Përzhita e Verli: 110 mijë thesare izolohen në fonde, emergjent një muze

Një relike 8-mijëvjeçare, e zbuluar tre vjet më parë në Pogradec, ishte e para surprizë, kur ekskluzivisht me kamerën e Report TV eksploruam fondet e jashtëzakonshme të Muzeut Arkeologjik, në Tiranë. 
Mbi 210 mijë thesare strehohen në këto fonde. 

“Ashtu është e vërtetë, ne aktualisht në Muzeun Arkeologjik të Tiranës kemi këtu pranë akademisë 210 objekte të paraqitur për publikun, ndërsa thesari i arkeologjisë shqiptare është diçka krejt tjetër. Unë mund të them se thesari i arkeologjisë shqiptare që ne disponojmë sot është diku tek 80 mijë objekte. Pra disponojmë një sasi për 40 muze arkeologjikë, që ne sot i kemi gjendje.”, tha drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita

Drejtori  i Institutit të Arkeologjisë, Përzhita na bën me dije se 60 mijë objekte nga ky fond janë të gatshme për ekspozim, por hapësirat mungojnë.  

“Dhe ajo që do ta mbyllte këtë shqetësim tonin dhe këtë paraqitje të kësaj trashëgimie kulturore dhe të këtij thesari arkeologjik, natyrisht do të ishte një Muze Nacional i Arkeologjisë”

Keni bërë ju ndonjë kërkesë për një muze të ri të arkeologjisë ?

“Kemi bërë thirrje nëpërmjet jush, mediave, dhe nëpërmjet takimeve që kemi patur, jemi shprehur që mbase do të bëhej godina e Piramidës, që është një godinë e përcaktuar si muze edhe me përmasat e duhura. Ajo mund të ishte shumë bukur dhe të kishim një muze arkeologjik këtu në qendër të Tiranës, por me sa pashë, kjo godinë është në dispozicion të Bashkisë së Tiranës për një funksion tjetër.”, tha arkeologu Përzhita. 

Këto mrekulli arkeologjike, që janë puna e mundi i përgjatë një shekulli të ikonave të arkeologjisë shqiptare dhe asaj të huaj, nuk e kanë parë dritën e ekspozitës. Ato fshehin mjaft histori brenda, mes tyre dhe objektet e qytetit të humbur ilir, Arnisa.  
“Atje është zbuluar një figurë prej bronzi, është  e shekullit të gjashtë para Krishtit, një figurë kalorësi e hipur në kalë, që është një prej objecteve unikale të zbuluara në Mesdhe. 

Ku është kjo figurë, ku gjendet?

-Këtu tek ne. Por për momentin nuk mund ta ekspozojmë”, tha Përzhita. 
 
Syri të sheh jo pak objekte që përfaqësojnë historinë e qyteteve të harruara ilire, me datim të mbi 2400 vjetëve më parë, objekte të antikitetit të vonë, të periudhave greke e romake, por edhe të qytetërimeve primitive.  
Për Mareglen Verlin, drejtorin  e Akademisë së Studimeve Albanologjike, çështja e muzeut është emergjente:

“Megjithëse synimi ynë është didaktik për këtë muze, është e patolerueshme që pasuri të jashtëzakonshme të ndodhen në fonde, kur duhet të shihen nga ata që do t’i studiojnë këto objekte dhe që janë të interesuar për arkeologjinë. Do të ishte sot më e domosdoshme se kurrë një gjë e tillë edhe në përkorje me strategjinë shtetërore për nxitjen e turizmit cilësor dhe më gjerë. Ne do të kërkonin një muze të arkeologjisë po se po, por ndoshta edhe të etnografisë e të antropologjisë, sepse nuk kemi hapësira për të ekspozuar gjithccka që kemi.”, tha Marenglen Verli, drejtor i Akademisë së Studimeve Albanologjike. 

Muzeu Arkeologjik në Tiranë prezanton kërkimet dhe zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë. U çel në vitin 1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, ku pas këtij viti qëndroi si muze i profilizuar arkeologjik. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit