-
‘Bum’ vjedhjesh makinash luksoze në Tiranë, dyshohet se përdoren nga bandat kriminale! Dy gjenden në Thumanë e Fushë-Krujë
Një bum i madh vjedhjesh makinash luksoze është regjistruar në javët e fundit në Tiranë. Vetëm këtë javë rezultojnë se janë vjedhur disa mjete të shtrenjta të modeleve të fundit. Konkretisht në kryeqytet para 3 ditësh janë vjedhur dy Range Rover, në lagje të ndryshme
7 Mars 2024, 10:32 -
VIDEO/ Vjedhin kasafortën e një biznesi në Sauk, marrin lekët dhe e hedhin në Shkumbin! 3 në pranga, 1 në kërkim
Tre persona kanë rënë në pranga dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, pasi vodhën kasafortën e një biznesi në Sauk. Pasi morën 4000€ dhe 100 000 lekë, kasafortën e kanë hedhur në lumin Shkumbin, në Elbasan.
5 Mars 2024, 08:36 -
-
-
VIDEO/ Tentoi të vidhte paratë e xhiros së dyqanit por nuk hapi dot kasën, ‘skifteri’ në Kuçovë merr një stekë paketash dhe fletoren e borxheve
Një 56-vjeçar, banues në fshatin Drizë në qyteten e Kuçovës, është kapur gjatë natës së djeshme nga shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Kuçovë, në përpjekje për të vjedhur në një dyqan.
24 Shkurt 2024, 16:33 -
I maskuar e i veshur me të kuqe, policia ofron 5 mijë euro për këdo që jep informacion mbi autorin që grabiti Exchange-in në Tiranë
I veshur me një bluzë të kuqe dhe i maskuar, ky është autori që ka grabitur pikën e këmbimit valutor në Tiranë. Policia ka ofruar 5000 euro shpërblim për këdo që jep informacione mbi të.
22 Shkurt 2024, 21:15 -
VIDEO/ Grabitet Exchange-i në Tiranë, Report Tv sjell pamje ekskluzive, autori i maskuar përleshet me klientin, e godet me pistoletë lodër
Një pikë këmbimi valutor është grabitur rreth orës 20:10 në Kombinat. Report Tv sjell pamje ekskluzive kur autori i maskuar përleshet me klientin dhe më pas e godet me pistoletë lodër
22 Shkurt 2024, 20:58 -
Vlorë, vodhi kuletën me shuma të mëdha parash në lagjen ‘Pavarësia 3’, arrestohet 16 vjeçari! Kishte kryer edhe më parë të njëjtin krim
Një 16 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se i ka vjedhur kuletën me shuma të mëdha parash një personi në lagjen “Pavarësia 3”.
21 Shkurt 2024, 15:16 -
Arrestohet 'hija e natës', vidhte lokale e banesa në Kamëz! Ja çfarë filmuan kamerat
Një 32 vjeçar u arrestua pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një lokal në Kamëz. Policia thotë se kjo nuk është hera e parë por është autori i 5 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë muajve të fundit.
17 Shkurt 2024, 12:27 -
Vlorë/ Në kërkim për vjedhje, arrestohet 20-vjeçari! VIDEO nga momenti kur thyen derën e lokalit
Një 20-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Ndaj 20-vjeçarit ishte caktuar masa arrest me burg pasi në muajin nëntor të vitit 2023, i ka vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi, në fshatin Kotë.
17 Shkurt 2024, 10:28 -
Vidhnin banesat në Durrës, pranga 28-vjeçarit, nën hetim i mituri! Zbardhen 5 rastet e grabitjeve
Një 28-vjeçar ka rënë në pranga në qytetin e Durrësit, ndërsa një i mitur është vënë në hetim në gjendje të lirë. Të dy dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur disa banesa në qytetin e Durrësit.
15 Shkurt 2024, 15:11 -
-
-
-
Tiranë, bënë ‘kërdinë’ me vjedhjen e 18 monopatinave, zbulohen autorët! Pranga 18 vjeçarit, nën hetim 3 adoleshentët (VIDEO)
Janë zbardhur 18 raste të vjedhjes së monopatinave në kryeqytet, duke sjellë arrestimin e 18 vjeçarit A.Gj si dhe vënien nën hetim të 3 adoleshentëve të moshave 16 dhe 17 vjeç.
8 Shkurt 2024, 11:44 -
-
Grabitet 'Exchange'-i pranë Urës së Institutit në Tiranë, hajdutët e maskuar thyejnë murin e marrin rreth 300 mijë lekë
3 persona vodhën 300 mijë lekë në një pikë të këmbimit valutor në Institut në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Të maskuar, ata çanë murin anësor, morën paratë dhe u larguan të qetë. Në momentin e vjedhjes alarmi i biznesit nuk bëri zhurmë, çfarë bëri që vjedhja të konstatohej me vonesë
2 Shkurt 2024, 12:35 -
-
Hajdutët bëjnë ‘kërdinë’ në fshatin Zhulaj të Memaliajt! Banorët thirrje policisë: 12 banesa u vodhën për 2 ditë! Po s'i zbuluat vjedhësit na pajisni me armë
Fshati Zhulaj në Memaliaj ka rënë pre e vjedhjeve masive nëpër banesa. Banorët thanë për Report Tv se hajdutët, që veprojnë në mënyrë të organizuar, kanë marrë shuma të konsiderueshme monetare, bizhuteri, pajisje elektroshtëpiake e makineri bujqësore. Ata ndihen të rrezikuar dhe kërkojnë nga Policia e Qarkut të Gjirokastrës të identifikojë autorët.
31 Janar 2024, 13:43 -
Vidhen 83 shishe verë me vlerë 1.5 milionë euro në restorantin më të shtrenjtë të Parisit
Një vjedhje me vlerë 1.5 milionë euro është regjistruar në një restorant francez. Mësohet se vjedhja ka ndodhur në një restorant të njohur francez, Tour d’Argent ku janë vjedhur 83 shishe verë
29 Janar 2024, 10:45
