbrojtjes për vitin 2027, i cili kap vlerën e 76.6 miliardë lekëve. Në plan janë blerja e dronëve, avionëve, helikopterëve, anijeve patrulluese dhe sistemeve antiraketore. Projektbuxheti u prezantua nga ministri Ermal Nufi, i cili u përball në Komision edhe me akuzat e për çështjen e “KAYO”.
6 Nëntor, 13:35 -
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve
Shqipëria synon të hyjë në tregun ndërkombëtar të krediteve të karbonit dhe të shesë kredite deri në vitin 2035, ndërsa po zhvillon një sistem për tregtimin e emetimeve të gazeve serrë, që do të përafrohet me standardet e Bashkimit Europian.
6 Nëntor, 07:11 -
-
Protestuesit sulmojnë Ministrinë e Mjedisit, thyejnë xhamat te Teatri i Kukullave (VIDEO)
Përmes sheshit “Skënderbej”, protestuesit i janë drejtuar Ministrisë së Mjedisit duke hedhur gurë. Sulmi është zgjeruar edhe drejt Teatrit të Kukullave, të cilit i janë thyer xhamat.Goditjet ishin në formë breshërie ndaj efektivëve.Forca Kombëtare e Siguris&am
15 Tetor, 14:12 -
-
Negociatat me BE/ Ministri Jaupaj për Report Tv: Po përafrojmë legjislacionin me Unionin! Në fokus Reforma e Menaxhimit të Mbetjeve, landfillet që po ndërtohen
Sa i takon menaxhimit të mbetjeve, ministri Jaupaj e cilësoi reformën përkatëse si një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Mjedisit, duke theksuar transformimin dhe krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM).
3 Shtator, 18:59 -
Auron Tare: Rikthimi i 'kalit të qyqes' dhe një lajm i madh nga Ministria e Mjedisit
Kali i Qyqes që u filmua nga turistët nuk është pra ndonjë emigrant i ri që ka vendosur të bëjë jetën e tij në Shqipëri falë punëve të mira. Ai është një banor i vjetër i zonës, i cili, me siguri i tmerruar nga flakët që djegin habitatin e tij, ka zbritur më poshtë, buzë Vjosës, për t'u mbrojtur apo për të pirë ujë.
30 Gusht, 12:55 -
-
Resorti në Zvërnec, ministri Jaupaj: Çdo projekt në këtë zonë do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, priti sot një delegacion të Parlamentit Europian. Gjatë këtij takimi Jaupaj tha për eurodeputetët se institucionet shqiptare do të vijojnë të veprojnë me transparencë të plotë dhe në përputhje me të gjitha detyrimet që burojnë nga legjislacioni kombëtar dhe ai i BE
1 Korrik, 17:54 -
Organizatat mjedisore bojkotojnë dëgjesat e Ministrisë së Mjedisit: S’ka dialog pa shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura
Shoqëria civile refuzon të marrë pjesë në konsultimet publike, duke akuzuar qeverinë se po krijon një normalitet të rremë ndërsa avancojnë projektet në zonat e mbrojtura.
12 Qershor, 17:41 -
Projektligji/ Të dëmtohet shëndeti nga ajri i ndotur? Mund të kërkosh dëshpërblim nga shteti! Superstacion për kontrollin e ndotjes
Qytetarët do të marrin kompensim nëse shëndeti i tyre do të dëmtohet nga ndotja e ajrit, kur kjo gjë faktohet. Projektligji i hedhur në Konsultim Publik parashikon edhe shtim të stacioneve të monitorimit të cilësisë së ajrit për të identifikuar zonat problematike, dhe për të marrë masa që të ulet ekspozimi i qytetarëve.
20 Prill, 15:59 -
Pasi denoncoi ndotjen e lumit Drin në Kuvend, Koçeku jep lajmin: Ministritë e Mjedisit në Shqipëri e Kosovë firmosën memorandum për shpëtimin e tij (VIDEO)
Deputetja thotë se ministri i Mjedisit në Shqipëri, Sofjan Jaupaj, dhe ministrja e Mjedisit në Kosovë, kanë nënshkruar një memorandum për shpëtimin e Lumit Drin.
4 Prill, 18:29 -
Konferenca e ministrit Jaupaj me gazetarë të përzgjedhur, Safe Journalists Albania: Cënon parimin e aksesit të barabartë në informacion, shmang llogaridhënien
Ministri i Mjedisit, Sofjan JaupajSafe Journalists Network Albania ka reaguar për konferencën e zhvilluar ditën e sotme nga ministri i Mjedisit, Sofjan Japuaj, ku nuk kishte njoftuar paraprakisht mediat, por ishin vetëm gazetarë të ftuar personalisht nga ai,
10 Shkurt, 15:59 -
Ministri Jaupaj mban konferencë me gazetarë të përzgjedhur nga ai, AGSH: Antidemokratike dhe e papranueshme! Cenohet transparenca institucionale
Ndryshe nga kolegët e tij në qeveri, ministri Jaupaj as nuk kishte njoftuar paraprakisht mediat për konferencën, në të cilën ishin të pranishëm vetëm gazetarë të ftuar personalisht nga ai, ose vartësit. Mes mediave të panjoftuara e të përjashtuara ishte edhe redaksia e Report Tv.
10 Shkurt, 14:44 -
Përmbytje më të mëdha në 60 vitet e fundit! Drini e Buna në Veri dhe Vjosa në jug, shkaktarët kryesorë
Shqipëria ka njohur të paktën 10 përmbytje të mëdha në 60 vitet e fundit, që kanë lënë pasoja në vend. Dalja nga shtrati e lumenjve Buna e Drini në Veri, dhe Vjosa në Jug kanë qenë shkaktarët kryesorë, ndërsa dy vjet me radhë në 2010 dhe 2011, shkarkimet nga hidrocentralet përmbytën Shkodrën dhe Lezhën.
12 Janar, 15:43 -
KLSH: Në 3 dekada vendi ka humbur 2.5 mld $ nga përmbytjet, 15 mijë banesa të shkatërruara në 30 vite
Pa llogaritur reshjet e ditëve të fundit, Shqipërisë në 30 vite i janë shkaktuar 2.5 miliardë dollarë dëme prej përmbytjeve. Kontrolli i Lartë i shtetit thotë se përmbytjet po shtohen për shkak të bllokimit të kanaleve, uljes së kapacitetit të hidrovorëve dhe prej mbi 3 mijë ndërtimeve pa leje në infrastrukturën e kanalizimeve dhe ujitjes.
12 Janar, 15:40 -
Shpallen 'Personazhet e vitit 2025' për Mallakastrën, ministri Sofjan Jaupaj në krye të figurave të nderuara
Gjatë ceremonisë, titulli “Krenaria e Mallakastrës” iu akordua ish-zëvendësprefektes së Qarkut Fier, Mbarime Isufaj, për kontributin dhe angazhimin e saj në shërbim të komunitetit.
25 Dhjetor 2025, 22:47 -
Krimet mjedisore/ Ministrat Lamallari e Jaupaj në tryezë për Kodin e ri Penal: Nuk synojmë vetëm ndëshkimin, por parandalimin
Fokusi i tryezës së sotme ishin një grup veprash penale që prekin drejtpërdrejtë interesin publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit: veprat penale kundër mjedisit, regjimit të tokës dhe kafshëve; veprat penale kundër ekonomisë dhe pasurisë; si dhe ato kundër artit, kulturës, pronësisë intelektuale dhe industriale.
17 Dhjetor 2025, 17:36 -