Zvarritet gara për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri/ Shtyhet sërish vendimi për Alushajn

Zvarritet gara për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri/ Shtyhet sërish vendimi për Alushajn

Lulzim Alushaj

TIRANE-Gjykata e Apelit Administrativ ka shtyrë për herë të dytë vendimin për avokatin Lulzim Alushaj, që kandidon për Kryeprokuror. Mungesa e njërit prej gjyqtarëve ka bërë që vendimi të shtyhet për në 25 Tetor në orën 08:45 minuta. Lulzim Alushaj u skualifikua nga KLP nga gara për kryeprokuror, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.

Ky vendim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke e larguar atë nga gara, u ankimua nga avokati Alushaj. Në 21 Tetor shkak për shtyrjen e seancës u bë mosplotësimi i trupës gjykuese, pasi mungonte një prej anëtarëve të saj, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe sot duke e shtyrë sërish.

Vendimi për Alushajn po mban peng edhe procesin e KLP për të vijuar hapat e mëtejshme për kandidatët për kryeprokuror. Kandidatë për postin e kryeprokurori janë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj, si dhe kryeprokurorja aktuale Arta Marku.

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur