-
-
Ngërçi politik/ Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Ligjbërësit refuzuan për të shtatën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës – sipas një propozimi të bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.
13 Maj 2025, 10:49 -
Ngërçi politik/ Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës
Kushtetuta i jep të drejtë partisë fituese të propozojë kandidatin për kryeparlamentar, dhe kryeministri në detyrë, njëherësh udhëheqës i LVV-së, Albin Kurti, përsëriti ditë më parë se partia nuk e ka ndër mend të sjellë kandidat tjetër pos Haxhiut, duke thënë se është detyrë e të gjitha partive parlamentare ta konstituojnë Kuvendin.
12 Maj 2025, 12:54 -
Dështon seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish - në përpjekjen e tyre të trembëdhjetë - ta konstituojnë Kuvendin e ri. Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe sot kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
9 Maj 2025, 08:41 -
Ngërçi politik/ Nënkryetari i LDK për Report Tv: Një qeveri tranzicioni do t'i jepte oksigjen politik Kosovës! Jemi peng i veprimeve të Kurtit
Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetari i Vetëvendosjes në seancën e 12-të të konstituimit të Kuvendit, një ditë më parë tha se e refuzonte ofertën e LDK për një qeveri trazincioni. Lutfi Haziri tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo është një situatë e re për poltikën në Kosovë.
8 Maj 2025, 15:03 -
Ngërçi politik në Kosovë/ Kryetari i LDK: Oferta për qeveri tranzicioni mbetet, nisim punën për zgjedhjet lokale
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjidhja që partia e tij ka ofruar për të dalë nga ngërçi politik, përmes një qeverie tranzitore, mbetet në tryezë, por shtoi se ajo ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.
8 Maj 2025, 13:41 -
Dështon tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë! Kurti kundër propozimit të LDK për qeveri tranzicioni! Kos: Duhet të krijojnë sa më parë institucionet
Për të 12-tën herë ka dështuar përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Seanca e ardhshme do të mbahet më 9 maj në fillim prej orës 10:00.
7 Maj 2025, 08:53 -
Kurti i kërkoi LDK koalicion, analistja për Report TV: Taktikë e tij për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi i seancës së konstituimit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas dështimit të seancës së 11-të një ditë më parë i dërgoi një letër, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në të cilën thuhej se Vetëvendosja është e interesuar për koalicion qeverisës.
6 Maj 2025, 14:35 -
Ngërçi politik në Kosovë, dështon seanca e 10 e konstituimit të parlamentit të ri! Nuk u votua komisioni për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës.
3 Maj 2025, 08:24 -
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit propozohet të bëhet me votim të fshehtë! PDK e LDK e refuzojnë
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë.Ai ka propozuar që votimi të kryhet "me fletvotime fizike".Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se par
1 Maj 2025, 10:54 -
Dështon seanca e 9-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nuk u ngrit komisioni për votimin e fshehtë për kryeparlamentaren
Një tjetër tentativë për të konstituuar parlamentin dështoi në Kosovë. Vetëvendosje propozoi këtë radhë votimin e fshehtë me shpresën e rrjedhjes së votave nga grupet e tjera parlamentare. Opozita nuk mori pjesë në votim dhe akuzoi Vetëvendosjen për shkelje kushtetuese. Kreu i PDK përmendi edhe zgjedhjet e parakohshme si zgjidhje
1 Maj 2025, 08:58 -
Albin Kurti thërret në takim liderët e PDK dhe LDK për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i ka thirrur në një takim liderët e dy prej partive më të mëdha parlamentare, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për konstituimin e vonuar të Kuvendit të Kosovës.
30 Prill 2025, 18:27 -
Kosovë/ Dështon për të tetën herë konsituimi i parlamentit, Haxhiu nuk zgjidhet kryetare
Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Vetëm pas votimit të kryetarit të ri dhe pesë nënkryetarëve, procesi i legjislaturës së re do të konsiderohej i përmbyllur.
29 Prill 2025, 07:50 -
Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Ngjela në Report Tv: Pagesë korrupsioni, Berisha në hall, s'mund të bëhet kryeministër një person ‘non grata’
Pagesën prej 6 milionë dollarë të PD për lobim në SHBA, avokati Spartak Ngjela, e ka cilësuar si pagesë korrupsioni. Ngjela tha se Berisha është në hall të madh, pasi është në proces penal. Ai tha se një person që është non grata nuk mund të bëhet kryeministër.
28 Prill 2025, 18:00 -
Dështon seanca e shtatë për konstituimin e Kuvendit! Kosova nuk arrin të dali ngërçi politik
Ka dështuar për të shtatën herë konstitutimi i Kuvendit të Kosovës. Për të pestën herë Albulena Haxhiu, nuk ka arritur që të sigurojë më shumë se 57 vota. Seanca konstituive, sipas rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre e kryetarit dhe nënkryetarëve.
27 Prill 2025, 08:33 -
Arben Qirezi: Kuvendi në pritje, si ndikon kultura politike në procesin e konstituimit
Kultura politike në Kosovë është ndikuar në masë të madhe nga sistemi zgjedhor dhe prania qeverisëse ndërkombëtare. Kështu, prej vitit 2001, pyetja se kush fiton çka, kur dhe si është zgjidhur përmes dialogut, kompromisit dhe marrëveshjeve mes elitave politike.
25 Prill 2025, 22:31 -
Dështon për të gjashtën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës! Krasniqi: Për tekat e një deputeteje, VV-ja po e mban peng shtetin
Ka dështuar për të gjashtën herë konstitutimi i Kuvendit të Kosovës. Për të katërtën herë Albulena Haxhiu, nuk ka arritur që të sigurojë më shumë se 57 vota. Seanca konstituive, sipas rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre e kryetarit dhe nënkryetarëve.
25 Prill 2025, 07:47 -
Dështon për të pestën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës! Albulena Haxhiu e LVV nuk zgjidhet kryetare! E radhës më 25 prill
Në Kosovë deputetët dështuan edhe në përpjekjen e pestë ta konstituonin Kuvendin. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë fituese të zgjedhjeve, Albulena Haxhiu, mori sërish vetëm 57 vota. Opozita kërkon një emër unifikues, ndërsa përpjekja e radhës do të jetë të premten në orën 11:00
23 Prill 2025, 08:11 -
Augustin Palokaj: Taktizimet dhe kalkulimet politike do t’i kushtojnë Kosovës
Nga partia fituese, Vetëvendosje, herë thonë “i kemi votat”, e pastaj, kur dëshmohet se nuk i kanë pasur, fajësojnë opozitën. E opozita mban qëndrim përjashtues ndaj Vetëvendosjes, duke e pritur dështimin e saj për të bërë përpjekje që ata ta formojnë shumicën parlamentare.
21 Prill 2025, 22:33 -
BE: Është thelbësore për Kosovën ta formojë shpejt qeverinë e re
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) këmbëngulin që anëtarët e Qeverisë, të cilët janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje, përndryshe nuk do ta votojnë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve, hap që duhet të kalohet për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.
18 Prill 2025, 16:43
