Vrasësi i biznesmenit në Vlorë, si i fali Gjykata e Lartë 7 vite burg, të gjithë anëtarët u shkarkuan nga vettingu

VLORE-Eduart Xhezo i dënuar në 2009 për disa vepra penale është njëri nga autorët e vrasjes së biznesmenit Arben Beqiraj ditën e diel dhe plagosjes së Egert Beqirajt e Nesim Hodajt të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Por për cfarë u dënua Eduart Xhezo dhe si arriti që të dilte nga burg? Në 2005 kur punonte si tregtar zarzavatesh ai u akuzua se tentoi që të vriste dy persona pas një konflikti. Ai u konfliktua me Skënder dhe Klodjan Ramën (babë e bir) për çmimet e patateve, ndërsa goditi djalin me gur në kokë. Po atë ditë Kreshnik Rama, i cili është djali i Skënder Ramës dhe vëllai i Klodjan Ramës pa pasur dijeni se cfarë kishte ndodhur shkoi të furnizohej, ndërsa bashkë me atë ishte edhe Bledar Mustafai.

Eduart Xhezo duke kujtuar se të dëmtuarit kishin ardhur të vazhdonin grindjen e familjarëve të tij me të cilët ai ishte përplasur dy orë më parë, ka marrë një armë automatike të cilën ai e mbante pa leje dhe në momentin që furgoni ka ndaluar është afruar dhe në një distancë rreth 7-8 m ka qëlluar në drejtimin e poshtëm të derës së shoferit afër parafangos së makinës dhe pjesës që mban mallra. Nga breshëria u plagos Bledar Mustafai.

Pas 5 vitesh arrati Eduart Xhezo u arrestua, ndërsa gjykata e shkallës së parë në Vlorë e dënoi me 13 vite (përfundimisht 9.4 vite me gjykim të shkurtuar), që u la në fuqi edhe nga Apeli. Por Xhezo nuk u pajtua me vendimin e dërgoi në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë me trupë gjyqësore në 2012 që përbëhej nga; Gani Dizdari kryesues dhe anëtar, Aleksandër Muskaj, Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi dhe Artan Zenelin e ndryshuan duke i hequr 7.4 vite burg.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Lartë i hoqi akuzën për tentativë vrasje të dy personave dhe e dënoi me 2 vite burg vetëm për armëmbajtje dhe kanosje. Pas faljes së 7.4 viteve burg, Xhezo la qelinë duke fituar lirinë.  Por të gjithë trupën që i fali 7.4 vite burg vlonjatit e shkarkoi Vettingu. Gani Dizdari që ishte kryesues u shkarkua në 13 shkurt 2018, po ashtu edhe Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi dhe Artan Zeneli, ndërsa Aleksandër Muskaj nuk pranoi që t'i nënshtrohet vettingut duke u larguar.

Vendimi i Gjykates se Larte per Eduart Xhezon

( Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë të gjykatës së lartë )

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati djali lushnjarit: 07/08/2019 20:40

    Vlonjatë bajga

    Përgjigju
  • Sokol: 07/08/2019 20:39

    Po pasurin se morem vesh do i ndajn me ata qe i heqin! Per mosvajtur ne burg.! Vetem shkarkime themi ne apo te gjykata justifikohen leket

    Përgjigju
  • Dani: 07/08/2019 19:15

    A pleher..mbeturin .duhet te ishe ne burg ti dhe arbeni gjalle. O kafsh .o tu shofte fara ty o rrac e keqe .ik fshiu te ajo e mamas tende tani se do te gjejn sezben

    Përgjigju
  • Vlonjati: 07/08/2019 14:48

    Po I pergjigjem ketij Saimirit. O legen po kur nuk je ne brendesi te mhb mos fol. Po te te shanin ty nga gruaja e motra ca do beje? Apo do I thoje hajde se nuk je as I pari e as I fundit hajde futi ndonj tegel. Ik mo burr plehr ku di ti ca esht sedra. Mir e gjeti se po te ishte nga ata burra ai I mbyllte me llafe. Se ja e hengri pataten

    Përgjigju
  • Tirana: 07/08/2019 13:12

    Te tan i kisha vun ne litar keta ktiminela. Jan vesh nanate shqiptare me te zeza ne veri e ne jug.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 06/08/2019 22:43

    Ahh o Ermal mos e rruaj.100 vite jet do te shtohen me kete qe bere. Hallall qumeshti nenes

    Përgjigju
    • saimir: 07/08/2019 11:33

      A mortja qe nuk te ha ty dhe ermalin. kafsh prehistorike nga na u poftiset, e katandiset vloren palermo

  • Tipi: 06/08/2019 22:13

    Ky tipi godet me gure tjetrin, pastaj sharron me plumba furgonin ne tentative per te vrare dy vete, edhe Gjykatesit e (shpë)lartë I kepusin vetem dy vjet burg? Ja pasojat. Kane edhe surrat te investojne Gjykaten e Strasburgut per largimin prej vetingut. Eh... CA mban dheu.

    Përgjigju
  • Fredi: 06/08/2019 21:50

    Pu pu pu ç fërkale kemi patur në drejtësi, e kalbën vendin fshatarët muta. Ngrihu Enver djali, ngrihu!

    Përgjigju
  • asl: 06/08/2019 21:18

    Gjyqtareve tu sekuestrohet pasuria dhe te kthjene leket e"punes"si gjyqtare.Perbindeshat,ushunjezat ju skeni nevoje per gjyq direkt ne kafaz.

    Përgjigju
  • Polici: 06/08/2019 20:45

    Ato hajduta gjygjtaresh qe vetingu jua nxori te pa larat e hajduteve te popullit qe e grabiten, me keto vendime qe kane dhene ketyre krimineleve me miliona para qe ju kane marre, per keto vendime qe kane dhene keto gjykates qe ja kane dhene kete vendim duhet te jene ne burg jo te bojne qefe ne resortet me te bukura te botes, ketyre banditeve gjygjtare ti sekuestrohet gjith pasuria,siç po ju sekuestrohet edhe ketyre drogagjive.

    Përgjigju
    • Mreti: 07/08/2019 01:47

      Kur kto vendime per kto hollat....imagjino per peshkaqenet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja