-
Denoncon deputetja e PL-së: 90% e shkollave në rang vendi janë pas sistem ngrohje! Në parlament të miratohet sa më parë buxhet shtesë
Temperaturat e ulëta dhe nën zëro, kanë nxjerrë na pah mungesën e ngrohjeve në disa shkolla të vendit. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale, ka ngritur shqetësimin për këtë çështje, duke nënvizuar se nxënësit po bëjnë mësim me xhupa dhe dorashka
9 Shkurt 2023, 15:55 -
Pagesa për transportin e mësuesve, Kushi në Report Tv: Po ndërhyjmë në VKM, do përfitojnë edhe ata që punojnë jashtë bashkisë! Në fuqi së shpejti
Qeveria po ndërhyn në një VKM me qëllim që të mundësojë pagesën e transportit për mësuesit që punojnë jashtë bashkisë ku jetojnë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e ftuar në Report Tv tha se aktualisht pagesë për transport marrin vetëm ata mësues të cilët banojnë 5 deri në 50 km nga shkolla ku punon, por duhet të jetë brenda bashkisë.
9 Shkurt 2023, 14:36 -
Shkurti i acartë, 100 shkolla në Shqipëri pa ngrohje! Në Tepelenë, klasa me rezistenca, nxënësit me xhupa! Ministrja e Arsimit: Përgjegjësi e bashkive
Në mbarë vendin janë 100 shkolla pa ngrohje, bën të ditur Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, duke ngarkuar me përgjegjësi bashkitë. Kushi sqaron se 28 shkolla nuk kanë fare sistem ngrohje, në 51 shkolla nuk funksionin si duhet rrjeti elektrik dhe 21 të tjera mungon lënda djegëse për kaldajat.
8 Shkurt 2023, 11:17 -
Shqipëria ende pa kredi studentore, studentët mosbesues: Do të ishte efikase, le të trajtohemi si të rritur
Pavarësisht se Ministria e Arsimit ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë aplikimi i kredisë studentore siç e parashikon ligji i arsimit të lartë, ende nuk janë bërë publike detaje të reja për mënyrën sesi do të procedohet. Ndërkohë studentët shprehen mosbesues ndaj kësaj nisme, që e shohin si mundësi për të përballuar shpenzimet gjatë viteve të studimit.
2 Shkurt 2023, 17:22 -
Mësuesit e Roskovecit 5 muaj pa marrë pagesën e transportit! Sindikata e Arsimit: Nisim grevën nëse ministrja s’na jep përgjigje! Pezullojmë mësimin
Që prej shtatorit, dhjetëra mësues të zonës së Roskovecit nuk marrin lekët e transportit. Përfaqësues së sindikatës së mësuesve deklaruan sot se do të nisin grevën duke e përshkallëzuar deri në pezullim të plotë të mësimit nëse nuk marrin përgjigje nga Ministria e Arsimit. Kjo e fundit e kontaktuar nga Report Tv tha se kemi kërkuar nga Drejtoria Arsimore të shihet problematika reale dhe të gjendet zgjidhja sa më parë.
30 Janar 2023, 13:44 -
-
Shumica e studentëve 4 muaj pa marrë paratë e bursave: Shteti nuk na vlerëson, truri do edhe ushqim! Rektorati: Fondet janë alokuar, në janar nis shpërndarja
Paratë e bursave studentore janë vonuar afro 4 muaj, por me interesimin e Report Tv, kjo gjë ka ndodhur për shkak të burokracive, dhe shpërndarja e parave do të nis brenda Janarit dhe Shkurtit
25 Janar 2023, 12:47 -
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në të gjitha shkollat e vendit, kemi si qëllim ruajtjen e saj
Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Përballë sfidës së madhe dhe alarmit të dhënë nga gjuhëtarët se gjuha shqipe është në rrezik, Ministria e Arsimit ka marrë një nismë që ka si qëllim ruajtjen saj dhe kalimin e gjuhës shqipe brez pas brezi.
24 Janar 2023, 09:41 -
Muzhaqi: Bursa deri në 300.000 lekë për të rinjtë që duan të mësojnë programimin! Aplikimet të hapura në e-albania
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se mbështetja për të rinjtë do të variojë nga 150 mijë lekë deri në 300 mijë lekë, ndërsa shtoi se do të ketë subvencionim me 20
23 Janar 2023, 18:01 -
Kushi: Të rinjtë të pajisen me aftësi që janë emergjente për zhvillimet e kohës! Muzhaqi: 300 mijë lekë subvencion për të rinjtë që ndjekin kurse programimi
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë aktivitetit ku u lançua programi i kodimit për të rinjtë, u shpreh se zhvillimet e vrullshme të kohës ofrojnë shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë, të cilët janë të talentuar dhe ecin me ritme shumë të shpejta.
23 Janar 2023, 17:14 -
Mbyllja e 56 shkollave për shkak të motit të keq, PD e Berishës thirrje Ministres së Arsimit: Pse nuk funksionon platforma SMIT ka kushtuar 8 mln euro
Lili Sula, drejtuese e departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha ka reaguar në lidhje me mbyllen e 56 shkollave për shkak të motit të paqendrueshëm në disa të vende. Sula ka ngritur shqetësimin se nxënësit ngelin pa mësim për shkak se platforma SMIT, nuk funksionon
21 Janar 2023, 15:37 -
Shmangën ‘e-Albania’ e futën në klasë të parë fëmijët nën 6 vjeç, Ministria: Drejtorët do penalizohen! Asnjë nxënës s'përjashtohet, AKSHI do t’i regjistrojë manualisht
Drejtuesit kanë pranuar në klasë të parë fëmijë 5-vjeçarë që mbushin moshën 6-vjeçare brenda muajit dhjetor. Në fakt, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e prindërve që fëmijët e tyre të regjistrohen në shkollë ende pa mbushur 6 vjeç duke qenë se i kanë fituar njohuritë bazë përmes parashkollorit
20 Janar 2023, 17:33 -
Himni i flamurit çdo të hënë, nxënësit: Të këndohet çdo ditë! Mësuesit: Rrënjos dashurinë për vendin
Këtë të hënë, në shkolla rikthehet tradita e këndimit të himnit kombëtar. Nxënësit janë entuziastë, madje kërkojnë që kjo praktikë të jetë e përditshme. Por ndryshe ndodh me të rriturit, shumë prej të cilëve e kanë harruar.
19 Janar 2023, 17:15 -
Trajneri i boksit Sead Bushati zgjidhet si 'përfaqësuesi më i pëlqyer’ i studentëve në Universitetin e Sportit: Kam raport pa barriera
Trajneri i boksit Sead Bushati është përzgjedhur nga studentët e Universitetit të Sporteve në Tiranë si pedagogu më i pëlqyer për përfaqësimin e tyre. Në një intervistë për Report Tv Bushati tregon për këtë raport të veçantë e miqësor dhe dëshira e tij është që Ministria e Arsimit të repektojë vullnetin e studentëve.
15 Janar 2023, 17:49 -
'Programi i Futbollit për Shkollat', FSHF e Ministria e Sportit do të firmosin marrëveshje bashkëpunimi për projektin e FIFA-s
Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit e Sportit do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit “Programi i Futbollit për Shkollat” që do të realizohet me mbështetjen e FIFA-s.
14 Janar 2023, 14:27 -
S’i pëlqen nota? Maturanti mund të kërkojë rivlerësim! Rregullorja e re për provimet e Maturës Shtetërore
Cilido gjimnazistë që nuk është i kënaqur me vlerësimin gjatë provimeve të maturës shtetërore, mund të kërkojë që testi të rivlerësohet. Në rregulloren e re, sqarohet se ankesa dorëzohet në momentin që dalin përgjigjet e të gjitha lëndëve, dhe nga 3 korriku Qendra e Shërbimeve Arsimore ka 4 ditë kohë për të bërë rivlerësimin e testit, duke nxjerrë një notë më të lartë, të njëjtën, apo edhe një vlerësim më të ulët
13 Janar 2023, 13:32 -
U përjashtuan nga ‘pakoja e madhe’, studentët të zhgënjyer: Qeveria na la sërish në harresë, asnjë mbështetje
Këtë të hënë studentët i janë rikthyer auditoreve për herë të parë për vitin 2023. Por ky vit për ta ka nisur me zhgënjimin për shkak të mospërfshirjes në kategoritë përfituese nga ‘Pakoja e madhe’, fondi që akordoi qeveria për gati 1mln shqiptarë për të zbutur efektet inflacionit
9 Janar 2023, 20:07 -
Rinis mësimi, nxënësit mall për njëri-tjetrin: Morëm plot dhurata, lexuam edhe libra
Pas pushimeve të festave të fundvitit nxënësit e të gjithë shkollave në vend i janë rikthyer mësimit. Për Report Tv ata tregojnë se si i kaluan ditët e pushimit, duke u dhënë hapësirë edhe librave jashtëshkollorë
5 Janar 2023, 16:13 -
Shkolla rifillon më 5 janar pas pushimeve të dimrit, studentët kthehen në auditorë në 9 janar! Në arsimin 9-vjeçar këtë vit rikthehen pushimet e pranverës
Për shkak të festave të fundvitit, në të gjitha shkollat dhe universitetet e vendit kanë nisur pushimet dimërore që zgjasin gati dy javë. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në mbarë vendin do të rikthehen në shkollë më 5 Janar 2023.
26 Dhjetor 2022, 13:22 -
Matura Shtetërore 2023/ Publikohen datat e provimeve, më 1 qershor i pari, i fundit më 19 qershor
Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2023. I pari do të jetë më 1 qershor, i dyti më 7 qershor, i treti më 13 qershor dhe i fundit më 19 qershor.
23 Dhjetor 2022, 20:48
