-
Lokalet në Kosovë/ Disfatë e thellë për Kurtin, LVV fiton vetëm në 3 komuna! PDK kryeson në 3, LDK në 2! 17 komuna drejt balotazhit
Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. KQZ-ja njoftoi se pjesëmarrja në votime ishte 39%. Të drejtë vote kishin 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
12 Tetor, 07:16 -
-
Kosovë/ Pas konstituimit të Kuvendit, Osmani mandaton Kurtin për formimin e qeverisë së re! 15 ditë afat për emrat e kabinetit
Sipas Kushtetutës, Kurti ka 15 ditë kohë për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë për miratim. Që të miratohet, kabineti duhet të marrë së paku 61 vota nga deputetët.
11 Tetor, 12:10 -
Kosovë/ Çfarë pritet të ndodhë pas konstituimit të Kuvendit?
Pas sqarimeve dhe kërkesave të bëra nga Gjykata Kushtetuese, të përfshira në aktgjykimin e publikuar më 8 tetor, Kuvendi u mblodh të premten dhe votoi Nenad Rashiqin për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb, duke përmbyllur kështu zyrtarisht konstituimin e legjislaturës së re.
10 Tetor, 20:26 -
Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetari serb! I hapet rruga formimit të qeverisë së re
Merr fund ngërçi politik pas 8 muajsh nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit. Deputetët votuan me 71 vota pro Nenad Rashiç si nënkryetarin e pestë të Kuvendit. LDK bashkoi votat me Vetëvendosjen, ndërsa PDK e cila votoi kundër, kërkoi zgjedhje të parakohshme.
10 Tetor, 08:07 -
Kosovë/ Shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve nxisin debat për blerje votash
Fushata elektorale për zgjedhjet lokale ka filluar më 12 shtator. Që atëherë, Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar edhe një tjetër mbledhje, ku janë marrë vendime për fillim e finalizim të proceseve të shpronësimeve dhe janë ndarë edhe tre milionë euro për rehabilitimin e rrugëve rajonale
9 Tetor, 16:34 -
Kosovë/ Bllokimi i formimit të qeverisë së re, sot përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese
Më 30 gusht, deputetët e Listës Serbe dhe deputeti Hoxha iu drejtuan Kushtetueses për shkelje të rëndë të të drejtave të pakicës serbe pasi kryetari i sapozgjedhur Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras nënkryetarët e pakicave dhe më pas përdori shortin për kandidatët për nënkryetarin serb
30 Shtator, 08:50 -
Ambasadori britanik në Kosovë: Udhëheqësit politikë të respektojnë vendimet e Kushtetueses
Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme nga 5 shtatori deri më 30 shtator, duke ua ndaluar deputetëve të ndërmarrin veprime dhe duke ndaluar zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
23 Shtator, 20:26 -
Sulmi i Kurtit ndaj Kushtetueses, reagon Ambasada Gjermane në Kosovë: Të respektohet pavarësia e gjykatës, politika të përmbahet nga çdo ndërhyrje
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ambasada thekson rëndësinë e pavarësisë gjyqësore si një gur themeli i sundimit të ligjit dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqësorit.
9 Shtator, 17:37 -
Sulmi i Kurtit ndaj Kushtetueses, Haradinaj: Më kujton shprehjen 'kur hajduti bërtet kapeni hajdutin'
Ramush HaradinajKryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj sulmeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj Gjykatës Kushtetuese.Përmes një njoftimi në Facebook, Haradinaj thotë s
7 Shtator, 15:30 -
Kurti shënjestron Gjykatën Kushtetuese: Po funksionon si hije e opozitës ndaj Vetëvendosjes
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese, për të cilën tha se po funksionion si hije politike e opozitës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Në mbledhjen e 59-të të Këshillit t&
7 Shtator, 13:19 -
Kosovë/ Kurti propozohet sërish nga LVV për kryeministër, sulmon Kushtetuesen: Po vepron si hije politike kundër nesh
Kurti propozohet për një tjetër mandat në krye të qeverisë. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV, ai shënjestroi Gjykatën Kushtetuese se po vepron si “hije politike” e opozitës. Sipas tij, vendimet e gjykatës kanë bllokuar prej muajsh konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.
7 Shtator, 12:31 -
Përfaqësuesit e LVV-së në KQZ kritikojnë QUINT-in për 'mbështetjen e Listës Serbe'
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit, teksa Alban Krasniqi nga ky subjekt kritikoi ambasadat e shteteve të QUINT-it, duke thënë se ato i kanë dalë në mbrojtje “organizatave kriminale”.
1 Shtator, 18:11 -
-
Arben Qirezi: Çmimi i farsës patriotike
Kosova në kornizën e saj ligjore e kushtetuese siguron që pakicat kombëtare të jenë të përfaqësuara në institucione dhe të marrin pjesë aktivisht në jetën politike të vendit. Kushtetuta e Kosovës siguron që komunitetet pakicë të jenë jo vetëm të përfaqësuara në Kuvend e në kryesinë e tij, si dhe në Qeveri, Polici, gjyqësor e administratë publike
29 Gusht, 16:56 -
Kosovë/ 'Gracka' për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, analistët: Si LVV po përpiqet të zgjasë 'jetën' e qeverisë në detyrë
Sipas disa analistëve, LVV po e përdor procesin e konstituimit të Kuvendit si një lojë strategjike për të zgjatur jetën e Qeverisë në detyrë dhe për të fituar avantazh politik.
28 Gusht, 08:34 -
Kosovë/ PZAP urdhëroi certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet, Vetëvendosja e Kurtit ankohet në Supreme!
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e urdhëroi javën e kaluar komisionin zgjedhor ta certifikojë partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, pak ditë pasi asaj iu mohua regjistrimi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit
27 Gusht, 14:59 -
Konstituimi i Kuvendit dështoi, Kosova hyn në paqartësi juridike për institucionet
Tani është mbyllur afati 30-ditor që Gjykata Kushtetuese u kishte dhënëafat deputetëve për ta përmbyllur çështjen e konstituimit të Kuvendit. Deputetët nuk do të mund të mblidhen më dhe as të marrin ndonjë vendim deri më datën 08 gusht 2025, kur Gjykata Kushtetuese caktoi masën e përkohshme deri në një vendim përfundimtar të saj.
27 Korrik, 16:27 -
-
Ngërçi politik në Kosovë, dështon edhe seanca e 45-të për konstituimin e Kuvendit
Fituesja e zgjedhjeve të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka të drejtë ekskluzive që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Subjekti, që udhëhiqet nga Albin Kurti, insiston se Albulena Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr Kuvendin.
11 Korrik, 07:58
