-
-
Atentat në autostradën Fier-Vlorë, vriten me breshëri kallashnikovi në makinë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo! 3 autorët dyshohen si vrasës me pagesë, shkak hakmarrja (VIDEO)
Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, vëllai i Eduard Xhezos, aktualisht në burg për vrasjen e Arben Beqirajt, plagosjen e djalit të tij dhe nipit në gusht të vitit 2019, u ekzekutuan sot me breshëri plumbash tek mbikalimi i Panajas në Vlorë. Brenda makinës së djegur të autorëve u gjetën tre armë zjarri dhe ngjarja besohet se ka ndodhur për hasmëri. 8 persona janë shoqëruar
18 Gusht 2022, 09:52 -
-
Dosja e vrasjes në Vlorë/ Dëshmia e rojes: Kali u tremb dhe vrapoi tek lokali, i kërkova falje 'Arbenit të Çeçesë'...por ai më rrahu
Zbardhet dosja e plotë. Anëtarë të familjes Beqiraj rrahën kujdestarin e kalit të Xhezos. Eduart Xhezo shkoi me eskortë dhe armë për tu sqaruar, por vrau Beqiraj e plagosi dy të tjerë.
8 Nëntor 2019, 12:06 -
Detaje nga vrasja biznesmenit vlonjat për një kalë/ Autori lëvizte i lirë me një emër të rremë, i droguar kur u arrestua
Eduard Xhezo i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në Vlorë pas sherrit për një kalë i ka shpëtuar policisë duke u fshehur pas emrit të rremë si Ermal Dema. Ai ishte zhvendosur nga Vlora dhe jetonte në Durrës, ndërsa ka bërë 9.4 vite burg për një tjetër vrasje, por Xhezo u arrestua në janar të këtij viti në tentativë për të kaluar drejt Italisë 1 ton kanabis dhe u la i lirë.
31 Tetor 2019, 16:18 -
Vrau në gusht biznesmenin vlonjat për një kalë, autori arrestohet pas ndjekjes si nëpër filma nga policia
Eduart Xhezo në momentin e arrestimit pasi i i kishte ikur policisë, ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe me dokumente të falsifikuara. Ai është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Xhezo është i akuzuari kryesor për vrasjen e Arben Beqiraj që ndodhi më 4 gusht të këtij viti në Vlorë.
30 Tetor 2019, 09:42 -
Vrasësi i biznesmenit në Vlorë, si i fali Gjykata e Lartë 7 vite burg, të gjithë anëtarët u shkarkuan nga vettingu
Eduart Xhezo i dënuar në 2009 për disa vepra penale është njëri nga autorët e vrasjes së Arben Beqirajt ditën e diel dhe plagosjes së Egert Beqirajt e Nesim Hodajt të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Por për cfarë u dënua Eduart Xhezo dhe si arriti që të dilte nga burg? Zbardhet e kaluara dhe si e liroi Gjykata e Lartë.
6 Gusht 2019, 20:34
