Ja pse KLP-ja përjashtoi kandidatin për kryeprokuror (DOKUMENTI)

Ja pse KLP-ja përjashtoi kandidatin për kryeprokuror (DOKUMENTI)

Lulzim Alushaj

Një padi në gjykatë e avokatit Lulzim Alushaj kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili e ka përjashtuar nga lista e kandidatëve për kryeprokuror, ka bllokuar garën për zgjedhjen e kreu të organit qendror të akuzës në Shqipëri. Që procesi të zhvillohet duhet të ketë të paktën një vendim të apelit që të konfirmojë vendimin e KLP-së ose t’i japë të drejtë kandidatit Alushaj për të vijuar garën. Po pse Këshilli i Lartë i Prokurorisë e përjashtoi Lulzim Alushajn nga gara për kryeprokuror, duke lënë në garë vetëm Arta Markun (aktualisht kryeprokurore e përkohshme), Fationa Memçaj dhe Olsian Çela? Në vendimin e KLP që ka siguruar Shqiptarja.com thuhet se Lulzim Alushaj nuk plotëson kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.

“Nga rezultat e  verifikimit paraprak rezulton sa më poshtë: 1. Kandidati Lulzim Alushaj nuk plotëson kushtet ligjore për të vijuar garën për plozionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë. Konkretisht nga studimi i dokumentacionit të paraqitur nga aplikanti rezultoi se kandidati nuk plotëson kushtin e pasjes së 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur, të parashikuara në nenin 148/a pika 3 të Kushtetutës, neni 22 të ligjit 97/2016 për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë dhe nenin 4 të rregullores për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Siç rezulton nga kopja e diplomës e depozituar nga kandidati, z. Alushaj është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Bolonga në 15 qershor 2004. Në këto kushte, deri në datën 29 prill (datë kur janë paraqitur shprehjet e interesit nga kandidatët) kishin kaluar më pak se 15 vjet nga disa e diplomimit të kandidati Alushaj”, thuhet në vendimin e KLP.

Gjithashtu, sipas KLP “duke ju referuar precedentit të vendosur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në interpretimin e konceptit ‘përvojë pune’ në procesin e shqyrtimit të kandidaturave për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se, bazuar në legjislacionin e punës në Republikën e Shqipërisë, Këshilli ka konsideruar ‘përvojë pune’ vetëm ato periudha gjatë të cilave kandidati ka pasur një kontratë të rregullt punësimi dhe për të cilat janë paguar rregullisht tatimet dhe /ose sigurimet e detyrueshme shoqërore e shëndetësore. Edhe dokumentacioni i paraqitur nga vetë kandidati bashkë me shprehjen e interesit për kandidim tregon se z. Alushaj arrin të provojë përvojë punësimi vetëm për periudhën shkurt 2005 e në vazhdim”.

Gjykata shtyn vendimin  

Gjykata e Apelit Administrativ ka shtyrë për herë të dytë vendimin për avokatin Lulzim Alushaj, i cili kërkon që të kandidojë për kryeprokuror. Mungesa e njërit prej gjyqtarëve ka bërë që vendimi të shtyhet për në 25 Tetor në orën 08:45 minuta. Ky vendim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke e larguar atë nga gara, u ankimua nga avokati Alushaj. Në 21 Tetor shkak për shtyrjen e seancës u bë mosplotësimi i trupës gjykuese, pasi mungonte një prej anëtarëve të saj, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe sot duke e shtyrë sërish.

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë i KLP

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Studentet denoncojne: 22/10/2019 08:19

    Ky ziteria eshte emeruar pedagog i brendshem Ne fakultetin juridik te universitetitte shkodres pa konkurs. Per me teper nuk shkon asnje dite ne mesim sepse merret me avokati ne Tirane. Kesaj i thone pervoje e spikatur si jurist?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja