TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i 4 pronarëve të kompanive të transportit publik në kryeqytet dhe 4 bashkëpunëtorëve të tyre të cilët falsifikonin biletat e autobusëve duke kryer evazion fiskal.
Gazetarja e Report TV Xhensila Kodra bën me dije se kjo veprimtari kriminale kishte të paktën një vit që kishte nisur duke shpërndarë biletat e falsifikuara dhe jo ato origjinale të shtypura në shtypshkronjë.
Sipas burimeve, përllogaritja e dëmit që i është shkaktuar shtetit arrin në 1 miliardë lekë. Dëmi fillon që nga prodhimi i tyre ku për një biletë i paguhet shtypshkronjës 8.4 lekë, e më pas TVSH mujore si dhe ne fund tatim fitimi i xhiros.
Ditën e djeshme në pranga kanë rënë Ferdinand Ibrahimi, 60 vjeç me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit të Unazës, dhe djali i tij Anastas Ibrahimi i të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale (biletat), në tentativë për t’i asgjësuar.
Të arrestuarit e tjerë janë Fatos Vrapi , 60 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit "AlbaTrans" dhe bashkëshortja e tij Albana Vrapi, 51 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore dhe ortake (të dy janë bashkëpronar të linjave të Tiranës së Re, Tufinës dhe Shkozës); Evisa Vora, 33 vjeçe, banuese në Tiranë (ka në pronësi linjën e Porcelanit), me detyrë administratore; Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobusash; Aldi Duka, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobusash; Klodiana Qato, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomist në një shoqëri autobusash.
Ferdinand Ibrahimi është një emër i njohur i botës së biznesit. Ai është pronar i firmës "Ferlut". Ndërsa për sa i përket të arrestuarit Fatos Vrapi, ai ka detyrën edhe si anëtar i Këshilli Bashkiak në Tiranë nën siglën e Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos. Ndërsa të arrestuarit e tjerë akuzohe si bashkëpunëtor të cilët shpërndanin biletat e falsifikuara .
Ata përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhuara në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Gjatë arrestimit janë sekuestruar edhe 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Ferdinand Ibrahimi, administrator i linjës së Unazës e pronar i 'Ferlutit'

Fatos Vrapi, anëtar i këshillit bashkiak Tiranë

Albana Vrapi, administratore e AlbaTrans
-
Sherbimi autobuzeve urbane eshte skandaloze, pergjegjesi mban dhe seksioni transportit i bashkise qe nuk kontrollon kontraten e bere me kompanin e autobuzave. Ne orar mos funksjonim te kondicjonereve pastertin vjedhjen e biletave etj.
Përgjigju -
Po licenca i eshte pezulluar? Ju si gazete keni investiguar me gazetaret tuaj, intervistuar specialist ne Bashki? Se gjithmone cudia tre dite zgjat! Mire do ishte t'i shkonit deri ne fund!
Përgjigju












Komente
Komento